Drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në shkolla (18)

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna e Skenderajt
Publikuar më
27/02/2021
Qyteti
Skenderaj
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar ne neni 67,68 te Ligjitnr.06/L-114 për Zyrtar Publikë si dhe në nenin 20 pika 1, të Ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L–032, i datës 29/08/2011,neni 5, pika d e Ligjit për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L- 068, të datës 21/05/2008 dhe Udhëzimit Administrativ i MASHT-it për detyrat, përgjegjësitë, procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar, nr. 151/2020, të datës 22/12/2020, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Skenderajt, shpall:

KONKURS

Për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta dhe profesionale

Nr. | Emri i shkollës | Vendi | Pozita

1 | SHFMU "Pavarësia" Krasaliq | Krasaliq | Drejtor
2 | SHFMU "Shaban Jashari" Skenderaj | Skenderaj | Drejtor
3 | SHFMU "Elena Gjika" | Makërmal | Drejtor
4 | SHFMU IP "Nëna Zahide "Skenderaj | Skenderaj | Drejtor
5 | SHFMU "Fehmi Rama" Skenderaj | Likoc | Drejtor
6 | SHFMU "Halit Geci" Llaushë | Llaushë | Drejtor
7 | SHFMU "Migjeni" Kllodernicë | Kllodernicë | Drejtor
8 | SHFMU "Ahmet Delia" | Skenderaj | Drejtor
9 | SHFMU "Ismet Uka" | Ticë | Drejtor
10 | SHFMU "Kuvendi i Drenicës" | Abri e Poshtme | Drejtor
11 | SHFMU "Abedin Rexha" | Turiqec | Drejtor
12 | SHFMU "Idriz Barani" | Kline e Epërme | Drejtor
13 | SHFMU "Drenica" | Polac | Drejtor
14 | SHMLP "Anton Çetta" | Skenderaj | Drejtor
15 | SHFMU "Ahmet Delija"  | Skenderaj | zv. drejtor
16 | SHFMU "Shaban Jashari" | Skenderaj | zv. drejtor
17 | SHMLP "Anton Çetta" | Skenderaj | zv. drejtor
18 | Gjimnazi "Hamëz Jashari" | Skenderaj | zv. drejtor 

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs:

Kandidatët e interesuar për të konkurruar për vendet e punës drejtorë dhe zëvendësdrejtorë, duhet t’i plotësojnë këto kushte:

    • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
    • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit për arsim profesional në fuqi:
      • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimi 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
      • Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, 5 vite të shkollimit universitar);
      • Fakulteti katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, 4 vite të shkollimit universitar);
      • Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, 4 vite të shkollimit universitar).
  • Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve, ose të jenë në procedurë të licencimit (për këtë të ofrojnë dëshmi nga
  • Të kenë të përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të aprovuar nga MASHT, sipas rekomandimeve nga KSHLM;
  • Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master në udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të
  • Të kenë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës:
  • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë:
  • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në niveleve tjera:
  • Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor

Të posedojnë këto dokumente:

  • Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (secili konkurrues dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës Bachelor/Master).
    • Në arsimin parafillor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë (gjimnaze) duhet të jetë profili arsimor në bazë të normativit profesional për arsimin e përgjithshëm;
    • Për shkollat profesionale, kandidati/ja duhet të jetë i profilit përkatës për institucionin edukativo-arsimo ku konkurron, në bazë të normativit për arsimin
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  • Dëshminë se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
  • Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
  • Kandidati/ja për drejtor dhe zëvendësdrejtor nuk mund të jetë në funksion udhëheqës politik gjatë tri viteve para aplikimit;
  • Certifikatën e lindjes;
  • Kopjen e dokumentit të identitetit (ID)

Portfolio profesionale duhet të përmbajë:

