Drejtor në SHFMU

lipjan
Komuna e Lipjanit
Publikuar më
06/04/2021
Qyteti
Lipjan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, si dhe nё Udhëzimin Administrativ nr. 15/2019, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit tё institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e Arsimit në Lipjan, shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të punës

Titulli i vendeve të punës:

- Drejtor në SHFMU “Ernest Koliqi” në Babush i M

Institucioni: Komuna e Lipjanit
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria e Arsimit
Lloji i pozitës: Jo karrierës
Numri i pozitave: Pesë (1) pozitë
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori/esha i/e Arsimit
Grada e Koeficientit: 7.8
Orët e punës: 40
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionet edukativo arsimore.

Detyrat Kryesore:

  • Përgatitja e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore te punës;
  • Përdorimi i sistemit të informatave për menaxhimin e dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura mes praktikës, sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit shkollor;
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kulikulës;
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës aktiviteteve profesionale dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo arsimor;
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin e mësimdhënësve, disiplinën në institucionin arsimor dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit;
  • Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të Shkollë , Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo arsimor;
  • Raporton dy herë në vit para KDSH;
  • Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucionin edukativo arsimor, duke përfshirë edhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;
  • Ruajtjen e dokumentacionit dhe të dhënave siç parashihet nga komuna dhe MASHT;
  • Çështjet tjera që rregullohen përmes këtij ligji dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim.

Kushtet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit:
  1. Master për udhëheqje administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimi prej 330 ECTS, me së paku pesë (5) vite të shkollimit universitar);
  2. Master arsimor, kualifikimi 300 ECTS, 5 vite të shkollim universitar;
  3. Fakulteti katër vjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, katër (4) vite të shkollimit universitar);
  4. Bachelor katër vjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, katër (4) vite të shkollimit universitar);
  • Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas UA për licencimin e mësimdhënësve;
  • Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim të aprovuar nga MASHT sipas rekomandimit të KSHL;
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
  1. Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për drejtor në arsimin e mesëm të lartë.
  2. Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për drejtor në SHFMU;
  3. Tre (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor.

Dokumentet e nevojshme:

  • Certifikata e lindjes;
  • Diploma e fakultetit të kryer për nivelin përkatës;
  • Çertifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  • Dëshmi se nuk është nën hetime dhe dëshmia se nuk ka qenë i/e dënuar për krim dhune ose vepra të pa denja që përfshijnë fëmijët;
  • Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
  • Planin zhvillimor të institucionit edukativo - arsimore dhe aftësuese për të cilin ka konkurruar, koncepti duhet të bazohet në fushat e cilësisë së paku 10 faqe tekst (një faqe për një fushë) me hapësirë 5, fonti i shkronjave 12 Arial, sipas udhëzimeve të MAShT-it;
  • Letrat e referencë duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimin paraprak nga institucion publik kredibil (MASHT, DKA, Këshilli i Drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë );
  • Letër motivuese për vendin e punës për të cilin aplikon;
  • Portofolion profesionale;
  • Kopjen e letërnjoftimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit: 30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 03.04.2021 deri 17.04.2021 (15:00)

Kandidatët e interesuar, duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrës për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Lipjanit.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në Kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre të jenë të njohura nga MASHT, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën do të refuzohet gjdo aplikacion të cilat nuk e plotësojnë këtë kusht të konkursit.

Njoftimet  dhe  rezultatet  shpallen  në  ueb  faqen  e  Komunës  https://kk.rks-gov.net/lipjan/  dhe tabelën e shpalljeve të Komunës.

Listime të ngjashme

06/04/2021