
Përshkrimi
RN00008893
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 27/04/2022
Afati për aplikim: 27/05/2022 - 06/06/2022
Bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 02/L-057 për Institucionet e Kulturës, neni 10 i Statuti I.Nr. 06/168672 të datës 31 janar 2017 për Galerinë e Arteve në Pejë, dhe Udhëzimi Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport shpall :
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS
- Titulli i vendit të punës: Drejtor në Galerinë e Artit në Pejë - GAP.
- Institucioni: Komuna e Pejës
- Drejtoria: Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
- Lloji i pozitës: I karrierës
- Numri i Pozitave: Një (1) pozita
- Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i DKRS
- Grada/Koeficienti: Koeficienti – 7.5
- Orët e punës: 40
- Kohëzgjatja e emërimit: pa afat
Qëllimi i vendit të punës:
- Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e galerisë së arteve.
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Organizon, bashkërendon, mbikëqyrë dhe raporton për veprimtarin e galerisë së arteve, të drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport;
- Harton planin vjetor të punës për vitin kalendarik;
- Mbikëqyr dhe menaxhon programet kulturore - koncertet, orë letrare, debate, tribuna, promovime, shfaqje të cilat organizohen në hapësirën e galerisë;
- Siguron qasje të lirë në informim dhe ofron shërbime të barabarta për të gjithë qytetarët;
- Ndërton dhe menaxhon marrëdhëniet reciproke me institucionet tjera kulturore;
- Ushtron edhe detyra tjera me autorizimin e eprorit, si dhe mban përgjegjësi të tjera në përputhje me kontratën e Punës, dispozitat ligjore dhe aktet tjera, të cilat kanë të bëjnë GAP.
Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik;
- Të jetë shtetas të Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kualifikimi dhe përvoja;
- Diplomë Universitare – Akademia e Arteve
- Ë ketë sa paku katër (4) vite përvojë pune;
- Aftësi për të udhëhequr një ekip ose grup punuese;
- Aftësi negociuese dhe bindëse për të përfaqësuar interesin e institucionit;
- Të ketë fleksibilitet në analizimin dhe vlerësimin e çështjeve;
- Të jetë në gjendje të punoj në presion, të ketë etikë dhe integritet të lartë në punë;
- Dëshminë se nuk është nën hetime; 8. Kopja e letërnjoftimit
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 27.05.2022 deri 11.06.2022 (16:00).
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t'i marrin aplikacionet dhe të plotësuara të dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim me Qytetarë në Pejë.
Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.
Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr. 12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.