
- 1 listim aktiv (shiko)
Përshkrimi
Në bazë të nenit 5 të Ligjit Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, në nenin 20 paragrafi 1 të Ligjit nr. 04/-032, Ligji për Arsimin Parauniversitar, Kapitullit V neni 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06/0L-114 për Zyrtarët Publik, Udhëzimit Administrativ të MASH-it Nr.151/2020, Drejtoria e Arsimit Komuna e Mitrovicës së Jugut, shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës:
- Drejtor i SHML teknike “ Arkitekt Sinani ” në Mitrovicë
Lloj i pozitës : Jokarrjerës;
Numri i pozitave : (1) një
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Drejtorisë për Arsim
Grada/Koeficienti- 8.4;
Orët : 40 ;
Kohëzgjatja e emërimit : Katër vite
Qëllimi i vendit të punës:
Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo – arsimor.
Kushtet:
Kushtet që duhet ti plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs janë:
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
- Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit;
- Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
- Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar);
- Katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
- Bachelor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
- Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve ose të jetë në procedurë të licencimit;
- Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim dhe menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT-i, sipas rekomandimit të KSHLM;
- Të kenë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
- Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor;
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
Drejtori/esha i/e IEAAP, ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë:
- Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo – arsimor dhe raportet periodike apo vjetore për mbarëvajtjen e punës në institucion;
- Përdorimin efektiv dhe efikas të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës, sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit shkollor;
- Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin e mësimdhënësve, disiplinën në institucionin edukativo – arsimor dhe çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë nga stafi mbështetës i shkollës;
- Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
- Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativ-arsimor, si dhe mekanizmave tjerë të institucionit arsimor që kanë rol në vlerësimin e performancës së institucionit dhe menaxhimin e cilësisë së punës së
- Bashkëpunon me Këshillin drejtues të institucionit edukativo-arsimor (KDSH), Këshillin Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo- arsimor;
- Raporton së paku dy herë në vit para KDSH;
- Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucion, duke përfshirë dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;
- Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH);
- Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit për arsimin parauniversitar, akteve nënligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim.
Dokumentet e kërkuara:
- Kopja e identitetit personal apo letërnjoftimit;
- Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit (e noterizuar- vërtetuar);
- Certifikatën për kryerje me sukses të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikes profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë;
- Kandidati/ja që ka përfunduar programin universitar Master për udhëheqje arsimore, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës Master në këtë fushë të studimeve;
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajit e fundit nga një institucion publik shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
- Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
- Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo - arsimor;
- Konceptin e planit zhvillimor të institucionit edukativo – arsimor për të cilin ka konkurruar. Koncepti duhet të bazohet në fushat e cilësisë në arsim dhe të ketë 5-10 faqe tekst (një faqe për një fushë) me hapësirë 1., fonti i shkronjave 12, arial). Koncepti dorëzohet si pjesë e portfolios, por është edhe pjesë përbërëse kryesore e intervistës;
- Portofolin profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formulari H të UA të MASHT-it 151/2020;
Ruajtja e vendit të punës:
Drejtorëve të institucioneve edukativo – arsimore të cilëve u është ndërprerë kontrata e punës në arsim, u ruhet vendi i punës në institucionet shkollor brenda komunës në profilin përkatës si personel edukativo – arsimor.
Informata të përgjithshme :
Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10 në Komunën e Mitrovicës.Për të marrë një kopje të Planit aktual zhvillimor në instititucionet e lartëcekura edukativo-arsimore, kandidati duhet t’i drejtohet Zyrtarit administrativ të shkollës, ose personit të cilin e ka autorizuar KDSH. Data e njoftimit në veb faqen; konkursi.rks- gov.net është prej dt; 24.02.2021 deri me dt;25.03.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 26.03.2021 deri me datën 09.04.2021. Përveq veb faqes unuike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks- gov.net/mitroviceejugut/ Dokumentet e dërguara pas afatit dhe atotë pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni