Drejtor/e në SHFMU

hani i elezit e1610131295562
Komuna e Hanit të Elezit
Publikuar më
18/02/2021
Qyteti
Hani i Elezit
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68 ,Ligjit të Punës Nr.03/L- 212 nenit 8, Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068 nenit 5, Ligjit për Arsim Parauniversitar Nr.04/L-032 nenit 20 dhe neni 35 , Udhëzimit Administrativ nr.151/2020 Për Detyrat dhe Përgjegjësit e Drejtorit dhe të Zëvendësdrejtorit të Institucionit Publik Edukativo-Arsimor dhe Aftësues Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Proceduart e Zgjedhjes dhe Emërimit, Përfundimit të Kontratëes dhe Emërtimit të Përkohshëm, Drejtoria për Arsimit, Kulturë,Rini dhe Sport në Komunën e Hanit të Elezit shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

  • Titulli i vendit të punës: Drejtor/esh në SHFMU “Ilaz Thaçi” Hani i Elezit
  • Institucioni: Komuna Hani i Elezit
  • Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
  • Lloji I pozitës: Jo karrierës
  • Numri I Pozitave: një (1)
  • Titulli I mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit
  • Grada/Koeficienti: A-7.8
  • Orët e punës: 40
  • Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite, (me mundësi vazhdimi)

Qëllimi I vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.

Detyrat Kryesore;

  • Përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit;
  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës;
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e informatave në arsim dhe respektimin e kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuar për përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollorë;
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlersimin, disiplinën në instuticionin edukativo-arsimor dhe qështjet tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe puntorët tjerë të arsimit;
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatmit të kurrikulës;
  • Mbështetjen dhe mbikqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpuntorve profesional të institucionit edukativo-arsimor, si dhe mekanizmave tjerë, të institucionit arsimor që kanë rol në vlersimin e përfermancës së instuticionit dhe menagjimin e cilësis së punës së institucionit;
  • Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të institucionit edukativo-arsimor(KDSH), Këshillin e Prindërve,Këshillin e Arsimtarve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo-arsimor;
  • Raporton së paku dy herë në vitë para KDSH-së;
  • Siguron ambient të sigurtë dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në instutucionin edukativo-arsimor, duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Ruajtjen e dokumenteve dhe te dhënave, siq parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH);
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit për arsmin parauniversitar,akteve nenligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregulllorja e komunës për arsim;

Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

Të kenë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithëm dhe normativit për arsim profesional në fuqi:

  • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim,(kualifikimin prej 300 ECTS së paku 5 vite të shkollimit universitar);
  • Master arsimor(kualifikimi prej 300 ECTS 5 vite te shkollimit universitar);
  • Katërvjeqar(kualifikimi prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS/ 4 vite të shkollimit universitar);

Të kenë licencë të rregullt të mesimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve;

Të ketë të përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovës,të aprovuar nga MASH, sipas rekomandimit të KSHLM;

Të ketë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;

Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor;

Dokumentet e nevojshme:

  • Diplomën e fakultetit tё kryer për nivelin përkatës të kualifikimit (kopje të vërtetuara);
  • Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje,administrim ose menagjim në arsim,të bazuar në standarde e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë;
  • Kandidati/ja që ka përfunduar programin universitar Master për udhëheqje,administrim ose menaxhim në arsim,në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim,ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeeve;
  • Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  • Dëshminë se nuk është nën hetime;
  • Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
  • Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike;

Portfolio profesionale duhet të përmbajë;

  1. Biografinë e shkurtër;
  2. Konceptin e Planit Zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor, bazuar në pesë fushat e cilësisë së performancës së shkollës (5- 10 faqe). Koncepti duhet të ketë 5-10 faqe tekst(minimum një faqe për një fushë të cilësis) me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12, Arial).Koncepti i PZH është pjesë përbërse e intervistës që realizohet nga komisioni pëzgjedhës;
  3. Certifikata që dëshmojnë përfundimin e programeve të zhvillimit profesional në fushën e administrimit, menagjimit dhe udhëheqjes, si dhe dëshmitë e tjera që elaborojnë përfundimin dhe realizimin e pjesëve të programit dhe demonstrojn shkathtësite e fituara;
  4. Certifikatat që dëshmojnë përfundimin e suksesshëm të programeve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve si dëshmi tjera rreth realizimit të atyre programeve;
  5. Letër motivuese për pozitën që aplikon;
  6. Dëshmi për aktivitete tjera në proceset e zhvillimit të arsimit (zhvillimi i kurrikulave, udhëheqja e programeve të zhvillimit profesional,pjesmarrja dhe kontributi në konferenca etj.)
  7. Dëshmi nga përvoja parprake në menagjim (shembuj të projektve, shembuj të shkrimeve nga fusha e mengjimit,shembuj të plane për zhvillimin e institucionit edukativo-arsimor që janë zhvilluar dhe /apo impementuar me udhëheqjen apo kontributin tuaj konkret);
  8. Dëshmi nga përvoja paraprake në mësimdhënje (shembuj të planeve të mësimit, shembuj të projektve, kopje të punimeve, mirenjohje ejt);
  9. Letër referencë me përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake nga një institucion publik – kredibil drejtëpërdrejt e lidhur me punën e kandidatit dhe për konkursin përkatës (si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Instuticionit Edukativ-Arsimor, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë dhe individë me të cilët ka punuar ngushtë në programe dhe projekte të ndryshme për arsim).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 18.02.2021 deri 04.03.2021 (16:00).

Tё gjithë kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit e marrin pranë Qendrës për Shërbime me Qytetarë nё Han të Elezit kati I (pare) dhe të plotësuar e dorëzojnë në të njëjtin vend.

Dokumentacioni I kandidatëve tё cilët nuk I plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tёshqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe në për kolegjet private Brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Konkursi dhe rezultatet shpallne në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe në tabelën e shpalljeve.

Listime të ngjashme

Drejtor/e në SHFMU   Pejë e re
26/02/2021
Drejtor/e në SHFMU   Kamenicë
22/02/2021