
Përshkrimi
Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68 ,Ligjit të Punës Nr.03/L- 212 nenit 8,Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068 nenit 5, Ligjit për Arsim Parauniversitar Nr.04/L-032nenit 20 dhe 35 , Udhëzimit Administrativ nr.151/2020 Për Detyrat dhe Përgjegjësit e Drejtorit dhe të Zëvendësdrejtorit të Institucionit Publik Edukativo-Arsimor dhe Aftësues Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Proceduart e Zgjedhjes dhe Emërimit, Përfundimit të Kontratëes dhe Emërtimit të Përkohshëm, Drejtoria për Arsimit, Kulturë,Rini dhe Sport në komunën e Hanit të Elezit shpallë:
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS
- Titulli i vendit të punës: Drejtor/esh në Institucionin Parashkollor (IP)
- Institucioni: Komuna Hani Elezit
- Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
- Lloji I pozitës: Jo karrierës
- Numri I Pozitave: një (1)
- Titulli I mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit
- Grada/Koeficienti: A-7.8
- Orët e punës: 40
- Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite, (me mundësi vazhdimi)
Qëllimi I vendit të punës:
Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.
Detyrat Kryesore;
- Përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit;
- Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës;
- Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e informatave në arsim dhe respektimin e kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuar për përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollorë;
- Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlersimin, disiplinën në instuticionin edukativo-arsimor dhe qështjet tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe puntorët tjerë të arsimit;
- Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatmit të kurrikulës;
- Mbështetjen dhe mbikqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpuntorve profesional të institucionit edukativo-arsimor, si dhe mekanizmave tjerë, të institucionit arsimor që kanë rol në vlersimin e përfermancës së instuticionit dhe menagjimin e cilësis së punës së institucionit;
- Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të institucionit edukativo-arsimor(KDSH), Këshillin e Prindërve,Këshillin e Arsimtarve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo-arsimor;
- Raporton së paku dy herë në vitë para KDSH-së;
- Siguron ambient të sigurtë dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në instutucionin edukativo-arsimor, duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi;
- Ruajtjen e dokumenteve dhe te dhënave, siq parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH);
- Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit për arsmin parauniversitar,akteve nenligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregulllorja e komunës për arsim;
Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të kenë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithëm dhe normativit për arsim profesional në fuqi:
- Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim,(kualifikimin prej 300 ECTS së paku 5 vite të shkollimit universitar);
- Master arsimor(kualifikimi prej 300 ECTS 5 vite te shkollimit universitar);
- Katërvjeqar(kualifikimi prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
- Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS/ 4 vite të shkollimit universitar);
Të kenë licencë të rregullt të mesimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve;
Të ketë të përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovës,të aprovuar nga MASH, sipas rekomandimit të KSHLM;
Të ketë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor;
Dokumentet e nevojshme:
- Diplomën e fakultetit tё kryer për nivelin përkatës të kualifikimit (kopje të vërtetuara);
- Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje,administrim ose menagjim në arsim,të bazuar në standarde e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë;
- Kandidati/ja që ka përfunduar programin universitar Master për udhëheqje,administrim ose menaxhim në arsim,në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim,ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeeve;
- Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
- Dëshminë se nuk është nën hetime;
- Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
- Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike;
Portfolio profesionale duhet të përmbajë;
- Biografinë e shkurtër;
- Konceptin e Planit Zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor, bazuar në pesë fushat e cilësisë së performancës së shkollës (5- 10 faqe). Koncepti duhet të ketë 5-10 faqe tekst(minimum një faqe për një fushë të cilësis) me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12, Arial).Koncepti i PZH është pjesë përbërse e intervistës që realizohet nga komisioni pëzgjedhës;
- Certifikata që dëshmojnë përfundimin e programeve të zhvillimit profesional në fushën e administrimit, menagjimit dhe udhëheqjes, si dhe dëshmitë e tjera që elaborojnë përfundimin dhe realizimin e pjesëve të programit dhe demonstrojn shkathtësite e fituara;
- Certifikatat që dëshmojnë përfundimin e suksesshëm të programeve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve si dëshmi tjera rreth realizimit të atyre programeve;
- Letër motivuese për pozitën që aplikon;
- Dëshmi për aktivitete tjera në proceset e zhvillimit të arsimit (zhvillimi i kurrikulave, udhëheqja e programeve të zhvillimit profesional,pjesmarrja dhe kontributi në konferenca etj.)
- Dëshmi nga përvoja parprake në menagjim (shembuj të projektve, shembuj të shkrimeve nga fusha e mengjimit,shembuj të plane për zhvillimin e institucionit edukativo-arsimor që janë zhvilluar dhe /apo impementuar me udhëheqjen apo kontributin tuaj konkret);
- Dëshmi nga përvoja paraprake në mësimdhënje (shembuj të planeve të mësimit, shembuj të projektve, kopje të punimeve, mirenjohje ejt);
- Letër referencë me përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake nga një institucion publik – kredibil drejtëpërdrejt e lidhur me punën e kandidatit dhe për konkursin përkatës (si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Instuticionit Edukativ-Arsimor, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë dhe individë me të cilët ka punuar ngushtë në programe dhe projekte të ndryshme për arsim).
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 18.02.2021 deri 04.03.2021 (16:00).
Tё gjithë kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit e marrin pranë Qendrës për Shërbime me Qytetarë nё Han të Elezit kati I parë dhe të plotësuar e dorëzojnë në të njëjtin vend.
Dokumentacioni I kandidatëve tё cilët nuk I plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tёshqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.
Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe në për kolegjet private Brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Konkursi dhe rezultatet shpallne në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe në tabelën e shpalljes.