
Përshkrimi
Në bazë të nenit 8, 67 dhe 68 të Ligjit nr. 06/L- 114 për Zyrtarët Publik, nenit 20 të Ligjit nr. 04/l-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe të Udhëzimit administrativ të MASHTI nr. 151/2020 për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit dhe të Zëvendësdrejtorit të Institucionit Publik Edukativo - Arsimor dhe Aftësues |Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Procedurat e Zgjedhjes dhe Emërimit, Përfundimit të Kontratës dhe Emërimit të Përkohshëm, shpall:
K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
- Titulli i vendit të punës : Drejtor në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza” në Prizren
- Lloji i vendit të punës: Me afat të caktuar, me orar të plotë
- Numri i pozitave: Një (1) pozitë
- Kategoria funksionale: Nivel drejtues
- Koeficienti: 8.4
- Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (4 vite)
- Qëllimi i vendit të punës: Udhëheqja, menaxhimi dhe mbikëqyrja e institucionit edukativo-arsimor.
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS :
- Menaxhimi dhe administrimi i përgjithshëm i institucionit;
- Hartimi i planit vjetor të punës dhe planit zhvillimor të institucionit arsimor dhe raportet vjetore të punës;
- Përdorimi efikas dhe efektiv i sistemit për menaxhimin e informatave në arsim dhe respektimi i kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimeve dhe afateve të përcaktuara për përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollor;
- Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin, disiplinën në institucionin edukativo-arsimor dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë në arsim;
- Mbështetja dhe mbikëqyrja e zbatimit të kurrikulës;
- Mbështetja dhe mbikëqyrja e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë të institucionit edukativo-arsimor, si dhe mekanizmave tjerë të institucionit arsimor që kanë rol në vlerësimin e performancës dhe menaxhimin e cilësisë së punës së institucionit;
- Bashkëpunimi me këshillin drejtues të institucionit edukativo- arsimor (KDSH;
- Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo- arsimor;
- Raporton së paku dy herë në vit para KDSH;
- Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi;
- Ruajtja e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI);
- Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit për arsim parauniversitar, akteve nënligjore të miratuara nga MASHTI dhe obligimet që dalin nga rregulloret e QB.
Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik:
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotëroj njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:
- Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit: Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikim prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
- Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar);
- Katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar)
- Bachelor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
- Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësit;
- Të kenë përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, të aprovuar nga MASHTI sipas rekomandimeve të KSHLM;
- Të ketë përvojë pune në procesin edukativo- arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
- Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për drejtor në arsimin e mesëm të lartë
Kandidati duhet të posedoj dhe të dëshmoj dokumentet në vijim:
- Diplomat e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit;
- Certifikatat për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë.
- Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, (në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim kandidati/ja ofron dëshminë e diplomës Master për udhëheqje;
- Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i
- licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
- Dëshminë se kandidati nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
- Dëshmi të përvojës së punës në procesin edukativo- arsimor;
- Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike;
- Portfolio profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të UA, nr. 151/2020 për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit dhe të Zëvendësdrejtorit të Institucionit Publik Edukativo - Arsimor dhe Aftësues |Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Procedurat e Zgjedhjes dhe Emërimit, Përfundimit të Kontratës dhe Emërimit të Përkohshëm;
- Dokumentacioni i aplikimit përcaktohet më lartë, dorëzohet në kopje fizike në zyrën dhe afatin e përcaktuar në konkurs publik;
- Kandidati/ja në një konkurs publik ka të drejtë të aplikoj në një e më shumë shkolla. Në raste të tilla, përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon.
- Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë të nostrifikuar diplomat nga MASHTI.
Afati dhe mënyra e aplikimit
30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 11.04.2022 deri me 25.04.2022.
Formulari i aplikimit i plotësuar ( merret në uebfaqe të MASHTI (https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/aplikacioni.pdf).
Dokumentet duhet të jenë kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinali do të kërkohet me rastin e intervistimit
Informata të sakta dhe të vërteta konsiderohen vetëm ato informata që dëshmohen me dokumente ( jo ato që janë të deklaruara pa dëshmi)
Kandidatët, dokumentet duhet ti dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e pakompletuara nuk shqyrtohen (refuzohen).