Drejtor shkolle (3), Zevendesdrejtor Shkolle (3)

komuna pejes logo
Komuna e Pejës
Publikuar më
02/07/2020
Qyteti
Pejë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 11, paragrafi 1, nenit 18, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 03/L-149, për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjit nr. 04/l-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit NR. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës dhe në bazë të nenit 3 dhe 4  të Udhëzimit administrativ të MASHT-it nr. 15/2019 për detyrat ,përgjegjësitë , procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së Drejtorit dhe Zv.Drejtorit të institucionit edukativo- arsimor dhe aftësues,Drejtoria e Arsimit- Komuna e Pejës , shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës :

  • Drejtor i Kopshtit të fëmijëve “Pellumbat e Paqës” në Pejë.
  • Drejtor në SHFMU ”Rilindja” në Trestenik.
  • Drejtor në Shkollën e Muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë.

Lloji i vendit të punës: me afat të caktuar.
Orari: I plotë
Numri i Pozitave: 3
Kategoria Funksionale: Nivel drejtues
Koeficienti: 7.8
Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vjet

Qëllimi i vendit të punës: Udhëheqja, menaxhimi dhe mbikëqyrja e institucionit edukativo-arsimor

Titulli i vendit të punës:

  • Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme të ulët “Asdreni” në Pejë
  • Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Prizrenit” në Pejë
  • Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme të ulët “Xhemajl Kada” në Pejë

Lloji i vendit të punës: me afat të caktuar.
Orari: I plotë
Numri i Pozitave: tre (3) pozita
Kategoria Funksionale: Nivel drejtues
Koeficienti: 7.2.
Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vjet.

Qëllimi i vendit të punës: Udhëheqja, menaxhimi dhe mbikëqyrja e institucionit edukativo-arsimor

 DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E DREJTORIT :

  • Drejtori i institucionit edukativo- arsimor ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe adminstrimin e përgjithëshem të institucionit duke përfshirë
  • Përgatitjen e planit vjetor,planit zhvillimor të institucionit edukativo arsimor dhe raportet vjetore te punës
  • Perdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave per menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të nderlidhura të praktikës ,sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit shkollor
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve ,vlerësimin e mësimdhënësve ,disiplinën në institucionin edukativo arsimor dhe çështjet e tjera qe kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe puntorët e tjerë të arsimit;
  • Mbështetjen dhe mbikqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
  • Mbështetjen dhe mbikqyrjen e aktiveve profesionale dhe bashkëpunëtorëve professional të institucionit edukativo-arsimor;
  • Bashkpunon me Këshillin Drejtues të Shkollës,Këshillin e Prindërve ,Këshillin e Arsimtarëve,Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin  e institucionit eduaktivo arsimor.
  • Raporton dy herë në  vit para Këshillit Drejtues të Shkollës;
  • Siguron një ambient të sigurt për nxënësit në institucionin edukativo arsimor ,duke përfshirë ketu edhe masat disiplinore të nxënësve;
  • Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave ,siq parashihet nga Komuna apo MASHT;
  • Koordinimin dhe bashkëpunimin me aktivet profesionale për ndarjen e normave dhe orëve për mësimdhënës/edukatorë;
  • Caktimin e kujdestarëve të klasave dhe kërkon raport prej tyre në paralele;
  • Caktimin e kujdestarëve të ditës dhe kërkon raportin prej tyre;
  • Përdorimin efikas të sistemit të informatave për udhëheqësin e arsimit në nivel komune e më gjerë dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës;
  • Detyrat dhe obligimet që dalin në bazë të plan programeve mësimore aktuale;
  • Respektimin e afateve zyrtare;
  • Respektimin e orarit, të punës të përcaktuar nga punëdhënësi;
  • Mentorimin dhe monitorimin e orëve mësimore;
  • Planifikimin e buxhetit të shkollës dhe menaxhimin sipas kërkesave;
  • Ruajtjen e dokumentacionit financiar dhe dhënien e llogarisë për shpenzimin e mjeteve të shkollës;
  • Thirrjen dhe udhëheqjen e mbledhjeve të Këshillit të arsimtarëve;
  • Pjesëmarrjen në panelin për pranimin e kuadrit në shkollë;
  • Propozimin për dhënien e lëvdatave dhe shpërblimeve për kontribute dhe suksese të shkollës;
  • Nxjerrjen e vendimeve për themelimin e komisioneve të ndryshme në interes të shkollës
  • Kryerjen e detyrave të tjera të ngarkuara nga ana e DKA-së dhe obligimet e përcaktuara me akte të tjera normative.

