Drejtor/e në SHFMU (12)

rahovec e1601100650626
Komuna e Rahovecit
Publikuar më
06/05/2021
Qyteti
Rahovec
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të në nenit 68 të Ligjit Nr. 06L-114 për Zyrtaret Publik , Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, neni 8, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Nr.04/L-032,të datës 29.08.2011, nenit 34 dhe 35, Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nr.03/L-068, neni 5,paragrafi c, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it. Udhëzimit Administrativ te MASHT-it Nr.10/2018, Për Normativ për Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec shpall:

Konkurs

Për plotësimin e vendeve të punës Drejtor/es -12 pozita të lira, në: 

  1. SHFMU”Bekim Sylka” në Rahovec,
  2. SHFMU”Gëzim Hamza-Piktori” në Rahovec,
  3. SHFMU”Liria” në Fortesë,
  4. SHFMU”Sapniqi” në Sopniq,
  5. SHFMU”Nesimi Elshani” në Nagavc,
  6. SHFMU”Milaim Krasniqi” në Pastasel,
  7. SHFMU”Dëshmorët e Zatriqit” në Zatriq,
  8. SHFMU”Faik Konica” në Celinë,
  9. SHFMU”Haki Stërmilli” në Zoqishtë,
  10. SHFMU”Lidhja e Prizrenit” në Opterushë,
  11. SHFMU”Sakip Bellaqa” në Pataqan të Epërm,
  12. SHFMU”31 Marsi” në Guri të Kuq,

Kushtet që duhet ti plotësojnë kandidatët/et për të marrë pjesë në konkurs:

  1. Kandidati/ja i/e interesuar për konkurrim në vendet e punës për drejtor/eshë shkolle duhet t’i plotësojnë këto kushte:
    • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
    • Të ketë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsimin e përgjithshëm dhe normativit për arsimin profesional në fuqi;
      • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikim prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
      • Master arsimor (kualifikim prej 300 ECTS/ 5 vite të shkollimit universitar); 2.3.Katërvjeçar (kualifikim prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar); 1.2.4.Bachelor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
    • Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit administrativ për licencim të mësimdhënësve; 4.Të ketë të përfunduar me sukses një program të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, të aprovuar nga MASH, sipas rekomandimit të KSHLM;
    • Të ketë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës; 5.1.Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor, për kandidatët/et për drejtor/eshë në arsimin e mesëm të lartë;
  • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor, për kandidatët/et për drejtor/eshë në nivelet tjera dhe
  • Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor, për kandidatët/et për zëvendësdrejtor/eshë.
  • Për shkollat profesionale të AAP dhe Qendrat e Kompetencës, kandidati/ja, duhet të jetë me përgatitje profesionale të profileve përkatëse të institucionit ku konkuron.
  • Kandidati/ja duhet të posedojë dhe dëshmojë dokumentet si në vijim:
    • Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit;
    • Certifikatën pë kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë.
      • Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master në udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeve.
    • Kopjen e dokumentit të identifikimit (ID)
    • Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja shëndetësore;
    • Dëshminë se nuk jeni nën hetime dhe dëshminë se nuk keni qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
    • Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
    • Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive
    • Portfolion profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të A.151/2020.

Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit/es në IEAAP.

  1. Drejtori/es IEAAP, ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë:
    • Përgatitjen e Planit Vjetor, Planit Zhvillimor të Institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës;
    • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e informative në arsim(SMIA) dhe respektimin e kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuara për përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollor;
    • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin, disiplinën në institucionin edukativo- arsimor dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë më mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit;
    • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
    • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo-arsimor si dhe mekanizmave tjerë të institucionit që kanë rol në vlerësimin e performancës së institucionit dhe menaxhimin e cilësisë së punës së institucionit;
    • Bashkëpunimin me Këshillin Drejtues të institucionit edukativo-arsimor (KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo-arsimor;
    • Raporton së paku dy herë në vit para KDSH-së;
    • Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucionin edukativo-arsimor, duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi; 9.Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave siç parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH);

1.10.Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit për arsimin para universitar, akteve nënligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim.

Mënyra e aplikimit:

Dokumentacioni i aplikimit, dorëzohet në kopje fizike së bashku me formularin e aplikimit në DKA. Formulari i aplikimit merret /shkarkohet nga linku: https://konkursi.rks-gov.net.

Kandidati/ja në këtë konkurs publik, ka të drejtë të aplikojë në një e më shumë shkolla. Në raste të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

Lista Pritëse:

Kandidatët të cilët grumbullojnë 60 e më shumë pikë, hynë në Listën pritëse si kandidat fitues, dhe nëse paraqitet nevoja për ndonjë pozitë të lirë–drejtor/e në SHFMU, kanë të drejtë të punësohen. Lista pritëse vlen vetëm gjatë vitit 2021.

Themelimi i marrëdhënies së punës:

Marrëdhënia e punës themelohet vetëm nga dita e nënshkrimit të kontratës së punës .

Aplikimi në konkurs:

Afati i aplikimit fillon nga data 07.05.2021 dhe zgjat 15 ditë kalendarike dhe atë deri me datë 21.05.2021, deri ne ora 16:00.

Listime të ngjashme