
Përshkrimi
Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për zyrtarët publikë, nenit 8 të Ligjit të punës Nr.03/L-212, nenit 20 pika 1, të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032, nenit 5 të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, dhe Udhëzimin Administrativ të MASH-it për detyrat, përgjegjësitë, procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së Drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të 1EAAP, Nr. 151/2020, më datë 29.01.2021 shpallë:
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË SHËRBIMIN PUBLIK
Titulli i vendit të punës: Drejtor i shkollës fillore, të mesme të ulët
Drejtoria për arsim dhe kulturë
Njësia/sektori:
SHFMU "Ali Asllani" - Doganaj
SHFMU "Gafur Luma"- Glloboçicë
Numri i pozitave: Dy (2)
Koeficienti/Grada: 7.8
Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës
- Përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm tëjnstitucionit;
- Përgatitjen e planit vjetor, planit zhviliimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës;
- Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e informatave në arsim dhe respektimin e kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuar për përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollorë;
- Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlersimin, disiplinën në instuticionin edukativo- arsimor dhe qështjet tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe puntorët tjerë të arsimit;
- Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatmit të kurrikulës;
- Mbështetjen dhe mbikqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpuntorve profesional të institucionit edukativo-arsimor, si dhe mekanizmave tjerë, të institucionit arsimor qëkanë rol në vlersimin e përfermancës së instuticionit dhe menagjimin e cilësis së punës së institucionit;
- Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të institucionit edukativo-arsimor(KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo-arsimor;
- Raporton së paku dy herë në vitë para KDSH-së;
- Siguron ambient të sigurtë dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në instutucionin edukativo-arsimor, duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi;
- Ruajtjen e dokumenteve dhe te dhënave, siq parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
- Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit për arsmin parauniversitar, akteve nenligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregulllorja e komunës për arsim;
Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik janë:
- Të jetë_shtetas i_Republikës së Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtijligji-
Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe këto kërkesa:
- Të ketë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithëm dhe normativit për arsim profesional në fuqi:
- Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, (kualifikimin prej 300 ECTS së paku 5vite të shkollimit universitar);
- Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS 5 vite te shkollimit universitar);
- Katërvjeqar (kualifikimi prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
- Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS/ 4 vite të shkollimit universitar);
- Të ketë licencë të rregullt të mesimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve;
- Të ketë të përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, të aprovuar nga MASH, sipas rekomandimit të KSHLM;
- Të ketë katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor;
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vjet me mundësi vazhdimi
Formularët e aplikimit mund të merren në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe web-faqen komunale si dhe në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë ku edhe dorëzohen.
Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë diike fdluar prej datës 01.03.2021 deri më 15.03.2021
Së bashku me aplikacionin kandidatët duliet të bashkangjitin edhe dokumentacionin si në vijim:
Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit (kopje të vërtetuara); Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menagjim në arsim, të bazuar në standarde e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë;
Kandidati/ja që ka përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeve;
Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për vepra penale me dashje, (krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët);
Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike;
Portfolio profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të Udhëzimit administrative Nr. 151/20 të MASH-it për detyrat, përgjegjësitë, procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të IEAAP;
Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore publikon listen e kandidatëve fitues në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe web-faqen komunale
“Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj”;
“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”;
Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre. Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit.
Kandidatët e kanë të drejtën e qasjes në planin zhvillimor aktual të institucionit për të cilin aplikon dhe mënyrën e mbështetjes për të siguruar planin zhvilimor.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.