Drejtor/e i/e QKMF

komuna obiliq 1 e1558652436109
Komuna e Obiliqit
Publikuar më
12/07/2021
Qyteti
Obiliq
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të ligjit për Zyrtarët Publik me Nr. 06JL-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, si dhe në bazë të
Udhëzimit Administrativ Nr. 0472020 për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së Drejtorit dhe nenit 18 e 19 të Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare — Obiliq, Autorizimit të Kryetarit të Komunës, II-257 të datës 08.06.2021 Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shpallë këtë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Pozita: Drejtor i QKMF-Komuna e Obiliq
Koeficienti: H - 94411
Lloji i pozitës: Me afat të caktuar (mandat 4 vjeçar)
Kategoria Funksionale: Nivel drejtues
Orari i Punës: 40 orë në javë
Titulli i Mbikëqyrësit: Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale
Data e Njoftimit : 09.06.2021
Afati për aplikim : 15 ditë nga data 09.07.2021 deri me dt. 23.07.2021

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • Siguron Ligjshmërinë dhe punën profesionale në QKMF, e cila duhet të udhëhiqet në pajtim me dispozitat e Statutit të QKMF-së
  • Është përgjegjës për përkujdesjen efektive të Shëndetësisë parësore për të gjithë banorët e Komunës së Obiliqit
  • Në pajtim me Politikën shëndetësore, Ligjin për Shëndetësi në Kosovë dhe Strategjinë e Kujdesit parësor shëndetësor i propozon Drejtorit të Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale planin e punës dhe buxhetin e QKMF-së për vitin vijues:
  • Kujdeset për udhëheqjen e përditshme të procesit të punës
  • Kujdeset për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të personelit të QKMF-së
  • Kontribuon në zhvillimin e sistemit të informimit shëndetësor të QKMF-së
  • Ushtron të drejta dhe autorizime dhe mban përgjegjësi të tjera në përputhje me dispozitat ligjore dhe aktet tjera që kanë të bëjnë me implementimin e Mjekësisë Familjare.

KUSHTET:

  • Aftësi të plotë për përmbushjen e detyrave të vendit të punës, me orar të plotë pa
    kufizime dhe pengesa ligjore
  • Përgatitje universitare: Fakulteti i Mjekësisë- Specialist i mjekësisë familjare
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikuese
  • Të ketë pesë vite ( 5 ) përvojë pune nga fusha e menaxhimit dhe zbatimit të mjekësisë familjare
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme
  • Njohuri të punës me kompjuter
  • Aftësi të tjera që shërbejnë për kryerjen e detyrave të punës dhe raport kolegial në marrëdhënie të punës.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PER APLIKIM:

  • Dokumentet personale
  • Diplomë universitare - Specialist i mjekësisë familjare
  • Licencë pune e lëshuar nga organi kompetent
  • Certifikata që nuk është nën hetime nga Gjykata
  • Dëshmi për përvoje pune në shëndetësi
  • Vërtetim mbi gjendjen shëndetësore të lëshuar nga institucioni publik shëndetësor.

Informata të përgjithshme:

Aplikacionet merren dhe dorëzohen së bashku me dokumentet e kompletuara në Qendrën për Shërbim me Qytetar në Komunën e Obiliqit.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit.

Listime të ngjashme

17/09/2021
15/09/2021
15/09/2021