Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore

64x64 kosovo logo 150x150 1
Zyra e Kryeministrit
Publikuar më
15/07/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Zyrtare të Republikës së Kosovës me datë 13 qershor 2008, si dhe nenit 8 dhe 9 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës me datë 20 prill 2012, si dhe  duke u bazuar në nenin 5 të Rregullave mbi Identifikimin e Kandidatëve për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike dhe Metodologjinë  e Vlerësimit, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit shpall:

KONKURS
Për Drejtorë të  Bordeve të  Ndërmarrjeve  Publike Qendrore:

  1. Telekomi i Kosovës, SH.A (TK);
  2. Posta e Kosovës, SH.A (PK);
  3. Korporata Elektroenergjitë e Kosovës SH.A (KEK);
  4. NPH Ibër Lepenc, Sh.A;
  5. Hekurudhat e Kosovës - InfraKos. Sh.A. Fushë Kosovë;
  6. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, Sh.A. Prizren;
  7. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, Sh.A. Prishtinë;
  8. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi, Sh.A. Gjakovë;
  9. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica, Sh.A. Mitrovicë;
  10. Kompania Rajonale e Ujësjellësit - Hidromorava-Sh.A- Gjilan.

KUALIFIKIMI DHE PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE

Një kandidat për t’u zgjedhur drejtor i Bordit në Ndërmarrje Publike Qendrore duhet të ketë kualifikime dhe përvojë pune sipas nenit 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, dhe Neni 9 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si vijon:

  • Të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në nivel të lartë të menaxhimit në fushat e poshtëshënuara:
    • në administrim të biznesit;
    • financa të korporatave;
    • financa publike ;
    • menaxhim thesari;
    • banka;
    • biznes konsultimesh;
    • industri ose
    • të ketë qenë së paku për 5 vjet kontabilist i certifikuar, jurist i kualifikuar, ose anëtar i kualifikuar i ndonjë profesioni tjetër që ndërlidhet me veprimtarinë afariste të Ndërmarrjeve Publike Qendrore.

KUSHTET

Një person nuk ka të drejtë të shërbejë si drejtor në Bordin e Ndërmarrjes Publike Qendrore, nëse:

  • Ka qenë i dënuar dhe është nën hetime nga një gjykatë kompetente;
  • Ka shkelur kodin etik apo standardet e sjelljes profesionale, përveç nëse një dënim i tillë është ndryshuar nga një gjykatë ose organ tjetër i ankesave;
  • Nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim;
  • Ka qenë në post menaxhues të ndonjë kompanie që ka falimentuar gjatë dhjetë (10) vjetëve të fundit.
  • Nuk punon në ndonjë institucion ku bëhen politikat zhvillimore për Ndërmarrjet Publike ku kandidati aplikon.

Kandidati nuk mund të zgjidhet drejtor në Bordin e Ndërmarrjes Publike Qendrore, nëse:

  • Aktualisht është zyrtar, menaxher i Ndërmarrjes Publike përkatëse, (në kuptim të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrje Publike), ose cilësdo nga filialet e saj;
  • Ka shërbyer si zyrtar ose menaxher i Ndërmarrjes Publike përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj brenda pesë (5) vjetëve të kaluara;
  • Aktualisht ka, ose gjatë tre vjetëve të kaluara ka pasur, çfarëdo marrëdhënie materiale afariste (përveç si konsumator individual i shërbimeve të Ndërmarrjeve Publike) me Ndërmarrjen Publike përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë;
  • Aktualisht është i punësuar në NP-në në fjalë, ose ka qenë i punësuar aty në tri vitet e fundit;
  • Është aksionar, drejtor ose zyrtar në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili ka marrëdhënie materiale afariste me Ndërmarrjen Publike përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj;
  • Pranon, ose ka pranuar brenda tre (3) vjetëve të kaluara, kompensim shtesë nga Ndërmarrja Publike përkatëse ose cilado nga filialet e saj (përveç honorarit të Drejtorit ose kompensimit stimulues të përcaktuar në nenin 20.1 të Ligjit për Ndërmarrje Publike), ose është anëtar në skemën pensionale të Ndërmarrjes Publike përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj;
  • Përfaqëson një aksionar i cili posedon mbi dhjetë për qind (10%) të aksioneve votuese në Ndërmarrjen Publike përkatëse;
  • Ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike përkatëse më shumë se nëntë (9) vjet nga data e zgjedhjes së parë të tij/saj; në kuptim të nenit 17 pika 2  paragrafi h  të Ligjit për Ndërmarrje Publike),
  • Është i afërm i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e “Interesit Financiar” në nenin 2 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike) i cilitdo person që i takon cilësdo nga kategoritë e sipërpërmendura.
  • Është zyrtar, drejtor ose aksionar, ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare që konkurron me Ndërmarrjen, ose është menaxher i lartë, zyrtar, drejtor ose aksionar (i cili posedon më shumë se dy për qind (2%) të drejtave të votimit), ose ka një interes të konsiderueshëm financiar në cilëndo nga shoqëritë tregtare që konkurrojnë me Ndërmarrjen;
  • Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike;
  • Ka çfarëdo konflikti të interesave që për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë rutinore, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t’i përmbushë detyrat e tij financiare ndaj Aksionarëve dhe Ndërmarrjeve Publike.

AFTESITE PERSONALE TE KËRKUARA

  • Udhëheqje
  • Pune ekipore
  • Përdorimi i internetit
  • Të menduarit strategjik
  • I/e orientuar ndaj rezultateve
  • Vendim-marrja
  • Aftësi ndikuese
  • Koherencë të qartë, komunikim konciz
  • Integritet
  • Vetëdije
  • Të menduarit kreativ

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët për drejtorë në Bordin e Ndërmarrjes Publike duhet të dorëzojnë këto dokumente (Dështimi për ta bërë këtë do të rezultojë në refuzimin e aplikacionit):

  • CV-në e cila ofron shembuj të arritjeve në punë
  • Letër motivimin

Një listë te plotë të plotësuar dhe nënshkruar duke deklaruar cilat prej kritereve themelore dhe të dëshirueshme aplikanti i plotëson. Kjo listë mund të shkarkohet duke përdorur linkun  e mëposhtëm http://kryeministri-ks.net/dokumente/

  • Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit)
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional pasqyrat e trustit pensional , përvojës së punës)
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime
  • Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Aplikuesi duhet të plotësoj personalisht deklaratën nën betim me rastin e aplikimit, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të përshtatshmërisë profesionale. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm.

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. 100 a.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet. Origjinalet mund të kërkohen gjatë intervistës.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038/ 200 14 400.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Kompensimi i drejtorëve të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore do të bëhet në bazë të nenit 20 të Ligjit për Ndërmarrje Publike dhe nenit 12 Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.

Afati i konkursit është i hapur 30 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor (nga data  15 korrik  2020  deri me  14 gusht  2020).

Ky proces rekrutimi mund të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat, rezultatet dhe kualifikimet e kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë proces të përzgjedhjes si të kualifikuar do të publikohen në uebfaqen e projektit. Me rastin e aplikimit për këtë pozitë, do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikimin në fjalë.  Gjithashtu do të konsiderohet që pëlqimi është dhënë edhe për partnerët zbatues që të kenë qasje nga distanca dhe në mënyrë të përkohshme dhe të sigurt të ruajnë informatat rreth vlerësimit të aplikacioneve dhe performancës së tyre.  Informatat e tilla do të fshihen në mënyrë permanente pasi të përfundojë vlerësimi.

Shpallja e plote e punes.

Listime të ngjashme

10/08/2020
07/08/2020