Drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në shkolla (6)

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna e Skenderajt
Publikuar më
26/06/2021
Qyteti
Skenderaj
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 20 pika 1, të Ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L–032, i datës 29/08/2011,neni 5, pika d e Ligjit për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L-068, të datës 21/05/2008 dhe Udhëzimit Administrativ i MASHT-it për detyrat, përgjegjësitë, procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar, nr. 151/2020, të datës 22/12/2020, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Skenderajt, shpall:

KONKURS

Për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta dhe profesionale

Nr. | Emri i shkollës | Vendi | Pozita
1 | SHFMU IP "Nëna Zahide "Skenderaj | Skenderaj |  Drejtor
2 | SHFMU "Halit Geci" Llaushë | Llaushë | Drejtor
3 | SHFMU "Migjeni" Kllodernicë | Kllodernicë | Drejtor
4 | SHFMU "Ahmet Delia" | Skenderaj | Drejtor
5 | SHFMU "Abedin Rexha" | Turiqec | Drejtor
6 | Gjimnazi "Hamëz Jashari" | Skenderaj | zv. drejtor

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs: 

  1. Kandidatët e interesuar për të konkurruar për vendet e punës drejtorë dhe zëvendësdrejtorë, duhet t’i plotësojnë këto kushte:
    • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
    • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit për arsim profesional në fuqi:
      • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimi 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
      • Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, 5 vite të shkollimit universitar);
      • Fakulteti katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, 4 vite të shkollimit universitar);
      • Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, 4 vite të shkollimit universitar).
  1. Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve, ose të jenë në procedurë të licencimit (për këtë të ofrojnë dëshmi nga
  2. Të kenë të përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të aprovuar nga MASHT, sipas rekomandimeve nga KSHLM;
  3. Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master në udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të
  4. Të kenë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës:
  5. Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë:
  6. Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në niveleve tjera:
  7. Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor

Të posedojnë këto dokumente:

  • Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (secili konkurrues dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës Bachelor/Master).
    • Në arsimin parafillor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë (gjimnaze) duhet të jetë profili arsimor në bazë të normativit profesional për arsimin e përgjithshëm;
    • Për shkollat profesionale, kandidati/ja duhet të jetë i profilit përkatës për institucionin edukativo-arsimo ku konkurron, në bazë të normativit për arsimin
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  • Dëshminë se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
  • Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
  • Kandidati/ja për drejtor dhe zëvendësdrejtor nuk mund të jetë në funksion udhëheqës politik gjatë tri viteve para aplikimit;
  • Certifikatën e lindjes;
  • Kopjen e dokumentit të identitetit (ID)

Portfolio profesionale duhet të përmbajë: 

  1. Biografinë e shkurtër të
  2. Konceptin e Planit Zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor, bazuar në pesë fushat e cilësisë së performancës së shkollës ( 5-10 faqe). Koncepti duhet të ketë 5–10 faqe tekst (minimum një faqe për një fushë të cilësisë) me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12, arial). Koncepti i PZH dorëzohet si pjesë e portofolios po ashtu është pjesë përbërëse e intervistës që realizohet nga komisioni përzgjedhës. (Për të marrë një kopje të Planit Zhvillimor aktual në institucionet e lartëcekura edukativo-arsimore, kandidati duhet t’i drejtohet drejtorit të shkollës ose personit të autorizuar nga KDSH i atij institucioni).
  3. Certifikatat që dëshmojnë përfundimin e programeve të zhvillimit profesional në fushën e administrimit, menaxhimit dhe udhëheqjes, si dhe dëshmi tjera që elaborojnë përfundimin dhe realizimin e pjesëve të programit dhe demonstrojnë shkathtësitë e fituara.
  4. Certifikatat që dëshmojnë përfundimin e suksesshëm të programeve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve si dëshmi tjera rreth realizimit të atyre
  5. Letër motivuese për pozitën që
  6. Dëshmi për aktivitetet tjera në proceset e zhvillimit të arsimit (zhvillimi i kurrikulave, udhëheqja e programeve të zhvillimit profesional, pjesëmarrja dhe kontributi në konferenca, etj).
  7. Dëshmi nga përvoja paraprake në menaxhim (shembuj të projekteve, shembuj të shkrimeve nga fusha e menaxhimit, shembuj të planeve për zhvillimin e institucionit edukativo-arsimor që janë zhvilluar dhe/apo implementuar me udhëheqjen apo kontributin tuaj konkret).
  8. Dëshmi nga përvoja paraprake në mësimdhënie (shembuj të planeve të mësimit, shembuj të projekteve, kopje të punimeve, mirënjohje, etj).
  9. Letër-referencë me përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake nga një institucion publik-kredibil, drejtpërdrejtë e lidhur me punën e kandidatit dhe për konkursin përkatës (si Ministria e Arsimit dhe Shkencës, DKA, këshilli drejtues i institucionit edukativo- arsimor, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë dhe individë me të cilët ka punuar ngushtë në programe dhe projekte të ndryshme për arsim).

Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit

  1. Drejtori/esha i/e IEAAP, ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë:
    • Përgatitjen e Planit Vjetor, Planit Zhvillimor të Institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës;
    • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e informatave në arsim(SMIA) dhe respektimin e kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuara për përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollor;
    • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin, disiplinën në institucionin edukativo-arsimor dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit;
    • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të Kurrikulës;
    • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë të institucionit edukativo-arsimor si dhe mekanizmave tjerë të institucionit që kanë rol në vlerësimin e performancës së institucionit dhe menaxhimin e cilësisë së punës së institucionit;
    • Bashkëpunimin me Këshillin Drejtues të institucionit edukativo-arsimor (KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo-arsimor;
    • Raporton së paku dy herë në vit para KDSH-së;
    • Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucionin edukativo- arsimor, duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi;
    • Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave siç parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH);
    • Çështjet e tjera që rregullohen përmes Ligjit për arsimin parauniversitar, akteve nënligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për

Kohëzgjatja:

Periudha kohore e kontratës zgjat 4 (katër) vjet.

Data e njoftimit në web-faqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 27.05.2021 deri më dt.26.06.2021, ndërsa koha e aplikimit është nga dt. 27.06.2021 deri më dt. 11.07.2021.

Përveç web-faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqen zyrtare të Komunës https://kk.rks-gov.net/skenderaj/category/konkursey-njoftimet/konkurset/ po ashtu edhe në tabelën e shpalljeve të objektit të komunës.

Aplikacioni merret dhe dorëzohet në sportelin nr. 13, kati përdhesë, në ndërtesën e Komunës, po ashtu online në web-faqe.

Kujdes: Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet- dokumentet e pakompletuara nuk shqyrtohen dhe refuzohen.

Për të gjitha vendet e punës mbahen intervista me gojë dhe orari i intervistimit shpallet në tabelën e shpalljeve në hyrje të objektit të komunës dhe në webfaqe https://kk.rks- gov.net/skenderaj/category/konkursey-njoftimet/njoftimet/.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të vazhdojnë procedurat vijuese.

Listime të ngjashme