Drejtor/e në SHFMU

kacanik
Komuna e Kaçanikut
Publikuar më
28/04/2021
Qyteti
Kaçanik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për zyrtarët publikë, nenit 8 të Ligjit të punës Nr.03/L-212, nenit 20 pika 1, të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032, nenit 5 të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, dhe Udhëzimin Administrativ të MASH-it për detyrat, përgjegjësitë, procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së Drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të IEAAP, Nr. 151/2020, më datë 29.03.2021 shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË SHËRBIMIN PUBLIK

Titulli i vendit të punës: Drejtor i shkollës fillore, të mesme të ulët
Drejtoria për arsim dhe kulturë
Njësia/sektori: SHFMU "Emin Duraku" -Kaçanik
Numri i pozitave: Një (1)
Koeficienti/Grada: 7.8

Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës

  1. Përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit;
  2. Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës;
  3. Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e informatave në arsim dhe respektimin e kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuar për përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollorë;
  4. Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlersimin, disiplinën në instuticionin edukativo- arsimor dhe qështjet tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe puntorët tjerë të arsimit;
  5. Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatmit të kurrikulës;
  6. Mbështetjen dhe mbikqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpuntorve profesional të institucionit edukativo-arsimor, si dhe mekanizmave tjerë, të institucionit arsimor qëkanë rol në vlersimin e përfermancës së instuticionit dhe menagjimin e cilësis së punës së institucionit;
  7. Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të institucionit edukativo-arsimor(KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo-arsimor;
  8. Raporton së paku dy herë në vitë para KDSH-së;
  9. Siguron ambient të sigurtë dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në instutucionin edukativo-arsimor, duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi;
  10. Ruajtjen e dokumenteve dhe te dhënave, siq parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
  11. Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit për arsmin parauniversitar, alcteve nenligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregulllorja e komunës për arsim;

Kërkesat e përgjithshme për nranimin e zyrtarëve publik janë:

- Të jetë_shtetas i_Republikës së Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji-

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe këto kërkesa:

  • Të ketë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithëm dhe normativit për arsim profesional në fuqi:
  • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, (kualifikimin prej 300 ECTS së paku 5vite të shkollimit universitar);
  • Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS 5 vite te shkollimit universitar);
  • Katërvjeqar (kualifikimi prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS/ 4 vite të shkollimit universitar);
  • Të ketë licencë të rregullt të mesimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve;
  • Të ketë të përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, të aprovuar nga MASH, sipas rekomandimit të KSHLM;
  • Të ketë katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor;

Kohëzgjatja e emërimit : 4 vjet me mundësi vazhdimi

Formularët e aplikimit mund të merren në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe web-faqen komunale si dhe në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë ku edhe dorëzohen.

Afati nër pranimin e anlikacioneve është 15 ditë duke filluar prei datës 28.04.2021 deri më 12.05.2021

Së bashku me anlikacionin kandidatët duhet të bashkangjitin edhe dokumentacionin si në vijim:

Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit (kopje të vërtetuara); Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menagjim në arsim, të bazuar në standarde e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë;

Kandidati/ja që ka përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeve;

Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);

Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;

Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për vepra penaie me dashje, (krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë femijët);

Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;

Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike;

Portfolio profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të Udhëzimit administrative Nr.l51/20 të MASH-it për detyrat, përgjegjësitë, procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të IEAAP;

Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore publikon listen e kandidatëve fitues në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe web-faqen komunale

“Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj”;

“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”;

Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre. Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit.

Kandidatët e kanë të drejtën e qasjes në planin zhvillimor aktual të institucionit për të cilin aplikon dhe mënyrën e mbështetjes për të siguruar planin zhvilimor.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.

Listime të ngjashme