Drejtor/e i/e QKMF

64x64 komuna peje
Komuna e Pejës
Publikuar më
26/06/2021
Qyteti
Pejë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të neni 67 dhe 68 ligjit Kapitulli V, të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2020 Kujdesi Parësor Shëndetësor, neni 21 dhe Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare - Pejë Nr.400-153594/16 të dt.29.01.2016, Drejtoria për Shëndetësi, shpall këtë:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS 

Pozita: Drejtor i Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare - QKMF-së - Pejë
Koeficienti : H-944/1
Lloji i pozitës : Me afat të caktuar (mandat 4 vjeçar)
Kategoria Funksionale: Nivel drejtues Orari i Punës: 40 orë në javë
Titulli i Mbikëqyrësit: Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • Siguron Ligjshmërinë dhe punën profesionale në QKMF-së, e cila duhet të udhëhiqet në pajtim me dispozitat e Statutit të QKMF-së;.
  • Është përgjegjës për përkujdesjen efektive të Shëndetësisë parësore për të gjithë banorët e Komunës së Pejës;
  • Në pajtim me Politikën shëndetësore, Ligjin për Shëndetësi në Kosovë dhe Strategjinë e Kujdesit parësorë shëndetësorë i propozon Drejtorit të Drejtoratit të Shëndetësisë, planin e punës dhe buxhetin e QKMF-së, për vitin vijues;
  • Kujdeset për udhëheqjen e përditshme të procesit të punës;
  • Kujdeset për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të personelit të QKMF-së;
  • Kontribuon në zhvillimin e sistemit të informimit shëndetësorë të QKMF-së;
  • Ushtron të drejta dhe autorizime dhe mban përgjegjësi të tjera në përputhje me dispozitat ligjore dhe aktet tjera që kanë të bëjnë me implementimin e Mjekësisë

KUSHTET: 

  • Aftësi të plotë për përmbushjen e detyrave të vendit të punës, me orar të plotë pa kufizime dhe pengesa ligjore;
  • Përgatitje universitare: Fakulteti i Mjekësisë - Specialist i mjekësisë familjare,
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikuese;
  • Të ketë 5 vite përvojë pune nga fusha e menaxhimit dhe zbatimit të mjekësisë familjare;
  • Njohja e gjuhëve të huaja e dëshirueshme;
  • Njohuri të punës me kompjuter;
  • Aftësi të tjera që shërbejnë për kryerjen e detyrave të punës dhe raport kolegjiale në marrëdhënie të punës.

Dokumentet e Kërkuara:

  • Dokumentet personale;
  • Diplomë universitare;
  • Licencë pune e lëshuar nga organi kompetent;
  • Dëshmi për përvoje pune në shëndetësi;
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime;
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (për arsye të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve kërkohet në fund të procedurës së rekrutimit vetëm nga kandidati më i suksesshëm)

Informata të përgjithshme:

 Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në Qendrën për Shërbim me Qytetar në Komunën e Pejës, (sporteli i pranimit kati përdhese)

Data e njoftimit në ueb faqen: konkursi.rks-gov.net, mbetet i hapur 15 ditë nga data 28.06.2021 deri  më datë 12.07.2021.  Përveç ueb faqes unike të procedurave të konkurrimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks- gov.net/peje/category/konkursey-njoftimet/. 

Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohën vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me Udhëzimin Administrativ, Nr. 12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kushte të konkursit.

Listime të ngjashme

Doktor Stomatolog   Malishevë
30/07/2021
30/07/2021
29/07/2021
26/07/2021