
Përshkrimi
Në bazë të ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2020 Kujdesi Parësor Shëndetësor, Neni 21, dhe Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare - Podujevë Nr.01-1/303-06/8 të dt.26.11.2008, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shpall këtë:
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
DREJTORIA E SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE
Pozita: Drejtor i Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare -Podujevë
Koeficienti : H - 944/1
Lloji i pozitës : Me afat të caktuar (mandat 4 vjeçar)
Kategoria Funksionale: Nivel drejtues
Orari i Punës: 40 orë në javë
Titulli i Mbikqyrësit: Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
- Siguron Ligjshmërinë dhe punën profesionale në QKMF,e cila duhet të udhëhiqet në pajtim me dispozitat e Statutit të QKMF-së;.
- Është përgjegjës për përkujdesjen efektive të Shëndetësisë parësore për të gjithë banorët e Komunës së Podujevës;
- Në pajtim me Politikën shëndetësore, Ligjin për Shëndetësi në Kosovë dhe Strategjinë e Kujdesit parësorë shëndetësorë i propozon Drejtorit të Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale planin e punës dhe buxhetin e QKMF-së, për vitin vijues;
- Kujdeset për udhëheqjen e përditshme të procesit të punës;
- Kujdeset për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të personelit të QKMF-së;
- Kontribuon në zhvillimin e sistemit të informimit shëndetësorë të QKMF-së;
- Ushtron të drejta dhe autorizime dhe mban përgjegjësi të tjera në përputhje me dispozitat ligjore dhe aktet tjera që kanë të bëjnë me implementimin e Mjekësisë
KUSHTET:
- Aftësi të plotë për përmbushjen e detyrave të vendit të punës, me orar të plotë pa kufizime dhe pengesa ligjore;
- Përgatitje universitare: Fakulteti i Mjekësisë - Specialist i mjekësisë familjare,
- Aftësi të mira analitike dhe komunikuese;
- Të ketë 5 vite përvojë pune nga fusha e menaxhimit dhe zbatimit të mjekësisëfamiljare;
- Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme;
- Njohuri të punës me kompjuter;
- Aftësi të tjera që shërbejnë për kryerjen e detyrave të punës dhe raport kolegial në marrëdhënie të punës.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT
Dokumentet e Kërkuara:
- Dokumentet personale;
- Diplomë universitare;
- Licencë pune e lëshuar nga organi kompetent;
- Dëshmi për përvoje pune në shëndetësi;
- Dëshminë se nuk jeni nën hetime;
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (për arsye të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve kërkohet në fund të procedurës së rekrutimit vetëm nga kandidati më i suksesshëm)
Afati i aplikimit:
Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 29.12.2020 deri me dt.27.01.2021.
Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë nga data 28.01.2021 deri me datën 11.02.2021. Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqe zyrtare të Komunës.
Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës. Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë.
Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në këtë numër të telefonit 038 200 41-005.
Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/