
Përshkrimi
RN00008834
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 19/04/2022
Afati për aplikim: 19/05/2022 - 26/05/2022
Bazuar në nenin 20 paragrafi 1, të Ligjit nr. 04/L–032 për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, neni 5, pika (d) të Ligjit nr. 03/L-068 për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës, Udhëzimit administrativ (MASHT) për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm nr. 151/2020 të datës 22.12.2020, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, shpall:
K O N K U R S
Pozita: Drejtor i shkollës
Në shkollat fillore, të mesme të ulëta:
- ShFMU “Lidhja e Prizrenit” në Prizren;
- ShFMU “Emin Duraku” në Prizren;
- ShFMU “Lekë Dukagjini” në Prizren;
- ShFMU “Mati Logoreci” në Prizren;
- ShFMU “Mustafa Bakiu” në Prizren;
- ShFMU “Haziz Tola” në Prizren;
- ShFMU “Xhevat Berisha” në Prizren;
- ShFMU “Heronjtë e Lumës” në Vërmicë;
- ShFMU “Dëshmorët e Hasit” në Kabash-Has;
- ShFMU “Shtjefën Gjeçovi” në Zym;
- ShFMU “Hysni Temaj” në Kushnin;
- ShFMU “Bajram Curri” në Romaj;
- ShFMU “Pjetër Budi” në Lugishtë - Has;
- ShFMU “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” në Mazrek;
- ShFMU “Mit’hat Frashëri” në Krajk;
- ShFMU “Liugj Gurakuqi” në Nashec;
- ShFMU “17 Shkurti” në Atmaxhë;
- ShFMU “26 Marsi” në Landovicë;
- ShFMU “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë;
- ShFMU “Besim Nrecaj” në Lutogllavë;
- ShFMU “Ekrem Rexha” në Lubizhdë;
- ShFMU “Nefit Jusufi” në Skorobishtë;
- ShFMU “Naim Frashëri” në Vlashnje;
- ShFMU “Anif Muji” në Struzhë;
- ShFMU “Grnçare ” në Gërnçare;
- ShFMU “Meto Bajraktari” në Reqanë;
- ShFMU “Sharr ” në Jabllanicë;
- ShFMU “Svjetlost” në Manastericë;
- Çerdha “Zambaku” në Prizren.
Në shkollat e mesme të larta:
- Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren;
- Gjimnazi “Remzi Ademaj“ në Prizren;
- SHMLP “Luciano Motroni” në Prizren;
- SHMLM “Ymer Prizreni” në Prizren.
Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidati/ja për të marrë pjesë në konkurs:
Kandidati/ja i/e interesuar duhet t’i plotësojë këto kushte:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit për arsim profesional në fuqi:
- Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimin prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
- Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar);
- Katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
- Bachelor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
- Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve;
- Të ketë përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, të aprovuar nga MASH sipas rekomandimit të KSHLM;
- Të ketë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës:
- Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për drejtor në arsimin e mesëm të lartë;
- Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët/et për drejtor/eshës në nivele tjera dhe
- Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor/eshë.
- Për shkollat profesionale të AAP dhe Qendrat e Kompetencës, kandidati/ja duhet jetë me përgatitje profesionale të profileve përkatëse të institucionit ku konkurron.
- Kandidati/ja duhet të posedojnë dhe dëshmojë dokumentet në vijim:
- Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit;
- Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë.
- Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeve.
- Kopjen e dokumentit të identitetit (ID).
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
- Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
- Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
- Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike.
- Portfolion profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të këtij UA.
- Dokumentacioni i aplikimit, i përcaktuar me paragrafin 1.7. të këtij neni, dorëzohet kopje fizike në zyrën dhe afatin e përcaktuar me konkurs publik.
