
Përshkrimi
Në bazë të ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, Kapitulli V neni 67 dhe 68 ,si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2020 për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së Drejtorit të QKMF Kamenicë, dhe nenit 14 të Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare – Kamenicë, Komuna e Kamenicës shpallë këtë:
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
DREJTORIA E SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE
- Pozita: Drejtor i Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare Kamenicë
- Koeficienti : H - 944/1
- Lloji i pozitës : Me afat të caktuar (mandat 4 vjeçar)
- Kategoria Funksionale: Nivel drejtues
- Orari i Punës: 40 orë në javë
- Titulli i Mbikqyrësit: Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
- Siguron Ligjshmërinë dhe punën profesionale në QKMF,e cila duhet të udhëhiqet në pajtim me dispozitat e Statutit të QKMF-së;.
- Është përgjegjës për përkujdesjen efektive të Shëndetësisë parësore për të gjithë banorët e Komunës së Kamenicës;
- Në pajtim me Politikën shëndetësore ,Ligjin për Shëndetësi në Kosovë dhe Strategjinë e Kujdesit parësorë shëndetësorë i propozon Drejtorit të Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale planin e punës dhe buxhetin e QKMF-së,për vitin vijues;
- Kujdeset për udhëheqjen e përditshme të procesit të punës;
- Kujdeset për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të personelit të QKMF-së;
- Kontribuon në zhvillimin e sistemit të informimit shëndetësorë të QKMF-së;
- Ushtron të drejta dhe autorizime dhe mban përgjegjësi të tjera në përputhje me dispozitat ligjore dhe aktet tjera që kanë të bëjnë me implementimin e Mjekësisë
KUSHTET:
- Aftësi të plotë për përmbushjen e detyrave të vendit të punës, me orar të plotë pa kufizime dhe pengesa ligjore;
- Përgatitje universitare: Fakulteti i Mjekësisë- Specialist i mjekësisë familjare,
- Aftësi të mira analitike dhe komunikuese;
- Të ketë përvojë pune nga fusha e menaxhimit dhe zbatimit të mjekësisë familjare;
- Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme;
- Njohuri të punës me kompjuter;
- Aftësi të tjera që shërbejnë për kryerjen e detyrave të punës dhe raport kolegial në marrëdhënie të punës.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PER APLIKIM:
- Dokumentet personale;
- Diplomë universitare;
- Licencë pune e lëshuar nga organi kompetent;
- Dëshmi për përvoje pune në shëndetësi;
- Vërtetim mbi gjendjen shëndetësore të lëshuar nga institucioni publik shëndetësore.
Data e shpalljes së Konkursit: 09.01.2021 deri më 24.01.2021
Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Kamenicë.
Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.
Rezultatet shpallen ne linkun: https://konkursi.rks-gov.net/