Drejtor i Qendres Nderkombëtare për Kërkim Shpetim 

ministria e mbrojtjes 150x150 1
Ministria e Mbrojtjes
Publikuar më
21/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në pajtim me Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik, Ministria  e Mbrojtjes  shpall këtë:

KONKURS 

  • Titulli i vendit të  punës: Drejtor i Qendres Nderkombëtare për Kërkim Shpetim
  • Grada e vendit të punës; A4
  • Nr. referencës së vendit të punës: 0326
  • Vendi; Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes

Detyrat dhe përgjegjësitë 

  • Udhëheq dhe cakton objektivat e QNTKSH  në përputhje me strategjinë dhe objektivat e institucionit dhe dizajnon planet vjetore të punës të detajuara për t’i përmbushur këto objektiva; 
  • Përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollin e cilësisë së të gjitha kurseve të trajnimit, programeve dhe përmbajtjes së kurseve, ky post përfshin gjithashtu përfshirje praktike në proceset e trajnimit. 
  • Drejton dhe  administron me resurset njerëzore, financiare dhe materiale të Qendrës së Trajnimit. 
  • Menaxhon stafin dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave, ofron udhëzime dhe monitoron punën për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore që janë relevante me funksionet e QNTKSH;
  • Drejton aktivitetet e tanishme dhe të ardhshme të Qendrës duke zhvilluar vizionin për të ardhmen dhe duke planifikuar dhe zbatuar veprime për ta arritur këtë.

Proceduarat e konkurrimit;

  • Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.

Shkollimi i kërkuar

  • Diplomë të universitare – (preferohet në siguri, menaxhim, reagim ndaj katastrofave ose fushë të ngjashme)

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen

  • Të ketë përvojë pune mbi 5  vjet ( pozite menaxheriale);
  • Trajnime profesionale përkatëse;
  • Përvojë pune përkatëse në reagimin ndaj katastrofave dhe menaxhimin kritik të incidenteve ( e deshiruar);
  • Aftësi për të hartuar dhe zbatuar kurse dhe programe komplekse trainimi;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe planifikuese;
  • Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur, për të marrë vendime dhe për të udhëhequr;
  • Aftësia për të përpunuar dhe kuptuar sasi të mëdha informacioni, duke i shndërruar në raporte koncize dhe të sakta;
  • Të ketë kompetencë të lartë;  
  • Të jetë i/e motivuar dhe motivues si dhe të ketë etikë të lartë pune;
  • Ai/ajo duhet të jetë në gjendje të punojë vetëm, si dhe në kuadër të ekipit me pjesëtarët tjerë të stafit, gjatë kryerjes së detyrave të dhëna.  
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara; 
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët; 
  • Njohja e gjuhes shqipe apo serbe dhe angleze,
  • Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit,
  • Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese,
  • Kreativ në ide dhe zgjidhje të problemeve,
  • Të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor,  
  • Duhet të veprojë me maturi me njerëz në punë, 
  • Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip. 
  • Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara. 

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin;

  • Procesi i rekrutimit për këtë pozitë është i bazuar në Ligjin e Punës  Nr.03/L-212,  Neni 8 i këtij Ligji, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit  në Sektorin Publik.
  • Kandidatët të cilët  i plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre. 
  • Kandidatët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë. 
  • Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit). 

Kohëzgjatja e emërimit  

  • Emërimi është me afat të pacaktuar.

Data e mbylljes së konkursit

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes. 
  • Afati i aplikimit është nga data 18.09.2020 deri më 02.10.2020. 
  • Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës,  me pullë postare,  në ditën e fundit të shpalljes,  konsiderohen të vlefshme. 

Paraqitja e kërkesave:

  • Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo  me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit,  Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. 
  • Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kërkesa specifike:

  • Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit. 

Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të avancimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së,  apo në ëeb-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni  në:  038 200 13 508.

⇒ Shpallja e plote.

Listime të ngjashme