
Përshkrimi
RN00008577
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 10/03/2022
Afati për aplikim: 12/04/2022 - 26/04/2022
Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Safet Idrizi”, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, rishpall:
K O N K U R S
Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Safet Idrizi”- Vushtrri
Titulli i vendit të punës:
- Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. “Safet Idrizi” në Vushtrri.
Numri i pozitave: Një (1);
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale; Grada/Koeficienti: 12-H3;
Kohëzgjatja e kontratës: Katër (4) vite, me mundësi rizgjedhje edhe për një mandat tjetër;
Orët e punës: 40.
Kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të QKMF
1. Drejtori i QKMF është përgjegjës për të siguruar ligjshmërinë në punë dhe afarizmin e QKMF-së, si dhe për punën profesionale të QKMF-së e cila duhet të organizohet dhe udhëhiqet në pajtim me dispozitat e Statutit dhe akteve tё tjera normative.
2. Drejtori i QKMF-së është përgjegjës për përkujdesjen efikase dhe efektive të shëndetësisë parësore publike për të gjithë banorët e Komunës së Vushtrrisë dhe përgjigjet për detyrat që vijojnë:
2.1. Në pajtim me Politikën Shëndetësore, Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125 dhe SSSh, UA për KPSh, Drejtori i QKMF-së i propozon për miratim, Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Planin e Punës dhe Buxhetin e QKMF-së për vitin vijues;
2.2. Drejtori është përgjegjës për implementimin e Planit të burimeve njerëzore;
2.3. Nën mbikëqyrjen dhe autorizimin e Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale zbaton buxhetin e QKMF;
2.4. Ёshtё përgjegjës për udhëheqjen e përditshme të procesit të punës në QKMF;
2.5. Avancon punën ekipore;
2.6. Mundëson Zhvillimin e Vazhdueshëm Profesional dhe trajnimin e personelit të QKMF;
2.7. Menaxhon implementimin e standardeve të cilësisë;
2.8. Kontribuon nё zhvillimin dhe zbatimin e sistemit të informimit shëndetësor të QKMF-së.
3. Programi i punës së QKMF-së realizohet duke u bazuar në politikat zhvillimore të sistemit shëndetësor të hartuara nga MSH.
4. Në programin vjetor të punës duhet të përcaktohen objektivat, aktivitetet dhe rezultatet e pritura në QKMF si:
4.1. Plani vjetor i punës;
4.2. Organizimi dhe udhëheqja;
4.3. Burimet njerëzore;
4.4. Plani financiar;
4.5.Raportet e punës mujore, vjetore dhe raportet financiare.
5.Për kryerjen e punëve të tij, drejtori i QKMF i përgjigjet Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale.
Procedurat për Emërimin:
Kandidati/ja i/e cila konkurron për këtë vend të punës përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të ketë të përfunduar;
- Të jetë Mjek Specialist nga Mjekësia Familjare;
- Të ketë licencë valide të Mjekut Specialist nga Mjekësia Familjare;
- Përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë përvojë të dëshmuar në procesin e implementimit të mjekësisë familjare ose kandidatët me shkollim profesional në fushën e menaxhimit shëndetësor;
- Kandidati për Drejtor duhet t’i ketë 5 vite përvojë pune në sistemin shëndetësor publik prej tyre 3 vite përvojë pune në pozita menaxheriale.
Dokumentet e nevojshme:
- Ekstrakti i lindjes (kopje);
- Diploma e Fakultetit të Mjekësisë – Drejtimi i Përgjithshëm dhe Certifikatën e Specializimit (kopje);
- Dëshmi mbi përvojën e punës duke përfshirë edhe dëshminë për përvojën në pozita menaxheriale;
- Licenca e punës (kopje);
- Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (Origjinali);
- Letërnjoftimi (kopje).
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 12.04.2022-26.04.2022.
Paraqitja e kërkesave
Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444.
Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.