Drejtor/e në SHFMU (4)

drenas logo e1558609641693
Komuna e Drenasit
Publikuar më
21/05/2021
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 5 të Ligjit Nr. 037L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nenit
20 paragrafi 1 të Ligjit Nr.047-032 për Arsimin Parauniversitar, nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06JOL-114 për Zyrtarët Publikë, si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ (MASHT) Nr.15172020 për detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit dhe Zv.Drejtorit të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm, Komuna e Drenasit, bënë këtë:

RISHPALLJE TE KONKURSIT
Për plotësimin e vendeve të punës:

1. Drejtor në SHFMU”Shotë Galica” në Abri të Epërme

2. Drejtor në SHFMU”Fazli Grejqevci” në Vasilevë

3. Drejtor në SHFMU”Gani Sylaj” në Poklek të Ri dhe

4. Drejtor në SHFMU”Dëshmoret e Qëndresës IT” në Tërstenik

Institucioni: Komuna e Drenasit
Departamenti Drejtoria: Drejtoria e Arsimit
Lloji i pozitës: Jo karrierës
Numri i Pozitave: Katër (4) pozita
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtorati i Arsimit
GradaKoeficienti: Koeficienti - 7.8
Orët e punës: 40
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite, me mundësi vazhdimi

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.

Detyrat Kryesore:

  1. Zbatimi i ligjshmërisë në fushën e arsimit
  2. Zhvillimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për aktivitetin e drejtorisë,
  3. Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës
  4. Aftësimin e personelit në Institucion:
  5. Planifikimin dhe shfrytëzimin racional te buxhetit,
  6. Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit,
  7. Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlikuara të praktikës:
  8. Caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve:
  9. Planifikimin, udhëheqjen dhe koordinimin të gjitha aktiviteteve në Institucion,
  10. Çështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim
  11. Detyra tjera te caktuara sipas U.A. (MASHT) Nr.15172020.

Kushtet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës,
  • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit,
  • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim(kualifikimi prej 330 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar)
  • Master arsimor ( kualifikimi prej 300 ECTS, së paku $ vite të shkollimit universitar)
  • Katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
  • Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve ,
  • Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për
    udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT sipas rekomandimit KSHL.
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukative — arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës,.

Dokumentet e kërkuara:

  • Kopja e letërnjoftimit,
  • Diplomen e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (e noterizuar- vërtetuar)
  • Diploma duhet të jetë e profilit arsimor, në bazë të nrormativit profesional për arsimin e
    përgjithshëm,
  • Çertifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja e tijfsaj shëndetësore:
  • Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë ife dënuar për krime, ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët,
  • Dëshminë për përvojen e punës, katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor,
  • Konceptin e planit zhvillimor të institucionit edukativo — arsimor për të cilin ka konkuruar.
    Koncepti duhet të bazohet në fushat e cilësisë në arsim dhe të ketë 5-10 faqe tekst (një faqe për një fushë) me hapësirë 1., fonti i shkronjave 12, arial). Koncepti dorëzohet si pjesë e portofolios, por është edhe pjesë përbërëse kryesore e intervistes:
  • Letërreferencë me përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake nga një institucion publik-kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë dhe individ me të cilët ka punuar ngushtë në programe të ndryshme për arsim):
  • Letër motivuese për vendin e punës ku konkurron:
  • Portofolion profesionale:
  • Kandidatifja për drejtor nuk mund të jetë në funksion udhëheqës politik gjatë tri viteve para
    aplikimit — dëshmohet edhe me Deklaratën për Betim,
  • Biografinë/Currikulum Vitae (CV):
  • Licencën e mësimdhënësit, ose dëshminë se është në proces të të marrjes së licencës:
  • Diplomë/certifikatë për menaxhim dhe udhëheqje në arsim:
  • Dokumentet e dorëzuara duhet të jenë origjinale edhe të vlefshme.

Ruajtja e vendit të punës:

Drejtorëve të institucioneve edukativo — arsimore të cilëve u është ndërprerë kontrata e punës në arsim, u ruhet vendi i punës në institucionet shkollor brenda komunës në profilin përkatës si personel edukativo — arsimor sipas U.A.(MASHT) Nr.15172020.

Informata të përgjithshme :

Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10,11,12 në
Komunën e Drenasit. Për të marrë një kopje të Planit aktual zhvillimor në instititucionet e lartëcekura edukativo-arsimore, kandidati duhet t'i drejtohet Drejtorit të shkollës, ose personit të cilin e ka autorizuar KDSH. Data e njoftimit në vveb faqen, konkursi.rks-gov.net, është prej dt, 20.04.2021 deri me dt: 19.05.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 20.05.2021 deri me datën 03.06.2021. Përveq vveb faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në vveb-faqe zyrtare të Komunës. Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme