Drejtor/e SHFMU, Drejtor/e dhe Zëvendësdrejtor/e SHML (20)

64x64 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna e Gjakovës
Publikuar më
14/04/2021
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68 tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, nenit 5 të Ligjit Nr.03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nenit 20 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, nenit 23 të Ligji Nr.04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, si dhe Udhëzimit Administrativ (MASH) Nr.151/2020 Për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit dhe të Zëvendësdrejtorit të Institucionit Publik Edukativo- Arsimor dhe Aftësues Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Procedurat e Zgjedhjes dhe Emërimit, Përfundimit të Kontratës dhe Emërimit të Përkohshëm i dt.22/12/2020, Komuna e Gjakovës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) dhe Drejtor dhe Zëvendësdrejtor në Shkollën e Mesme të Lartë (SHML)

  1. Drejtor i Shkollës Fillore “Emin Duraku” – Gjakovë – RN
  2. Drejtor i Shkollës Fillore “Mustafa Bakija” – Gjakovë – RN
  3. Drejtor i Shkollës Fillore “Fehmi Agani” – Gjakovë - RN
  4. Drejtor i Shkollës Fillore “Mazllum Këpuska”- Gjakovë – RN
  5. Drejtor i Shkollës Fillore “Selman Riza” – Gjakovë – RN
  6. Drejtor i Shkollës Fillore “Zef Lush Marku” – Brekoc – RN
  7. Drejtor i Shkollës Fillore “Zenel Sadiku”- Babaj Bokës – RN
  8. Drejtor i Shkollës Fillore “Ganimete Tërbeshi ” – Ponoshec - RN
  9. Drejtor i Shkollës Fillore “Bajram Sadriu”- Berjahë –RN
  10. Drejtor i Shkollës Fillore “Pjetër Bogdani”- Demjan 2- RN
  11. Drejtor i Shkollës Fillore “Malush Stavileci” – Goden – RN
  12. Drejtor i Shkollës Fillore “Dëshmorët e Dushkajës” – Bardhaniq – RN
  13. Drejtor i Shkollës Fillore “8 Dëshmorët “ - Kralan – RN
  14. Drejtor i Shkollës Fillore “Dëshmorët Lleshi”- Doblibare – RN
  15. Drejtor i Shkollës Fillore “Dëshmorët e Hereçit” – Hereç – RN
  16. Drejtor i Shkollës Fillore “Ali Hasi” – Cërmjan - RN
  17. Drejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” - Gjakovë – RN
  18. Drejtor i Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”- Gjakovë – RN
  19. Drejtor i Shkollës Fillore “Ardhmëria” në Ramoc – RN
  20. Zëvendësdrejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” – Gjakovë –RN

Institucioni: Komuna e Gjakovës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: (20) njëzetë
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtorit të Arsimit
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.

Detyrat dhe përgjegjësitë 

  1. Drejtori i institucionit edukativo – arsimor ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë:
  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës;
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e informatave në arsim dhe respektimin e kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuara për përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollor;
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin e mësimdhënësve, disiplinën në institucionin edukativo-arsimor dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit;
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo-arsimor, si dhe mekanizmave tjerë të institucionit arsimor që kanë rol në vlerësimin e performancës së institucionit dhe menaxhimin e cilësisë së punës së institucionit;
  • Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të Institucionit edukativo-arsimor (KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo-arsimor;
  • Raporton dy herë në vit para KDSH;
  • Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucion edukativo-arsimor, duke përfshirë dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga Komuna apo Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT);
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit për arsim parauniversitar, akteve nënligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për
  1. Drejtor/esha i/e IEAAP, ka përgjegjësi të mbështesë dhe ndihmojë punën e drejtorit/eshës për të siguruar administrimin dhe mbarëvajtjen e punës së institucionit shkollor, ai/ajo:
  • Përkujdeset dhe përcjell mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe ndihmon në krijimin e klimës pozitive në institucionin shkollor;
  • Monitoron dhe mentoron mësimdhënësit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Përpunon statistikat e suksesit të nxënësve dhe të dhënat tjera në periudha të caktuara;
  • Përgatit raport periodik për mbarëvajtjen e punës së institucionit shkollor;
  • Kontrollon ditarët e klasës së paku njëherë në një periudhë mësimore dhe udhëzon mësimdhënësit për mbajtjen e shënimeve në mënyrën e duhur;
  • Ndihmon dhe përkrah mekanizmat e institucionit shkollor për menaxhimin e cilësisë së performancës së institucionit;
  • Zëvendëson mësimdhënësit në rastet kur mungojnë;
  • Pranon, kontrollon dhe sistemon përgatitjen e planeve mësimore të mësimdhënësve;
  • Zëvendëson dhe përfaqëson drejtorin/eshën e institucionit shkollor sipas nevojës;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga drejtori/esha i/e institucionit shkollor, në pajtim me
  1. Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës në IEAAP mbështeten në ligjet për arsim në fuqi, ato plotësohen edhe me akte të tjera nënligjore që rregullojnë aspekte të veçanta në arsimin parauniversitar në Kosovë.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve

  • Të ketë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit profesional në fuqi:
  • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimin prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
  • Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar);
  • Katërvejçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
  • Bachellor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/ 4 vite të shkollimit universitar);
  • Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve;
  • Të ketë përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, të aprovuar nga MASH sipas rekomandimit të KSHLM;
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
  • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët/et për drejtor në arsimin e mesëm të lartë;
  • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët/et për drejtor/eshës në nivele tjera dhe
  • Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo – arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor/eshë.
  • Për shkollat profesionale të AAP dhe Qendrat e Kompetencës, kandidati/ja duhet të jetë me përgatitje profesionale të profileve përkatëse të institucionit ku

Kandidati/ja duhet të posedojnë dhe dëshmojnë dokumentet në vijim:

  • Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit;
  • Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë.
  • Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të
  • Kopjen e dokumentit të identitetit (ID).
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore
  • Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
  • Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo – arsimor;
  • Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive
  • Portofolion profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të këtij
  • Dokumentacioni i aplikimit i përcaktuar me lartë, dorëzohet kopje fizike në zyrën dhe afatin e përcaktuar me konkurs
  • Kandidati/ja në një konkurs publik, ka të drejtë të aplikojë në një e më shumë Në raste të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon.
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 15.04.2021 deri 29.04.2021 (15:00)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë,

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rks- gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Listime të ngjashme

Logoped/e   Kamenicë e re
10/05/2021
Drejtor/e i/e SHML   Kamenicë e re
10/05/2021
Drejtor/e në SHFMU   Kamenicë e re
10/05/2021
06/05/2021
06/05/2021