Kushtet për drejtor:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë të kryer studimet universitare master për udhëheqje ,administrim apo menaxhim në arsim (kualifikim prej 330 ECTS pikë 5 vite të shkollimit universitar),studimet master arsimor (kualifikim prej  330 ECTS-pikë ),apo se paku arsimin universitar të nivelit themelor bachelor(kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar) nga profilet e pranueshme për pozitën e mësimdhënësit;
  • Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit administrativ për licencim të mësimdhënësve
  • Të kenë përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT,sipas rekomandimit të KSHLM;
  • Të kenë së paku 4 vite përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit;

 Dokumentet e domosdoshme:

  • Dokumentet personale (certifikata e lindjes dhe letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat);
  • Certifikatat e trajnimeve të përfunduara;
  • Dëshmi se ka licencë të mësimdhënësit ;
  • Dëshmi të përvojës së punës në arsim;
  • Portfolio profesionale (sipas udhëzimeve në Shtojcën G të UA 15/2019);
  • Letër-referencë nga një institucion publik kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli Drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë). Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake
  • Letër motivuese për vendin e punës për të cilin aplikon;
  • Konceptin e planit zhvillimor të institucionit edukativo arsimor për të cilin ka konkuruar.Koncepti duhet të bazohet në fushat e cilësisë në arsim dhe të ketë 5-10 faqe tekst (një faqe për një fushë me hapsirë prej 1.5 ,fonti i shkronjave 12.arial).Koncepti dorëzohet si pjesë e portofolios ,por është edhe pjesë përbërse kryesore e intervistës;
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja shëndetësore e kandidatit;
  • Dëshminë se kandidati nuk është nën hetim
  • Kandidati/ja për drejtor apo zv. drejtor nuk mund të jetë në funksion udhëheqës politik gjatë 3 viteve para aplikimit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E ZËVENDËSDREJTORIT:

  • Në mungesë të drejtorit, e zëvendëson atë;
  • Konsultohet me drejtorin e shkollës dhe ndihmon atë në administrimin dhe realizimin e të gjitha aktiviteteve në shkollë;
  • Ndihmon të gjithë arsimtarët dhe personelin tjetër në shkollë në bashkërendimin e aktiviteteve profesionale;
  • Ndihmon në përkujdesjen e mirëqenies dhe sigurisë në shkollë;
  • Ndihmon në punën me prindërit dhe rrethin lidhur me profilin dhe aktivitetet e shkollës;
  • Mban orë mësimi kurdoherë që mungojnë arsimtarët;
  • Pranon, kontrollon dhe i sistemon plan programet e mësimdhënësve;
  • Është përgjegjës për përcjelljen e procesit mësimor dhe disiplinën e nxënësve;
  • Është përgjegjës për kontrollimin e dokumentacioneve shkollore të klasave së paku një herë brenda tre muajve;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga drejtori i shkollës.

 Kushtet për zëvendësdrejtor:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë të kryer studimet universitare master për udhëheqje ,administrim apo menaxhim në arsim (kualifikim prej 330 ECTS pikë 5 vite të shkollimit universitar),studimet master arsimor (kualifikim prej  330 ECTS-pikë ),apo se paku arsimin universitar të nivelit themelor bachelor(kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar) nga profilet e pranueshme për pozitën e mësimdhënësit;
  • Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit administrativ për licencim të mësimdhënësve
  • Të kenë përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT,sipas rekomandimit të KSHLM;
  • Të kenë së paku 3 vite përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit;

Dokumentet e domosdoshme:

  • Dokumentet personale (certifikata e lindjes dhe letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat);
  • Certifikatat e trajnimeve të përfunduara;
  • Dëshmi se ka licencë të mësimdhënësit ;
  • Dëshmi të përvojës së punës në arsim;
  • Portfolio profesionale (sipas udhëzimeve në Shtojcën G të UA 15/2019);
  • Letër-referencë nga një institucion publik kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli Drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë). Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
  • Letër motivuese për vendin e punës për të cilin aplikon;
  • Konceptin e planit zhvillimor të institucionit edukativo arsimor për të cilin ka konkuruar.Koncepti duhet të bazohet në fushat e cilësisë në arsim dhe të ketë 5-10 faqe tekst (një faqe për një fushë me hapsirë prej 1.5 ,fonti i shkronjave 12.arial).Koncepti dorëzohet si pjesë e portofolios ,por është edhe pjesë përbërse kryesore e intervistës;
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja shëndetësore e kandidatit;
  • Dëshminë se kandidati nuk është nën hetim
  • Kandidati/ja për  zv. drejtor nuk mund të jetë në funksion udhëheqës politik gjatë 3 viteve para aplikimit.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.

Aplikacionet dorëzohen në Drejtorinë e Arsimit-Komuna e Pejës.

Konkursi i plote.