Drejtor/e i/e QKMF

komuna malisheve e1558789653457
QKMF Malishevë
Publikuar më
23/05/2021
Qyteti
Malishevë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114,Udhëzimit Administrativ nr. 04/2020 për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe nenit 14 të Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare- Malishevë. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shpall këtë:

KONKURS
PËR PLOTSIMIN E VENDIT TË PUNËS.

Pozita: Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare- Malishevë
Institucioni: Komuna e Malishevës
Kategoria Funksionale Nivel drejtues
Numri i Pozitave (1) një.
Titulli i mbikëqyrësit Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Grada/ Koeficienti H -3- 944/1
Kohëzgjatja e emërimit Me kohë të caktuar (mandat 4 vjeçar).
Orari i Punës 40 orë në javë

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS: 

  • Siguron Ligjshmërinë dhe punën profesionale në QKMF, e cila duhet të udhëhiqet në pajtim me dispozitat e Statutit të QKMF-së’
  • Është përgjegjës për përkujdesjen efektive të Shëndetësisë parësore për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës.
  • Në pajtim me Politikën Shëndetësore, Ligjin për Shëndetësi në Kosovë dhe Strategjinë e Kujdesit Parësor Shëndetësor, i propozon Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale planin e punës dhe buxhetin e QKMF-së për vitin
  • Kujdeset për udhëheqjen e përditshme të procesit të punës.
  • Kujdeset për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të personelit të QKMF-së
  • Kontribuon në zhvillimin e sistemit të informimit shëndetësor të QKMF-së.
  • Ushtron të drejta dhe autorizime dhe mban përgjegjësi të tjera në përputhje me dispozitat ligjore dhe aktet e tjera që kanë të bëjnë me implementimin e Mjekësisë

KUSHTET:

  • Aftësi të plotë për përmbushjen e detyrave të vendit të punës, me orar të plotë pa kufizime dhe pengesa
  • Përgatitje universitare: Fakulteti i Mjekësisë- Specialist i mjekësisë
  • Aftësi të mira analitike dhe
  • Të ketë përvojë pune nga fusha e menaxhimit dhe zbatimit të mjekësisë familjare.
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme.
  • Njohuri të punës me
  • Aftësi të tjera që shërbejnë për kryerjen e detyrave të punës dhe raport kolegial në marrëdhënie

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM: 

  • Dokumentet personale:
  • Diplomë universitare- Specialist i mjekësisë Familjare:
  • Licencë pune të lëshuar nga organi kompetent:
  • Certifikatën që nuk është nën hetime nga Gjykata:
  • Dëshmi për përvojë pune në shëndetësi:
  • Vërtetim mbi gjendjen shëndetësore të lëshuar nga institucioni publik shëndetësor (pas përzgjedhje nga Komisioni).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë.

Aplikacionet dorëzohen nga data 20.05.2021 deri me dt: 04.06.2021 Aplikacionet merren dhe dorëzohen ne Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (ditëve të punës prej: 08 deri ora 16).

Të gjithë kandidatët të cilët i kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegje private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këtë pozitë duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Rezultatet shpallen në linkun: http://konkursi.rks-gov.net

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.

Listime të ngjashme