  1. Biografinë e shkurtër ttë kandidatit.
  2. Konceptin e Planit Zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor, bazuar në pesë fushat e cilësisë së performancës së shkollës ( 5-10 faqe). Koncepti duhet të ketë 5–10 faqe tekst (minimum një faqe për një fushë të cilësisë) me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12, arial). Koncepti i PZH dorëzohet si pjesë e portofolios po ashtu është pjesë përbërëse e intervistës që realizohet nga komisioni përzgjedhës. (Për të marrë një kopje të Planit Zhvillimor aktual në institucionet e lartëcekura edukativo-arsimore, kandidati duhet t’i drejtohet drejtorit të shkollës ose personit të autorizuar nga KDSH i atij institucioni).
  3. Certifikatat që dëshmojnë përfundimin e programeve të zhvillimit profesional në fushën e administrimit, menaxhimit dhe udhëheqjes, si dhe dëshmi tjera që elaborojnë përfundimin dhe realizimin e pjesëve të programit dhe demonstrojnë shkathtësitë e
  4. Certifikatat që dëshmojnë përfundimin e suksesshëm të programeve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve si dëshmi tjera rreth realizimit të atyre
  5. Letër motivuese për pozitën që
  6. Dëshmi për aktivitetet tjera në proceset e zhvillimit të arsimit (zhvillimi i kurrikulave, udhëheqja e programeve të zhvillimit profesional, pjesëmarrja dhe kontributi në konferenca, etj).
  7. Dëshmi nga përvoja paraprake në menaxhim (shembuj të projekteve, shembuj të shkrimeve nga fusha e menaxhimit, shembuj të planeve për zhvillimin e institucionit edukativo-arsimor që janë zhvilluar dhe/apo implementuar me udhëheqjen apo kontributin tuaj konkret).
  8. Dëshmi nga përvoja paraprake në mësimdhënie (shembuj të planeve të mësimit, shembuj të projekteve, kopje të punimeve, mirënjohje, etj).
  9. Letër-referencë me përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake nga një institucion publik-kredibil, drejtpërdrejtë e lidhur me punën e kandidatit dhe për konkursin përkatës (si Ministria e Arsimit dhe Shkencës, DKA, këshilli drejtues i institucionit edukativo- arsimor, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë dhe individë me të cilët ka punuar ngushtë në programe dhe projekte të ndryshme për arsim). 

Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit 

Drejtori/esha i/e IEAAP, ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë:

    • Përgatitjen e Planit Vjetor, Planit Zhvillimor të Institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës;
    • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e informatave në arsim(SMIA) dhe respektimin e kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuara për përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollor;
    • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin, disiplinën në institucionin edukativo-arsimor dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit;
    • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të Kurrikulës;
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë të institucionit edukativo-arsimor si dhe mekanizmave tjerë të institucionit që kanë rol në vlerësimin e performancës së institucionit dhe menaxhimin e cilësisë së punës së institucionit;
  • Bashkëpunimin me Këshillin Drejtues të institucionit edukativo-arsimor (KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo-arsimor;
  • Raporton së paku dy herë në vit para KDSH-së;
  • Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucionin edukativo- arsimor, duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave siç parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH);
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes Ligjit për arsimin parauniversitar, akteve nënligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për

Kohëzgjatja:

Periudha kohore e kontratës zgjat 4 (katër) vjet.

Data e njoftimit në web-faqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 26.01.2021 deri më dt.26.02.202, ndërsa koha e aplikimit është nga dt. 27.02.2021 deri më dt. 13.03.2021.

Përveç web-faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqen zyrtare të Komunës https://kk.rks-gov.net/skenderaj/category/konkursey-njoftimet/konkurset/ po ashtu edhe në tabelën e shpalljeve të objektit të komunës.

Aplikacioni merret dhe dorëzohet në sportelin nr. 13, kati përdhesë, në ndërtesën e Komunës, po ashtu online në web-faqe.

Kujdes: Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet- dokumentet e pakompletuara nuk shqyrtohen dhe refuzohen.

Për të gjitha vendet e punës mbahen intervista me gojë dhe orari i intervistimit shpallet në tabelën e shpalljeve në hyrje të objektit të komunës dhe në webfaqe https://kk.rks- gov.net/skenderaj/category/konkursey-njoftimet/njoftimet/.

Listime të ngjashme

Zyrtarë për biblioteka (3)   Novobërdë e re
18/04/2021
12/04/2021
12/04/2021
Roje Pyelli (3)   Suharekë
06/04/2021