
Përshkrimi
RN00008723
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 29/03/2022
Afati për aplikim: 28/04/2022 - 12/05/2022
Në bazë të ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, Kapitulli V neni 67 dhe 68, si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2020 për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së Drejtorit të QKMF Kamenicë, dhe nenit 14 të Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare – Kamenicë, Komuna e Kamenicës shpallë këtë:
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
DREJTORIA E SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE
Pozita: Drejtor i Qendrës Kryesore te Mjekësisë Familjare Kamenicë
Grada : H-3
Koeficienti : H-944/1
Lloji i pozitës : Me afat të caktuar (mandat 4 vjeçar)
Kategoria Funksionale: Nivel drejtues
Orari i Punës: 40 orë në javë
Titulli i Mbikqyrësit: Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
- Menaxhon punën e përgjithshme të QKMF-së dhe cakton objektivat dhe zhvillon planet e punës për përmbushjen e këtyre objektivave; 20%
- Menaxhon stafin e QKMF-së dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore; 15%
- Analizon dhe vlerëson cilësinë e shërbimeve shëndetësore që i ofrohen pacientëve me qëllim të zbatimit të ndryshimeve për rritjen së efikasitetit në punë dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore; 10%
- Siguron mbikëqyrjen efektive të shpenzimeve (duke përfshirë edhe shpenzimet komunale) për nevojat e QKMF, në përputhje me Ligjin për menaxhimin e financave publike, Ligjin për buxhetin si dhe legjislacionin tjetër sekondar; 10%
- Harton orarin e punës për personelin mjekësor të QKMF (përfshirë edhe kujdestaritë) duke u siguruar që ky orar i punës (përfshirë edhe kujdestaritë) respektohet në përpikëri, duke u siguruar ndarje të barabartë të përgjegjësive te personelit mjekësor dhe administrativ të QKMF; 10%
- Siguron furnizimin me barëra dhe medikamente të nevojshme për mbarëvajtjen e punës së QKMF me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët; 15%
- Merr pjesë në planifikimin për ndërtimin e Qendrave të mjekëseve familjare nëpër lagje dhe fshatra të komunës; 10%
- Harton raportin vjetor të punës (përfshirë edhe raportim financiar) dhe të njëjtin e dërgon për aprovim në Drejtorinë komunale për Shëndetësi; 10%
- Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara; 5%.
KUALIFIKIMI, KUSHTET DHE SHKATHTËSITË E KËRKUARA:
- Diplomë universitare në fushën e mjekësisë së përgjithshme, 5 vite përvojë pune profesionale
- Njohuri dhe përvojë në fushën e ofrimit të shërbimeve në shëndetin primar;
- Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
- Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
- Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
- Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore, largim nga një pozitë e zyrtarit publik sipas ligji.
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internet)
DOKUMENTET E NEVOJSHME PER APLIKIM:
Dokumentet personale;
- Diplomë universitare;
- Licencë pune e lëshuar nga organi kompetent;
- Dëshmi për përvoje pune në shëndetësi;
- Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
- Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal);
- Vërtetim mbi gjendjen shëndetësore të lëshuar nga institucioni publik shëndetësor.
Data e shpalljes së Konkursit: 27.04.2022-12.05.2022
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t'i marrin aplikacionet dhe të plotësuara të dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim me Qytetarë në Kamenicë. Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.
Rezultatet shpallen ne linkun: https://konkursi.rks-gov.net/