Drejtor/e në Institucionin Parashkollor (3)

64x64 gjilan komuna
Komuna e Gjilanit
Publikuar më
25/09/2020
Qyteti
Gjilan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, si dhe nё bazë tё Udhëzimit Administrativ nr.15/2019, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit tё institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e Arsimit nё Gjilan, shpall :

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

  1. Titulli i vendit të punës: Drejtor në Institucionin Parashkollor (IP)
    1. IP- “Integj” – Gjilan
    2. IP- “Ardhmëria I”- Gjilan
    3. IP- “Bozhuri”- Shillovë

Institucioni: Komuna e Gjilanit
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria e Arsimit
Lloji i pozitës: Jo karrierës
Numri i Pozitave: tri (3) pozita
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit
Grada/Koeficienti: Koeficienti – 7.8
Orët e punës: 40
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.

Detyrat Kryesore:

  • Zbatimi i ligjshmërisë në fushën e arsimit
  • Zhvillimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për aktivitetin e drejtorisë;
  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës
  • Aftësimin e personelit në Institucion;
  • Planifikimin dhe shfrytëzimin racional te buxhetit;
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit;
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlikuara të praktikës;
  • Caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;
  • Planifikimin, udhëheqjen dhe koordinimin të gjitha aktiviteteve në Institucion;
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim

Kushtet:

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës,
  • Tё kenë tё kryer arsimin universitar të nivelit;
  1. Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim(kualifikimi prej 330 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar)
  2. Master arsimor ( kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar)
  3. Katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
  4. Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)

Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve ,

  • Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT sipas rekomandimit KSHL
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukative – arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës:
  1. Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë:
  2. Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në niveleve tjera:
  3. Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor.

Dokumentet e nevojshme:

  • Certifikata e lindjes;
  • Diploma e fakultetit tё kryer për nivelin përkatës;
  • Dëshminë për përvojën e punës;
  • Portofolin profesionale;
  • Letër referencë nga një institucion publik – kredibil (si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë).
  • Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
  • Planin zhvillimor të institucionit edukativo arsimore dhe aftësuese për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12: Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it;
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  • Dëshminë se nuk është nën hetime;
  • Kopja e letërnjoftimit.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 26.10.2020 deri 09.11.2020 (16:00).

Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Gjilan.

Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Rezultatet shpallne në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

19/10/2020
Asistent/e   Prishtinë
15/10/2020
12/10/2020
12/10/2020