Drejtor/e i/e Përgjithshëm i RTK

rtk kosove e1558652317876
Radio Televizioni i Kosovës
Publikuar
08/02/2022
Skadon
21/02/2022
Lokacioni
Prishtinë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

BORDI I RADIOTELEVIZIONIT TE KOSOVËS 

Në bazë të nenit 32, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës dhe  Nenit 19, paragrafi 1, të Statutit të Radiotelevizionit të Kosovës, shpall: 

KONKURS 

Për plotësimin e pozitës: 

  • Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës 

Kohëzgjatja e mandatit:  

3 (tre) vjet, me mundësi të rizgjedhjes në bazë të konkursit 

Drejtori i Përgjithshëm:  

  • Është kryeshefi ekzekutiv, i cili i zbaton politikat dhe udhëzimet e Bordit dhe është përgjegjës për  administrimin e përgjithshëm, organizimin, udhëheqjen dhe përfaqësimin e Radiotelevizionit të  Kosovës;
  • Drejtori i Përgjithshëm duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të mediave apo  fushave të tjera relevante;
  • Drejtori i Përgjithshëm duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës dhe me vendbanim të  përhershëm në Kosovë;
  • Drejtori i Përgjithshëm përzgjidhet dhe emërohet nga Bordi i RTK-së, përmes konkursit publik;
  • Për punën e tij i raporton dhe i përgjigjet Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.  

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  1. Menaxhon veprimtarinë e RTK-së, në pajtim me Ligjin për RTK-në, Statutin e RTK-së dhe  Kodin Etik të RTK-së; 
  2. Zgjedh dhe shkarkon personelin e RTK-së, në përputhje me ligjet që rregullojnë marrëdhëniet e  punës, Ligjin e RTK-së dhe Statutin e RTK-së;  
  3. Merr vendim lidhur me çështjet e organizimit, financave dhe pagave, në bazë të kritereve të  përcaktuara nga Bordi i RTK-së;  
  4. E përfaqëson RTK-në brenda dhe jashtë vendit; 
  5. Bashkërendon punën e njësive administrative të sistemit të RTK-së dhe zgjidh, brenda  kompetencave të tij, mosmarrëveshjet midis tyre; 
  6. Përgatit dhe i paraqet Bordit propozimin e planit programor dhe afarist vjetor, i cili është në  përputhshmëri me ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe mandatin e RTK-së, siç është  përcaktuar me Ligjin për RTK-në; 
  7. Ndërmerr masat korrigjuese, pas konstatimit nga ana e tij, se ka pasur shkelje të standardeve,  rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme;  
  8. Kryen punë të tjera të përcaktuara me Statutin e RTK-së.  

Kriteret që duhen plotësuar: 

  1. Kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës (media ose fusha të tjera relevante); 
  2. Njohuri mbi funksionimin e përgjithshëm të RTK-së; 
  3. Është person me integritet të lartë personal dhe profesional;  
  4. Njohuri të spektrit medial transmetues në Kosovë, rajon dhe më gjerë; 
  5. Së paku 5 vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave ose në fusha të tjera relevante;
  6. Aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;  
  7. Standard i lartë i gjuhës shqipe ose/dhe gjuhës serbe në të folur dhe në të shkruar; 
  8. Njohja e mirë e gjuhës angleze është përparësi; 
  9. Njohje e shkëlqyeshme e proceseve të digjitalizimit dhe proceseve tjera të teknologjisë  bashkëkohore; 
  10. Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; 
  11. Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;  

Në bazë të Ligjit për RTK-në, Drejtor i Përgjithshëm nuk mund të emërohet personi, i cili:  

  1. mban post publik të zgjedhur (funksionarët publikë); 
  2. ka qenë deputet, ministër, zyrtar i lartë i pushtetit qendror ose lokal, ose anëtar i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri (3) viteve të fundit; 
  3. ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e mediave dhe reklamave ose d) është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj  burg. 

Kandidatët duhet të dorëzojnë:  

  1. një CV,  
  2. dëshmitë e kualifikimit në origjinal ose të noterizuara, (për diplomat e fituara jashtë vendit duhet  të dorëzohet vendimi për nostrifikim në origjinal ose i noterizuar), 
  3. certifikatë e lindjes në origjinal ose e noterizuar, 
  4. një kopje të letërnjoftimit,  
  5. një letër motivuese,  
  6. dy referenca,  
  7. dëshmi të përvojës  
  8. dëshmi që nuk është nën hetime të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit në origjinal ose të  noterizuar, 
  9. aplikacionin i cili duhet të shkarkohet nga ueb-faqja e RTK-së, https://www.rtklive.com/sq/page.php?ID=19

Kërkesë shtesë: 

Bashkëngjitur me dokumentacionin e lartshënuar, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe një koncept  lidhur me synimet zhvillimore të Transmetuesit Publik të Kosovës - RTK-së, në të cilin duhet të përfshihet Strategjia Zhvillimore e RTK-së. Mes tjerash, dokumenti në fjalë duhet të plotësojë këto kërkesa:  

  • Të shkruhet dhe përpilohet në formatin e Strategjisë Zhvillimore që do të zbatohet gjatë mandatit 3-vjeçar
  • Të paraqesë sfidat dhe problemet kryesore të RTK-së, duke ofruar zgjidhje për secilën prej tyre
  • Të paraqesë strategjitë dhe afatet kohore të trajtimit të sfidave dhe problemeve të RTK-së të identifikuara në pikën paraprake
  • Të paraqesë një strategji të financimit të RTK-së
  • Të paraqesë një strategji të dixhitalizimit të RTK-së
  • Të propozojë një strukturë të re organizative të RTK-së

Dokumenti konceptual mund të dorëzohet në versionin e shkurtuar dhe përmbledhës (maksimum  5 faqe), përderisa pastaj mund të zgjerohet, të plotësohet, e më pas të diskutohet në detaje gjatë procesit të intervistës.  

Dorëzimi duhet të bëhet personalisht në zarf të mbyllur në ndërtesën e Radio Kosovës, rr. Nëna Terezë, p. n. Prishtinë, Republika e Kosovës, në zyrën e Bordit të RTK-së, kati IV. Për shkresat e pranuara, do të  dorëzohet konfirmimi i pranimit. Data e fundit e pranimit të aplikacioneve është 21.02.2022, ora 16:00. Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara  nuk do të merren parasysh!

Shpalljet e ngjashme

Inspektor/e i/e Ndërtimit   Malishevë e re
20/05/2022
20/05/2022
20/05/2022