Drejtor/e i/e RTK – TV

rtk kosove e1558652317876
Radio Televizioni i Kosovës
Publikuar më
18/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 35 të Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës Nr. 04/L-046, RTK rishpallë:

KONKURS

Për plotësimin e pozitës:

  • Drejtor i RTK – TV 

Drejtori i RTK – TV:

  • Drejtori i RTK - TV duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera relevante;
  • Drejtori i RTK - TV duhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë;
  • Drejtori i RTK - TV emërohet nga Bordi i Drejtorëve, përmes konkursit publik dhe në bazë të rekomandimit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së;

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Menaxhimi i veprimtarisë së RTK-TV, në pajtim me Ligjin e RTK-së, Statutin e RTK-së, dhe Kodin Etik të RTK-së;
  • Administrimi dhe menaxhimi i RTK-TV, duke siguruar funksionim efektiv dhe efikas;
  • Përgatitja e planit vjetor programor, i cili përmban vëllimin edhe strukturën e programit dhe është në përputhje me mundësitë financiare të RTK-së;
  • Përgatitja e raportit vjetor mbi përmbushjen e planit programor për nivelin e shikueshmërisë së RTK-TV, posaçërisht për emisionet e reja;
  • Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit të punës në njësinë programore të RTK-TV;
  • Përgjegjës për transmetimin e programit në tërësi si dhe për transmetimin e reklamave sipas kornizës ligjore;
  • Mbikëqyrja e përmbushjes së planit programor me numër minimal të ekzekutuesve;
  • Mbikëqyrja e arsimimit dhe zhvillimit të kuadrove të reja me perspektivë;
  • Zhvillimi i bisedave të rregullta vjetore në njësitë programore;
  • Udhëheqja dhe përfaqësimi i njësive programore të RTK-TV;
  • Përgatitja e normativave dhe standardeve programore;
  • Përgatitja e strategjive zhvillimore për njësitë programore të RTK-TV;
  • Sigurimi i cilësisë programore sipas strukturës së programit të përcaktuar me ligj;
  • Përcjellja e menaxhimit të mjeteve financiare për çdo emision, duke përllogaritur çmimin për një minutë të programit;
  • Organizimi, përpilimi dhe nënshkrimi i të gjitha dokumenteve mbi afarizmin financiar të njësisë programore të RTK-TV, përfshirë edhe pagesën e punës me honorar;
  • Përgatitja e emisioneve të reja me shkallën paraprakisht të përcaktuar të shikueshmërisë;
  • Vlerësimi i shikueshmërinë dhe statistikave programore;
  • Mbikëqyrja e arkivimit të materialit programor;
  • Kryerja e punëve të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm.

I punësuari për punën e vet në cilësinë e Drejtorit të RTK -TV i përgjigjet dhe i raporton Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së dhe Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm.

Kushtet që duhen plotësuar:

  • Kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës;
  • Të paktën 5 vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë);
  • Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë, regjion dhe më gjerë;
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
  • Aftësi udhëheqëse dhe komunikuese;
  • Standard të lartë të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar;
  • Njohje të gjuhës serbe dhe të gjuhës angleze;
  • Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
  • Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
  • Njohuri e programeve MS Word, Excel dhe të tjera;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • Përkushtim ndaj shërbimit publik të

Në bazë të Ligjit për RTK-në, Drejtor i RTK-TV nuk mund të emërohet personi, i cili:

  1. mban post publik te zgjedhur (funksionarët publik);
  2. ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri (3) viteve të fundit;
  3. ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave ose
  4. është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • një CV,
  • një kopje të letërnjoftimit,
  • një letër motivuese,
  • tri referenca,
  • dëshmitë e kualifikimit,
  • dëshmi që nuk është nën hetime, të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit, si dhe
  • aplikacionin, i cili duhet të shkarkohet nga web faqja e RTK-së, rtklive.com.

Bashkëngjitur me këtë dokumentacion, kandidati duhet të dorëzojë edhe një projekt lidhur me synimet zhvillimore të RTK - TV (deri në 3 faqe).

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes internet adresës konkurs@rtklive.com, deri më datë 30.09.2020 në orën 16:00.

Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.

Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Shpallja e plote.