Drejtor i Qendres Klinike Universitare Stomatologjike

qkuk 1 e1632724536844
SHSKUK
Publikuar më
14/01/2022
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00007979
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 15/12/2021
Afati për aplikim: 14/01/2022 - 21/01/2022

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.0GJL-114 për Zyrtarët Publikë, në mbështetje të nenit
13 paragrafi 5 dhe 18 të Statutit dhe Njoftimit të lëshuar nga Bordi Drejtues me nr. prot.2405
i datës 18.10.2021 si dhe Vendimit nr.prot.2943 datë 13.12.2021, Shërbimit Spitalor dhe
Klinik Universitar e Kosovës shpallë:

KONKURS

Institucioni: Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës

Titulli i vendit të punës: Drejtor i Qendres Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës

Raporton: Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së
Kohëzgjatja e kontratës: tre (3) vjet
Periudha provuese: 3) muaj
Koeficienti i pagës: 12.0
Orari i punës: i plotë (40 ore ne javë)
Nr. i Referencës: SHSKUK-0272021-1241

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Udhëheq me punët operative dhe administrative te Qendres Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës
  • Koordinon aktivitetet e gjithëmbarshme shëndetësore, financiare dhe administrative të QKSUK-së si njësi përbërëse organizative e SHSKUK-së
  • Monitoron përformancën profesionale dha afarizmin financiar të QKSUK-së
  • Mbikëqyr zbatimin e përzgjedhjes së shefave dhe stafit tjetër menaxhues në QKSUK në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi,
  • Siguron transparencën ligjore të punës dhe veprimtarisë në njësi
  • Merr pjesë në takimet me Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së
  • Ushtron veprimtarinë e tij në bazë të Ligjit për Shëndetësi, ligjeve tjera në fuqi, akteve të brendshme të SHSKUK-së
  • Bën vlerësimin e përformancës individuale të stafit menaxherial të njesise
  • Siguron udhëheqje efektive dhe efikase të spitalit, zbaton politikat e Ministrisë së Shëndetësis
  • Ofron alternativa, udhëzime dhe orientime strategjike të zhvillimit të nivelit tretësor të SHSKUK-së
  • Siguron funksionimin e strukturës efikase menaxhuese brenda institucionit dhe në mënyrë të qartë identifikon nivelet e përgjegjësisë dhe obligimet brenda institucionit
  • Siguron zhvillimin e të gjitha procedurave dhe politikave të domosdoshme administrative për menaxhimin efikas dhe efektiv në institucion
  • Siguron sistemin e rishikimit të brendshëm efektiv duke përfshirë ankesat dhe çështjet legale të bazuara në procedura ligjore, si dhe mundëson raportimin zyrtar të rezultateve
  • Siguron implementimin dhe mbikëqyrjen e veprimeve përmirësuese nga raportet e pranuara nga mbikëqyrja e jashtme dhe e brendshme
  • Është nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të drejtorit dhe stafit nën menaxhimin e tij, implementimi i dokumenteve strategjike të miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së, si dhe raportimi lidhur me implementimin e tyre
  • Siguron procesin e revizionit efektiv në institucion dhe revizione periodike në mënyrë të vazhdueshme, ndan rezultatet, zbaton dhe mbikëqyr veprimet përmirësuese
  • Siguron përgatitjen e planit vjetor të punës, diskutimin e tij dhe harmonizimin me Drejtorin e Përgjithshëm dhe përmes tij me Bordin Drejtues të SHKUK-së
  • Siguron zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e planit të punës të institucionit
  • Siguron se institucioni ka përgatitë strategjinë e shërbimit që pasqyron direktivat e strategjisë së përgjithshme shëndetësore të SHSKUK-së
  • Siguron zhvillimin e imazhit pozitiv të brendshëm dhe të jashtëm të institucionit, ndërton raporte të mira me publikun dhe mediet
  • Siguron transparencë të funksionimit të institucionit, përgatit, publikon dhe ndan me palët e interesuara raportet vjetore të punës së institucionit në përputhje me kornizën ligjore në fuqi
  • Krijon kushte optimale për punë për stafin e institucionit dhe zhvillon programe konkrete për zhvillimin dhe avancimin profesional të tyre.
  • Përgatitë për Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së raporte periodike të rregullta pune dhe sipas kërkesës
  • Përgatitë për Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së përcjellëse financiare raporte vjetore me deklaratën

Kriteret dhe Shkollimi i kërkuar:

  • Të ketë arsim të lartë universitar, thirrje akademik ose të kenë titullin e doktorit të shkencave, magjistër i mjekësisë apo specialiste në njërën nga degët e mjekësisë
  • Të ketë titullin e doktorit të shkencave, magjistër i shkencave juridike, Jurist i diplomuar
  • Të ketë titullin e doktorit të shkencave, magjistër i shkencave ekonomike, Ekonomist i diplomuar
  • Përparësi me rastin e përzgjedhjes do të kenë kandidatët me kualifikimet veçanta në lëmin e menaxhmentit shëndetësor.

Aftësitë dhe përvoja:

  • Së paku pesë (5) vite përvojë pune në sistemin shëndetësor, prej tyre tre (3) vite në
    pozita udhëheqëse
  • Shkathtësi në përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike
  • Njohja e mirë e sistemit shëndetësor dhe organizimit të punës në institucionet e kujdesit shëndetësor
  • Njohuri e legjislacionit në përgjithësi dhe të atij në fushën e shëndetësisë ne veçanti
  • Njohuri në fushën e menaxhimit nancave publike
  • Aftësi të mira komunikuese në të folur dhe në të shkruar
  • Aftësi për punë ekipore
  • Njohja e punës me kompjuter (Word, Exel etj)
  • Njohja e gjuhëve është përparësi

Dokumentet që kërkohen:

  • Diplomat e shkollimit të kërkuar (kopje)
  • Dëshmi për përvojën e punës dhe përvojen udhëheqëse (origjinal ose te noterizuar) e të mosjetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje (vertetimin nga gjykata competence-origjinalin)
  • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji
  • Letërnjoftim - kopje

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe plotësojnë kriteret e kërkuara me konkurs si dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar sipas këtij konkursi.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi publikohet në vvebfaqen e SIMBNJ per 30 ditë nga 15.12.2021 deri më 13.01.2022, pastaj dorëzimi i aplikacionevë tetë (8) ditë nga data 14.01.2022 deri më 21.01.2022

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionin mund te shkarkohet online ne SIMBNJ dhe dorëzohet në Sektorin e Burimeve Njerëzore në SHSKUK.

Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Të gjitha dokumentet dhe dëshmitë profesionale t'i bashkëngjiten aplikacionit.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Kandidatët të cilët aplikojnë të ofrojnë dëshmitë sipas konkursit të shpallur, për ndryshe kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të thirren për intervistim.

Listime të ngjashme

17/01/2022
17/01/2022
17/01/2022