Drejtor/e të Bordit të OST (komunitete)

kosovo logo gov square e1558603204655
Ministria e Punëve të Brendshme
Publikuar më
21/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Drejtor të Bordit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. për përfaqësues nga radhët e komuniteteve jo shumicë

KONKURS

Në bazë të Nenit 14 të LIGJI Nr. 05/L – 085 për Energjinë Elektrike, Ministria e Punëve të Brendshme shpall konkurs për këtë vend pune:

Titulli i vendit të punës:

Drejtor të Bordit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.
për përfaqësues nga radhët e  komuniteteve jo shumicë

KUALIFIKIMI DHE PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE

Një kandidat për t’u zgjedhur drejtor i Bordit në Ndërmarrje Publike Qendrore duhet të ketë kualifikime dhe përvojë pune sipas nenit 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, dhe Neni 9 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si vijon:

  • Të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në nivel të lartë të menaxhimit në fushat e poshtëshënuara:
    • në administrim të biznesit;
    • financa të korporatave;
    • financa publike ;
    • menaxhim  thesari;
    • banka;
    • biznes konsultimesh;
    • industri ose
    • të ketë qenë së paku për 5 vjet kontabilist i certifikuar, jurist i kualifikuar, ose anëtar i kualifikuar i ndonjë profesioni tjetër që ndërlidhet me veprimtarinë afariste të Ndërmarrjeve Publike Qendrore.

Në rast të numrit të lartë të aplikacioneve, kriteret e mëposhtme të dëshirueshme do të përdoren për të vlerësuar aplikacionet, me ç ‘rast kandidatët e pasuksesshëm do të eliminohen në fazën e  shqyrtimit të CV-ve në procesin e rekrutimit:

  • Diplomë Bachelor
  • Diplomë Master,
  • Kualifikimi profesional  pas –diplomimit,
  • Anëtarë i një shoqate profesionistësh të pranuar  në nivel kombëtar
  • Përvoja e punës ne institucione/projekte ndërkombëtare,
  • Përvoja e punës në pozitë drejtori ekzekutiv,
  • Aftësia për të folur dhe të shkruar rrjedhshëm  një gjuhë të huaj.

KUSHTET

Një person nukka të drejtë të shërbejë si drejtor në Bordin e Ndërmarrjes Publike Qendrore, nëse:

  • Ka qenë i dënuar dhe është nën hetime nga një gjykatë kompetente;
  • Ka shkelur kodin etik apo standardet e sjelljes profesionale, përveç nëse një dënim i tillë është ndryshuar nga një gjykatë ose organ tjetër i ankesave;
  • Nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim;
  • Ka qenë në post menaxhues të ndonjë kompanie që ka falimentuar gjatë dhjetë (10) vjetëve të fundit.
  • Nuk punon në ndonjë institucion ku bëhen politikat zhvillimore për Ndërmarrjet Publike ku kandidati aplikon.

Kandidati nuk mund të zgjidhet drejtor në Bordin e Ndërmarrjes Publike Qendrore, nëse:

  • Aktualisht është zyrtar, menaxher i Ndërmarrjes Publike përkatëse, (në kuptim të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrje Publike), ose cilësdo nga filialet e saj;
  • Ka shërbyer si zyrtar ose menaxher i Ndërmarrjes Publike përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj brenda pesë (5) vjetëve të kaluara;
  • Aktualisht ka, ose gjatë tre vjetëve të kaluara ka pasur, çfarëdo marrëdhënie materiale afariste (përveç si konsumator individual i shërbimeve të Ndërmarrjeve Publike) me
  • Ndërmarrjen Publike përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë;
  • Është aksionar, drejtor ose zyrtar në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili ka marrëdhënie materiale afariste me Ndërmarrjen Publike përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj;
  • Pranon, ose ka pranuar brenda tre (3) vjetëve të kaluara, kompensim shtesë nga Ndërmarrja Publike përkatëse ose cilado nga filialet e saj (përveç honorarit të Drejtorit ose kompensimit stimulues të përcaktuar në nenin 20.1 të Ligjit për Ndërmarrje Publike), ose është anëtar në skemën pensionale të Ndërmarrjes Publike përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj;
  • Përfaqëson një aksionar i cili posedon mbi dhjetë për qind (10%) të aksioneve votuese në Ndërmarrjen Publike përkatëse;
  • Ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike përkatëse më shumë se nëntë (9) vjet nga data e zgjedhjes së parë të tij/saj;
  • Është i afërm i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e “Interesit Financiar” në nenin 2 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike) i cilitdo person që i takon cilësdo nga kategoritë e sipërpërmendura.
  • Është zyrtar, drejtor ose aksionar, ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare që konkurron me Ndërmarrjen, ose është menaxher i lartë, zyrtar, drejtor ose aksionar (i cili posedon më shumë se dy për qind (2%) të drejtave të votimit), ose ka një interes të konsiderueshëm financiar në cilëndo nga shoqëritë tregtare që konkurrojnë me Ndërmarrjen;
  • Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike;
  • Ka çfarëdo konflikti të interesave që për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë rutinore, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t’i përmbushë detyrat e tij financiare ndaj Aksionarëve dhe Ndërmarrjeve Publike.

AFTESITE PERSONALE TE KËRKUARA

  • Udhëheqje
  • Pune ekipore
  • Përdorimi i internetit
  • Të menduarit strategjik
  • I/e orientuar ndaj rezultateve
  • Vendim-marrja
  • Aftësi ndikuese
  • Koherencë të qartë, komunikim konciz
  • Integritet
  • Vetëdije
  • Të menduarit kreativ

KOHËZGJATJA E MANDATIT:

Mandati i secilit anëtar të Bordit është katër (4) vjeçar, me mundësi emërimi edhe për një mandat tjetër në vazhdim. Mandati i secilit anëtar të Bordit fillon nga data e emërimit nga Kuvendi i Republikës se Kosovës.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët për drejtorë në Bordin e Ndërmarrjes Publike duhet të dorëzojnë këto dokumente (Dështimi për ta bërë këtë do të rezultojë në refuzimin e aplikacionit):

  • CV-në e cila ofron shembuj të arritjeve në punë
  • Letër motivimin
  • Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit)
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës)
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime
  • Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Aplikuesi duhet të plotësoj personalisht deklaratën nën betim me rastin e aplikimit, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të përshtatshmërisë profesionale. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm.

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Zyra e Personelit, zyra nr. 320, kati III , ndërtesa e Pallatit të Shtypit, Prishtinë, ose nëpërmjet adresës elektronike në linkun: http://map.rks-gov.net

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet. Origjinalet kërkohen gjatë intervistës.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038/ 200 30 185.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Kompensimi i anëtarëve të Bordit, përcaktohen nga Kuvendi deri në nxjerrjen e Ligjit përkatës për pagat e funksionarëve të lartë publik. .

Afati i konkursit është i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

Procedura e konkurimit: Jashtme
Data publikimit: 21.07.2020
Data skadimit: 19.08.2020

Shpallja e plote e punes.