
Përshkrimi
Bazuar, ne Nenin 67 dhe 68 te Ligjit për Zyrtaret Publik të Republikës së Kosovës Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës, Nr. 02/L-57, Ligjin për Teatrot, Nr. 04/L - 106 dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07 /2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Gjilanit shpall:
SHPALLJE E REKRUTIMIT
Titulli i vendit të punës: Drejtor i Teatrit të Qytetit
- Institucioni: Komuna e Gjilanit
- Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për kulturë, rini dhe sport
- Lloji i pozitës: Nëpunës i shërbimit publik
- Numri i pozitave: (1) një
- Titulli i mbikëqyresit: Drejtori i DKRS
- Grada/Kofeficienti: 9.5
- Lloji i emërimit: Me mandat
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- bën menaxhimin financiar, administrativ, teknik dhe promovues të teatrit;
- zbaton vendimet e Këshillit drejtues të teatrit;
- propozon organizimin e brendshëm të teatrit tek Këshilli drejtues;
- përfaqëson teatrin brenda dhe jashtë vendit;
- propozon buxhetin vjetor para Këshillit drejtues;
- kërkon, aplikon dhe negocion për marrjen e donacioneve;
- mbikëqyrë të hyrat dhe shpenzimet buxhetore si dhe të donacioneve;
- negocion dhe nënshkruan kontratat dhe marrëveshjet me artistë të pavarur dhe me palë tjera;
- menaxhon mirëmbajtjen dhe sigurimin e ndërtesës së teatrit;
- menaxhon bashkëpunimin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
- për punën e tij i përgjigjet Këshillit drejtues të teatrit;
- kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj dhe statut të teatrit;
Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik;
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse,
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale me dashje,
- Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga pozita e zyrtarit publik
Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:
- Diplomë universiteti nga fusha e teatrit ose lëmi të përafërta të kulturës;
- Të ketë 5 vite përvojë pune profesionale;
- Të zotëroj njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me ligjin për gjuhët,
- Njohuri të punës me kompjuter, Word, Excel, power point, etj;
- Të ketë shkathtësi të mira menaxhuese, komunikuese dhe ndër njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punoj me orar fleksibil të punës dhe në grupe;
- Të ketë aftësi të mira për ruajtjen dhe zhvillimin e kontakteve brenda dhe jashtë teatrit.
Rregullimi i mandatit: bazuar në nenin 13 paragrafi 3 të Ligjit për Teatrot nr. 04/L-106, mandati i Drejtorit të përgjithshëm të teatrit është 4 (katër) vite me mundësi rizgjedhjeje.
Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (fotokopje) si vijon:
- Dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar (Nëse kandidati ka të mbaruar shkollimin jashtë shtetit, diploma duhet të jetë e nostrifikuar nga MASHT)
- Dëshmi mbi përvojën e punës
- Dokumentin e identifikimit
- Çertifikatën se nuk është nën hetime
Procedura e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar
Komuna e Gjilanit i ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe i mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë drejtë përfaqësim proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike si në nivel qendror njashtu edhe atë lokal
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 21.04.2022 deri me 05.05.2022.
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes Ueb faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës.
Dokumentet e fotokopjuara mund të tërhiqen në afat prej 30 ditësh nga dita e përfundimit të procedurës konkurruese, pas këtij afati të njëjtat nuk kthehen.
Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/