- Kandidati/ja në një konkurs publik, ka të drejtë të aplikojë në një e më shumë shkolla. Në raste të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon. -Kandidati/ja ka të drejtën për informim për qasje në planin zhvillimor aktual të institucionit për të cilin aplikon dhe mënyrën e mbështetjes për të siguruar kopjen e planit zhvillimor;
Udhëzime për përgatitjen e portfolios profesionale
Portfolio profesionale shërben si instrument për paraqitjen e përvojës dhe aftësive profesionale të fituara dhe zhvilluara nga shkollimi paraprak apo përvoja profesionale. Përvoja profesionale e kandidatit mund të përfshijë përvojën e kandidatit si mësimdhënës, menaxher në proceset e ndryshme të arsimit, përvoja paraprake nga menaxhimi i institucioneve apo proceseve si dhe dëshmia e aktiviteteve të zhvillimit profesional. Përpos dokumenteve që kërkohen si dëshmi që kandidati/ja i plotëson kushtet e shënuara në Nenin për Kushtet që duhet ti plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs, ndër të tjera portfolio profesionale duhet të përfshijë këto elemente të rëndësishme:
- Biografinë e shkurtër.
- Konceptin e Planit Zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor, bazuar në pesë fushat e cilësisë së performancës së shkollës (5-10 faqe). Koncepti duhet të ketë 5–10 faqe tekst (minimum një faqe për një fushë të cilësisë) me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12, arial). Koncepti i PZH është pjesë përbërëse e intervistës që realizohet nga komisioni përzgjedhës.
- Kopjet e noterizuara të diplomave (Master dhe Bachelor).
- Certifikatat që dëshmojnë përfundimin e programeve të zhvillimit profesional në fushën e administrimit, menaxhimit dhe udhëheqjes, si dhe dëshmi tjera që elaborojnë përfundimin dhe realizimin e pjesëve të programit dhe demonstrojnë shkathtësitë e fituara.
- Certifikatat që dëshmojnë përfundimin e suksesshëm të programeve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve si dëshmi tjera rreth realizimit të atyre programeve.
- Letër motivuese për pozitën që aplikon.
- Dëshmi për aktivitetet tjera në proceset e zhvillimit të arsimit (zhvillimi i kurrikulave, udhëheqja e programeve të zhvillimit profesional, pjesëmarrja dhe kontributi në konferenca, etj).
- Dëshmi nga përvoja paraprake në menaxhim (shembuj të projekteve, shembuj të shkrimeve nga fusha e menaxhimit, shembuj të planeve për zhvillimin e institucionit edukativo-arsimor që janë zhvilluar dhe/apo implementuar me udhëheqjen apo kontributin tuaj konkret).
- Dëshmi nga përvoja paraprake në mësimdhënie (shembuj të planeve të mësimit, shembuj të projekteve, kopje të punimeve, mirënjohje, etj).
- Letër referencë me përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake nga një institucion publik-kredibil, drejtpërdrejtë e lidhur me punën e kandidatit dhe për konkursin përkatës (si Ministria e Arsimit dhe Shkencës, DKA, këshilli drejtues i institucionit edukativo-arsimor, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë dhe individë me të cilët ka punuar ngushtë në programe dhe projekte të ndryshme për arsim).
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Drejtori/esha i/e IEAAP, ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë:
- Përgatitjen e Planit Vjetor, Planit Zhvillimor të Institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës;
- Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e informatave në arsim (SMIA) dhe respektimin e kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuara për përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollor;
- Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin, disiplinën në institucionin edukativo-arsimor dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit;
- Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të Kurrikulës;
- Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë të institucionit edukativo-arsimor si dhe mekanizmave tjerë të institucionit që kanë rol në vlerësimin e performancës së institucionit dhe menaxhimin e cilësisë së punës së institucionit;
- Bashkëpunimin me Këshillin Drejtues të institucionit edukativo-arsimor (KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo-arsimor;
- Raporton së paku dy herë në vit para KDSH-së;
- Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucionin edukativoarsimor, duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi;
- Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave siç parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH);
- Çështjet e tjera që rregullohen përmes Ligjit për arsimin parauniversitar, akteve nënligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim.
Konkursi do të jetë i hapur 8 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 19.05.2022 deri më datën 26.05.2022 që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e konkursit. Aplikimet e dorëzuara pas afatit të parashikuar nuk pranohen dhe aplikimet me mangësi refuzohen.
Udhëzime për aplikimin: Kërkesa (Aplikimi) për punësim gjendet në https://kk.rksgov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ si dhe në https://konkursi.rksgov.net/jobs?servant=2 . Pas plotësimit sipas çdo pike të aplikimitt, bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Komunën e Prizrenit.
VËMENDJE: Aplikimet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet nga Ligjislacionin në fuqi. Konkursi dhe rezultatet shpallen në web faqen e Komunës së Prizrenit.