Drejtor/e në SHFMU

Komuna e Pejës
Publikuar më
26/02/2021
Qyteti
Pejë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Kapitullit V nenit 67 dhe 68, si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2019, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucioneve edukativo – arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e Arsimit në Pejë, shpall:

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS 

Titulli i vendit të punës; Drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU)

SHFMU ‘Rilindja’ Trestenik.
Institucioni: Komuna e Pejës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria e Arsimit
Lloji i pozitës: Jo karrierës
Numri i pozitave: Një (një) pozitë
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit
Grada/Koeficienti: - 7.8
Orët e punës: 40 orë
Kohëzgjatja e emërimit: 4 (katër) vite 

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo-arsimor.

Detyrat Kryesore:

  • Zbatimi i ligjshmërisë në fushën e arsimit;
  • Zhvillimin e një plani afatgjatë për aktivitetin e drejtorisë;
  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore,
  • Aftësimin e personelit në Institucion,
  • Planifikimin dhe shfrytëzimin racional të buxhetit,
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit,
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informimit për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlikuara të praktikës,
  • Caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve,
  • Planifikimin, udhëheqjen dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve në institucion,
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për

Kushtet dhe shkathtësitë e kërkuara: 

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës,
  • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit,
  1. Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsimi (kualifikimin prej 330 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar),
  2. Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 4 vite shkollim universitar),
  3. Katërvjeçar (kualifikim prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
  4. .Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar),
  • Të ketë licencës të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve,
  • Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsimi të aprovuar nga MASHT, sipas rekomandimit KSHL,
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukative – arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës,
  1. Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë,
  2. Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në nivele tjera,
  3. Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për

Dokumentet e nevojshme që kërkohen: 

  1. Certifikata e lindjes,
  2. Diploma e fakultetit të kryer për nivelin përkatës,
  3. Dëshmi mbi përvojën e punës,
  4. Portofolin profesional ,
  5. Letër referencë nga një institucion publik kredibile ( si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë),
  6. Letrat e referencës duhet të ketë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake,
  7. Planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 5, fonti i shkronjave 12, Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it,
  8. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar më të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore,
  9. Dëshmi që nuk është nën hetime,
  10. Kopja e letërnjoftimit.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 26.02.2021 deri më datë 12.03.2021

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe të plotësuara të dorëzohen pranë Qendrës për Shërbim me Qytetar në Komunën e Pejës.

Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohën vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me Udhëzimin Administrativ, Nr. 12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kushte të konkursit.

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi-rks-gov.net

Listime të ngjashme

12/04/2021
06/04/2021