
Përshkrimi
Duke u bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit Nr. OGJL-114 për Zyrtarët Publik si dhe në bazë të
Udhëzimit Administrativ (MASH) Nr. 15172020, për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit dhe të
zv.drejtorit të Institucionit Publik, Edukativo —Arsimor dhe Aftësues Parauniversitar në
Republikën e Kosovës, Procedurat e Zgjedhjes dhe Emërimet Përfundimit të Kontratës dhe
Emërimet e Përkohshme , Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog, shpall:
KONKURS -
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
Titulli i vendit të punës: Drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU)
SHFMU “Ndre Mjeda” Rakosh
Institucioni: Komuna e Istogut
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria Komunale e Arsimit
Lloji i pozitës: Jo karrierës
Numri i pozitave: Një (një) pozitë
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit
Grada/Koeficienti: - 7.8
Orët e punës: 40 orë
Kohëzgjatja e emërimit: 4 (katër) vite
Qëllimi i vendit të punës:
Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo-arsimor.
Detyrat Kryesore:
- Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet
vjetore të punës. - Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e informatave në arsim dhe
respektimin e kodeve të këtij sistemi. - Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin, disiplinën në
institucionin edukativo-arsimore dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe
punëtoret tjerë të arsimit. - Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës.
- Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtoreve profesional të
institucionin edukativo-arsimore. - Bashkëpunon me Këshillin drejtues të institucioneve edukativo —arsimore (KDSH)
Këshillin e Prindërve Këshillin e Arsimtareve, Këshillin e Nxënësve dhe Komunitetin e
institucionin edukativo-arsimore. - Raporton së paku dy herë në vit para KDSH.
- Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijëtnxënësit në institucionin edukativo-
arsimore duke përfshire edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve
sipas legjislacionit në fuqi. - Bënë ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave siç parashihet nga komuna apo Ministria e
Arsimit dhe Shkencës (MASH) - Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit për n parauniversitar, akteve nënligjore
të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim.
Kushtet dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Të jenë shtetas i Republikës së Kosovës,
- Të kenë të kryer arsimin universitar nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas
normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit për arsim profesional në
fuqi.- Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsimi (kualifikimin prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar),
- Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite shkollim universitar),
- Katërvjeçar (kualifikim prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
- Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit
universitar),
- Të ketë licencës të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të
mësimdhënësve, - Të ketë të përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje,
administrim ose menaxhim në arsim të bazuar në standardet e praktikës profesionale për
drejtor të shkollave në Kosovë të aprovuara nga MASH sipas rekomandimit të KSHLM - Të ketë përvojë pune në procesin edukative — arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara
në katalogun e punës, - Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për drejtor në
arsimin e mesëm të lartë, - Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në nivele
tjera, - Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zv.drejtor.
Dokumentet e nevojshme që kërkohen:
- Diploma e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit
- Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje administrim ose
menaxhim në arsim të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, kandidatilja që ka të përfunduar programin universitar Mastër për Udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeve. - Kopja e dokumentit të identitetit (ID)
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion shëndetësor i licencuar më të cilin dëshmohet gjendja e tijfsaj shëndetësore.
- Deshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë iJe dënuar për krime dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët.
- Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimorë.
- Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidatifja nuk ka qenë më asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike.
- Protfolon profesionale me dëshmi sipas udhëzuesve në shtojcën formularin H të këtij UA.
- Certifikatën e lindjes.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 25.03.2021 deri më datë 08.04.2021
Kandidatët e interesuar i marrin formularët e kërkesave në Qendrën për Shërbim të
Qytetarëve në hyrje të ndërtesës së Komunës zyra Nr.100.
Kërkesën bashkë me dokumentacion të nevojshëm e dorëzojnë në të njejtën zyrë.
Vërejtje: Dokumentat e pakompletuara dhe ato të arritura pas afatit nuk do të shqyrtohen.