Drejtor/e në SHFMU dhe SHML (16)

komuna malisheve e1558789653457
Komuna e Malishevës
Publikuar më
12/04/2021
Qyteti
Malishevë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Kapitullit V nenit 67 dhe 68, e në bazë Udhëzimit Administrativ (MASH) Nr:151/2020 për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit dhe Zëvendës Drejtorit të Institucionit Publik Edukativo- Arsimor dhe Aftësues Parauniversitar në Republikën e Kosovës , Procedurat e Zgjedhjes dhe Emërimit , Përfundimit të Kontratave dhe Emërimit të Përkohshme, si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2019, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucioneve edukativo – arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e Arsimit në Malishevë,shpall:

K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lirë të punës

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo-arsimor.

Detyrat Kryesore:

  • Zbatimi i ligjshmërisë në fushën e arsimit;
  • Zhvillimin e një plani afatgjatë për aktivitetin e drejtorisë;
  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore,
  • Aftësimin e personelit në Institucion,
  • Planifikimin dhe shfrytëzimin racional të buxhetit,
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit,
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informimit për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlikuara të praktikës,
  • Caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve,
  • Planifikimin, udhëheqjen dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve në institucion,
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim.

Kushtet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës,
  • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit,
  • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsimi (kualifikimin prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar),
    1. Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite shkollim universitar),
    2. Katërvjeçar (kualifikim prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
    3. Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar), Të ketë licencës të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve,
  • Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsimi të aprovuar nga MASH, sipas rekomandimit KSHL,
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukative – arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës,
  1. Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë,
  2. Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në nivele tjera,

Dokumentet e nevojshme që kërkohen:

  1. Certifikata e lindjes, ( kopje);
  2. Diploma e fakultetit të kryer për nivelin përkatës, ( kopje);
  3. Dëshmi mbi përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor,( kopje);
  4. Portofolin profesional , me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/ formularin H të këtij UA;
  5. Letër referencë nga një institucion publik kredibile (si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë);
  6. Letrat e referencës duhet të ketë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
  7. Planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 5, fonti i shkronjave 12: Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it,
  8. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar më të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  9. Dëshmi që nuk është nën hetime, dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët (origjinal);
  10. Kopja e letërnjoftimit.
  11. Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë;

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe të plotësuara të dorëzohen pranë Qendrës për Shërbim me Qytetar në Komunën e Malishevës. Data e njoftimit në web faqen; https://kk.rks-gov.net/malisheve/category/shpalljet/,https://kk.rks-gov.net/malisheve/, është prej dt; 10.03.2021 deri me dt, 08.04.2021, ndërsa data e aplikimit është nga dt; 09.04.2021 deri me dt; 23.04.2021. Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohen nga Komision, ndërsa në intervistë do të ftohën vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kushte të konkursit.

Rezultatet shpallën në linkun: https://kk.rks-gov.net/malisheve/category/shpalljet/konkurset/

Listime të ngjashme

Logoped/e   Kamenicë e re
10/05/2021
Drejtor/e i/e SHML   Kamenicë e re
10/05/2021
Drejtor/e në SHFMU   Kamenicë e re
10/05/2021
06/05/2021
06/05/2021