Drejtor/e i/e SHMLP

rahovec e1601100650626
Komuna e Rahovecit
Publikuar më
11/02/2021
Qyteti
Rahovec
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mbështetur në nenin 5,pika d, të Ligjit nr.03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, në nenin 20 ,paragrafi 1 të Ligjit nr. 04/L-32 Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ të MASHT-it nr.151/2020 të datës 22.12.2020, Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec shpall:

KONKURS

Për plotësimin i vendit të punës Drejtor/eshë në:

  1. SHMLP”Selajdin Mullaabazi-Mici” në Rahovec

Kushtet që duhet ti plotësojnë kandidatët/et për të marrë pjesë në konkurs:

Kandidati/ja i/e interesuar për konkurim në vendin e punës për drejtor/eshë shkolle duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsimin e përgjithshëm dhe normativit për arsimin profesional në fuqi;
    • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikim prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
    • Master arsimor (kualifikim prej 300 ECTS/ 5 vite të shkollimit universitar);
  • Katërvjeçar (kualifikim prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
  • Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit administrativ për licencim të mësimdhënësve;
  • Të ketë të përfunduar me sukses një program të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, të aprovuar nga MASH, sipas rekomandimit të KSHLM;
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
    • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor, për kandidatët/et për drejtor/eshë në arsimin e mesëm të lartë;
    • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor, për kandidatët/et për drejtor/eshë në nivelet tjera dhe
    • Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor, për kandidatët/et për zëvendësdrejtor/eshë.
  • Për shkollat profesionale të AAP dhe Qendrat e Kompetencës, kandidati/ja, duhet të jetë me përgatitje profesionale të profileve përkatëse të institucionit ku

Kandidati/ja duhet të posedojë dhe dëshmojë dokumentet si në vijim:

  • Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit;
  • Certifikatën pë kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë.
    • Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master në udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të
  • Kopjen e dokumentit të identifikimit (ID)
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja shëndetësore;
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime dhe dëshminë se nuk keni qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
  • Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
  • Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive
  • Portfolion profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të A.151/2020.
  • Certifikatën e lindjes
  • Dokumentacioni i aplikimit, i përcaktuar në paragrafin 1.7. të këtij neni së bashku me formularin e aplikimit i cili merret në DKA, dorëzohen në kopje fizike po ashtu në DKA.

Afati i aplikimit fillon nga data, 11.02.2021 dhe zgjat 15 ditë kalendarike dhe atë deri më datë, 25.02.2021, deri në ora 16.00.

  • Kandidati/ja në këtë konkurs publik, ka të drejtë të aplikojë në një e më shumë Në raste të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon.
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta

Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit/eshës në IEAAP.

  1. Drejtori/esha ei/e IEAAP, ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë:
    • Përgatitjen e Planit Vjetor, Planit Zhvillimor të Institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës;
    • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e informative në arsim(SMIA) dhe respektimin e kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuara për përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollor;
    • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin, disiplinën në institucionin edukativo-arsimor dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë më mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit;
    • Mbështetjen dhe mbikqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
    • Mbështetjen dhe mbikqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo-arsimor si dhe mekanizmave tjerë të tinstitucionit që kanë rol në vlerësimin e performancës së institucionit dhe menaxhimin e cilësisë së punës së institucionit;
    • Bashkëpunimin me Këshillin Drejtues të institucionit edukativo-arsimor (KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo-arsimor;
    • Raporton së paku dy herë në vit para KDSH-së;
    • Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucionin edukativo-arsimor, duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi;
    • Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave siç parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH);
    • Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit pë arsimin parauniversitar, akteve nënligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Drejtor/e SHFMU (2)   Kaçanik e re
01/03/2021
26/02/2021
Drejtor/e në SHFMU   Kamenicë
22/02/2021
20/02/2021