Drejtor/e në SHFMU

dragash logo min e1558652293568
Komuna e Dragashit
Publikuar më
17/05/2021
Qyteti
Dragash
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 067 L-114, Kapitullit V nenit 67 dhe 68, e në bazë Udhëzimit Administrativ (MASH) Nr:15172020 për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit dhe Zëvendës Drejtorit të Institucionit Publik Edukativo- Arsimor dhe Aftësues Parauniversitar në Republikën e Kosovës , Procedurat e Zgjedhjes dhe Emërimit , Përfundimit të Kontratave dhe Emërimit të Përkohshme, Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash, shpall:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

  1. Titulli i vendit tëpunës: Drejtor në Shkollat fillore të mesme të ulëta (Shfmu)

Nr. | Shkolla | Vendi | Titulli  mbikëqyrsit | Llojii i pozitave | Titulii punës  | Koeficienti | Orë në javë | Kohëzgjatja e emrimit

  1. Shfmu | Samidin Emini” | Kuk | Drejtor i Arsimit  | Jo i karrierës | Drejtor | 7.8 | 40 | 4 (katër) vite
  2. Shfmu | “Restelica” | Restelic | Drejtor i Arsimit  | Jo i karrierës | Drejtor | 7.8 | 40 | 4 (katër) vite
  3. Shfmu | Svetlost |  Krushevë) | Drejtor i Arsimit  | Jo i karrierës | Drejtor | 7.8 | 40 | 4 (katër) vite
  4.  Shfmu | Zenuni | Brod| Drejtor i Arsimit  | Jo i karrierës | Drejtor | 7.8 | 40 | 4 (katër) vite
  5. Shfmu | Shaban Shabani | Llopushnik | Drejtor i Arsimit  | Jo i karrierës | Drejtor | 7.8 | 40 | 4 (katër) vite
  6. Shfmu | 9 Maj | Rapç | Drejtor i Arsimit  | Jo i karrierës | Drejtor | 7.8 | 40 | 4 (katër) vite

Institucioni: Komuna e Dragashit
Departamenti, Drejtoria: Drejtoria e Arsimit
Lloji i pozitës: Jo karrierës
Numri i Pozitave: Një(1) pozita
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit
Grada, Koeficienti: Koeficienti -7.8
Orët e punës: 40
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite

Qëllimi i vendit të punës

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.

Detyrat Kryesore:

  • Zbatimi i ligjshmërisë në fushën e arsimit
  • Zhvillimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për aktivitetin e drejtorisë
  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës
  • Aftësimin e personelit në Institucion
  • Planifikimin dhe shfrytëzimin racional te buxhetit,
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlikuara të praktikës
  • Caktimine masave disiplinore ndaj nxënësve
  • Planifikimin, udhëheqjen dhe koordinimin të gjitha aktiviteteve në Institucion
  • Çështjete tjera që rregullohen përmes ligjeve,udhëzimet administrative në fuqi dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim

Kushtet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës,
  • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit,
  1. Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim(kualifikimi prej 300 ECTS, së
    paku 5 vite të shkollimit universitar)
  2. Master arsimor ( kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar)
  3. Katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
  4. Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
  • Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve,
  • Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT sipas rekomandimit KSHL
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukative -arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës:
  1. Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë
  2. Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në niveleve tjera
  3. Tri 8) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor.

Për shkollat profesionale të AAP dhe Qendrat e Kompetencës, kandidati, ja duhet të jetë me përgatitje profesionale tëprofileve përkatëse të institucionit ku konkurron.

Dokumentet e nevojshme:

  • Certifikata e lindjes
  • Diploma e fakultetit-masterittë kryer për nivelin përkatës
  • Dëshminë për përvojën e punës
  • Portofolin profesionale
  • Letërreferencë nga një institucion publik -kredibil (si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë).
  • Letrate referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake
  • Planin zhvillimor të institucionit edukativo arsimore dhe aftësuese për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12: Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësori licencuar me të cilën dëshmohet gjendja e tij) saj shëndetësore
  • Dëshminë se nuk është nën hetime
  • Kopja e letërnjoftimit.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data14,05.2021 deri me 28.05.2021.Të gjithë kandidatët e
interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në DKA, apo ti shkarkojnë nga vveb
faqja zyrtare e Komunës së Dragashit dhe portali shtetëror
https://konkursi.rks-gov.net/ dhe të plotësuara ti dorëzojnë në DKA zyra nr.5.

Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.1272018 të datës
10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzojë çdo
aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Listime të ngjashme

Drejtor/e në SHFMU   Mamushë
18/06/2021