Drejtor/e në Institucionin Parashkollor (4)

64x64 komuna peje
Komuna e Pejës
Publikuar më
30/05/2021
Qyteti
Pejë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Kapitullit V nenit 67 dhe 68, si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 151/2020, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucioneve edukativo – arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e Arsimit në Pejë, shpall:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

Titulli i vendit të punës; Drejtor I Institucionit Parashkollor - Kopshtit “Pëllumbat e Paqes” në Pejë

Institucioni: Komuna e Pejës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria e Arsimit
Lloji i pozitës: Jo karrierës
Numri i pozitave: Katër (4) pozitë
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit
Grada/Koeficienti: - 7.8
Orët e punës: 40 orë
Kohëzgjatja e emërimit: 4 (katër) vite 

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo-arsimor.

Detyrat Kryesore: 

  • Duke ju nënshtruar përgjegjësive ndaj MASHT-it, Komunës dhe Këshillit të Shkollës, Drejtori/esha, është përgjegjës për organizimin e procesit mësimor dhe planit të punës, objektivat, vlerësimin dhe administrimin e përgjithshëm të Qerdhës,
  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo – arsimor dhe raportet periodike apo vjetore për mbarëvajtjen e punës në institucion,
  • Përdorimin efektiv dhe efikas të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës, sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit,
  • Udhëheqë punën e përgjithshme në kopsht të bazuar në ligjet, rregulloret, udhëzimet administrative, rekomandimet dhe vendimet e Drejtorisë së Arsimit,
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës,
  • Përgjigjet për të gjitha aktivitetet e edukatoreve dhe personeli profesional të Qerdhës,,
  • Kujdeset për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithëve në institucion,
  • Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga Komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH),
  • Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucion, duke përfshirë edhe aplikimin e masave disiplinore ndaj fëmijëve/nxënësve,
  • Planifikimin, udhëheqjen dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve në institucion,
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për

Kushtet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës,
  • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit,
  • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsimi (kualifikimin prej 330 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar),
  • Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 4 vite shkollim universitar),
  • Katërvjeçar (kualifikim prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar),
  • Të ketë licencës të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve,
  • Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsimi të aprovuar nga MASHT, sipas rekomandimit KSHL,
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukative – arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës,
  • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë,
  • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në nivele tjera,
  • Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për

Dokumentet e nevojshme që kërkohen:

  • Certifikata e lindjes,
  • Diploma e fakultetit të kryer për nivelin përkatës,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Portofolin profesional ,
  • Letër referencë nga një institucion publik kredibile ( si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë),
  • Letrat e referencës duhet të ketë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake,
  • Planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12, Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it,
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar më të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore,
  • Dëshmi që nuk është nën hetime,
  • Kopja e letërnjoftimit.

Informata të përgjithshme:

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në Qendrën për Shërbim me Qytetar në Komunën e Pejës, (sporteli i pranimit kati përdhese)

Data e njoftimit në ueb faqen: konkursi.rks-gov.net, mbetet i hapur 15 ditë nga data 29.05.2021 deri më datë 13.06.2021. Përveç ueb faqes unike të procedurave të konkurrimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks- gov.net/peje/category/konkursey-njoftimet/.

Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohën vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me Udhëzimin Administrativ, Nr. 12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kushte të konkursit.

Listime të ngjashme