Drejtor/e në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit

64x64 50x50 republika e kosoves e1610568046502
Kuvendi i Republikës së Kosovës
Publikuar më
06/05/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e Drejtorit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit

Sipas Ligjit nr. 05/L - 042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, me Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, udhëheq drejtori. Drejtori zgjidhet për mandat pesë (5) vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat.

Kandidati për drejtor të  Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, duhet të plotësojë kushtet si në vijim:

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të këtë së paku diplomë universiteti  katër (4) vjeçar ose master;
  • të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, mbi gjashtë (6) muaj burgim;
  • të ketë integritet të lartë moral;
  • të ketë së paku tre (3) vjet përvojë pune profesionale.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Letra motivuese;
  • Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  19.05.2021,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217).

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypurnë recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronikefaqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 211-182, 038 211-648 dhe  044 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

link icon Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme