Drejtor/e i/e Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Kosovës

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
27/12/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar , në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës, Nr. 02/L-57, Ligjin për Teatrot, Nr. 04/L – 106 dhe Statutin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit shpall :

KONKURS

Titulli i punës: Drejtor i Përgjithshëm
Institucioni: Teatri Kombëtar i Kosovës
Kategoria funksionale : Koeficienti: 10
Numri i referencës: 01/2020
I përgjigjet: Këshillit Drejtues të TKK
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e poshtëshënuara:

  1. Bën menaxhimin financiar, administrativ, teknik dhe promovues të Teatrit;
  2. Zbaton vendimet e Këshillit Drejtues të Teatrit;
  3. Propozon organizimin e brendshëm të Teatrit tek Këshilli Drejtues;
  4. Përfaqëson Teatrin brenda dhe jashtë vendit;
  5. Propozon buxhetin vjetor para Këshillit Drejtues;
  6. Kërkon, aplikon dhe negocion për marrjen e donacioneve;
  7. Mbikëqyrë të hyrat dhe shpenzimet buxhetore si dhe të donacioneve;
  8. Negocion dhe nënshkruan kontratat dhe marrëveshjet me artistë të pavarur dhe me palë të tjera.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë 

  1. Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë:
    • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
    • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
    • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
    • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
    • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
    • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese për arritjen e rezultateve në punë;
  2. Shkathtësi të mira hulumtuese për hartimin e raporteve dhe të komunikimit me shkrim dhe me gojë;
  3. Aftësi për të krijuar raporte pune ndër personale të shkëlqyeshme;
  4. Vetiniciativë, i/e gatshëm të merr përgjegjësi dhe të shfrytëzojë iniciativën e tij/saj;
  5. Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vetorganizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
  6. Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe gatishmëri për të punuar me të gjithë që jetojnë në Kosovë
  7. Aftësi për përmbushjen e punëve të vështira, punëve të afatizuara dhe punëve grupore etj.
  8. Diplomë universitare nga fusha e Teatrit ose nga lëmitë tjera të përafërta të kulturës;
  9. Duhet të ketë shtate (7) vite përvojë pune, duke përfshirë kater (4) vite përvojë pune në vende udhëheqëse;
  10. Njohja e gjuhëve zyrtare të Kosovës e domosdoshme;
  11. Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  12. Vërtetimi që nuk është nën hetime.

Procedurat e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është mandat 4 vjecar, me mundësi rizgjedhje.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 26.11.2020 deri me dt.26.12.2020, ndërsa data e aplikimit është nga data 27.12.2020 deri me datën 10.01.2021.

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e MKRS-se.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për informata shtesë kontaktoni në numrin 038211449 dhe 038 211921 (apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org).

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme