Drejtor/e i Shkollës Fillore

vushtrri
Komuna e Vushtrrisë
Publikuar më
08/10/2020
Qyteti
Vushtrri
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, si dhe nё bazë tё Udhëzimit Administrativ nr.15/2019, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit tё institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e Arsimit nё Vushtrri, shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit;

Titulli i vendit të punës: Drejtor/e i Shkollës Fillore (SHF).

  1. Drejtor në SHF “Mustafë Venhari” - Vushtrri;
  2. Drejtor në SHF “Naim Frashëri” -

Lloji i pozitës: Jo karrierës;
Numri i Pozitave: Dy (2);
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Drejtorisë për Arsim;
Grada/Koeficienti: Koeficienti - 7.8;
Orët e punës: 40;
Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vite;

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.

Detyrat Kryesore:

  • Përgatitja e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës;
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimi ne kodeve të ndërlidhura të praktikës, sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit shkollor;
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin e mësimdhënësve, disiplinën në institucionin edukativo-arsimor dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit;
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiviteteve profesionale dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo-arsimor;
  • Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të Shkollës (KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo-arsimor;
  • Raporton dy herë në vit para KDSH;
  • Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucionin edukativo-arsimor, duke përfshirë edhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;
  • Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave siç parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT);
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për

Kushtet:

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës,
  • Tё kenë tё kryer arsimin universitar të nivelit;
  1. Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimi prej 330 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
  2. Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
  3. Katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar);
  4. Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar);
  • Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve,
  • Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT sipas rekomandimit KSHL;
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukativo – arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
  1. Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë;
  2. Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët e niveleve tjera;
  3. Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor.

Dokumentet e nevojshme:

  • Certifikata e lindjes;
  • Diploma e fakultetit tё kryer për nivelin përkatës;
  • Dëshminë për përvojën e punës;
  • Portofolin profesionale;
  • Letër referencë nga një institucion publik – kredibil (si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë).
  • Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
  • Planin zhvillimor të institucionit edukativo arsimore dhe aftësuese për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12: Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it;
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  • Dëshminë se nuk është nën hetime;
  • Kopja e letërnjoftimit.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 09.11.2020 deri 23.11.2020.

Tё gjithë kandidatët e interesuar, duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrës për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Listime të ngjashme