
Përshkrimi
Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, nenit 5 të Ligjit Nr.03/L 068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nenit 20 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, nenit 23 të Ligji Nr.04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, si dhe Udhëzimit Administrativ (MASH) Nr.151/2020 Për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit dhe të Zëvendësdrejtorit të Institucionit Publik Edukativo - Arsimor dhe Aftësues Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Procedurat e Zgjedhjes dhe Emërimit, Përfundimit të Kontratës dhe Emërimit të Përkohshëm i dt.22/12/2020, Komuna e Ferizajt shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
Titulli i vendit të punës: Drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) dhe Drejtor në Shkollën e Mesme të Lartë (SHML):
Drejtor SHFMU:
- “Konstantin Kristoforidhi” – Neredime;
- “Besim Rexhepi” – Komogllavë;
- “Dituria” – Dardani.
Drejtor SHML:
- “Faik Konica” - Ferizaj
Institucioni: Komuna e Ferizajt
Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i pozitave: (4) drejtor
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtoria e Arsimit
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publik:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik.
Kandidati/ja duhet të posedojnë dhe dëshmojnë dokumentet në vijim:
- Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit;
- Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë;
- Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeve;
- Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
- Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
- Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo -- arsimor;
- Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike;
- Dëshmia e përvojës së punës; - Licencën e mësimdhënësitles
- Deklarata në betim që nuk ka dhe nuk ka patur funksione udhëheqëse në ndonjë parti politike
- Biografinë/Curriculum Vitae (CV)
- Plani Zhvillimor i institucionit edukativo-arsimor
- Letra motivuese
- Letër reference
- Dëshmi të tjera sipas udhëzimeve në shtojcën B
- Portofolion profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të këtij UA;
- Dokumentacioni i aplikimit i përcaktuar me lartë, dorëzohet kopje fizike në zyrën dhe afatin e përcaktuar me konkurs publik;
- Kandidati/ja në një konkurs publik, ka të drejtë të aplikojë në një e më shumë shkolla. Në raste të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon;
- Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHTI;
- Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.
Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit. Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi mbetet i hapur 8 ditë. Aplikacionet dorëzohen nga data 21.03.2022 deri 28.03.2021 (deri në ora 15:00)
Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet merren në Zyrën Pritëse, kati përdhesë në ndërtesën e administratës së Komunës së Ferizajt si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Ferizaj dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë:
Komuna e Ferizajt, Rr. “Dëshmorët e Kombit” pa.nr. 70000 Ferizaj
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen!