Drejtor/e të Sekretarisë Ekzekutive të AKKVP

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Zyra e Kryeministrit
Publikuar
06/04/2022
Skadon
21/04/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 6  dhe 7 të Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, dhe të nenit 8 të Rregullores nr.10/2017 për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Organizimin e Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Zyra e Kryeministrit shpall:

KONKURS

Për Drejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Kriteret që duhet t’i plotësojnë kandidatët për përzgjedhjen e Drejtorit  janë:

  • Diplomë universitare në fushën relevante;
  • Së paku tetë (8) vjet përvojë pune profesionale nga të cilat së paku pesë (5) vjet përvojë në pozitë udhëheqëse;
  • Të ketë aftësi të larta organizative dhe drejtuese;
  • Të ketë aftësi të larta komunikimi dhe negocimi;
  • Të jetë njohës i fushës së të drejtës pronësore.

Drejtori i Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës emërohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas propozimit  nga Kryeministri me mandat pesë (5) vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët për Drejtor  të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional diplomën e fakultetit, dëshminë e përvojës së punës dhe pasqyrat e trustit pensional);
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime;
  • Shtetas i Republikës së Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i pozitës në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrën e Sekretariatit Koordinues të Qeverisë, në Zyrën e Kryeministrit, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, Zyra  Nr. 34.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet, origjinalet mund të kërkohen nga komisioni përzgjedhës.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes tel. 038/200 14 400.

Afati i konkursit është i hapur 15 ditë pune nga data e publikimit në Web faqen e Zyrës së Kryeministrit  (nga data   07 prill  2022  deri me  21 prill 2022).

Shpalljet e ngjashme