Drejtor/e të Agjencisë Kundër Korrupsionit

64x64 50x50 republika e kosoves e1610568046502
Kuvendi i Republikës së Kosovës
Publikuar më
20/05/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

K O N K U R S
Për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit

Agjencia Kundër Korrupsionit është organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe për parandalimin e korrupsionit në Kosovë.

Kandidati për drejtor të Agjencisë duhet t'i plotësojë kushtet e përcaktuara në nenin 8 të Ligjit nr. 03/L- 159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit, si vijon:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës dhe të ketë vendbanim të përhershëm në Kosovë;
  • Të këtë së paku diplomë universiteti katërvjeçar ose master;
  • Të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale;
  • Të ketë integritet të lartë moral;
  • Të ketë së paku 5 (pesë) vjet përvojë pune profesionale.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  03.06.2021,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217).

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypurnë recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronikefaqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 211-182, 038 211-648 dhe  044 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Infermier/e (15)   Prizren
18/09/2021
15/09/2021
15/09/2021
14/09/2021