Drejtor/e i/e përgjithshëm (SHKK)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Drejtësisë
Publikuar më
11/11/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

RN00007733
Lloji i rekrutimit: Pranim i hapur
Data e njoftimit: 12/10/2021
Afati për aplikim: 11/11/2021 - 25/11/2021

Në bazë të nenit 40, paragrafi 2 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik dhe nenit 6 paragrafi 1.4 i Rregullores  Nr.15/2020 për pranim, vlerësim dhe disiplinë të nivelit të lartë drejtues, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve  Publikë, shpallë: 

Konkurs 

Pranim i hapur 

*Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar 

Titulli i pozitës së punës Drejtor i përgjithshëm (2)
Klasa e pozitës Drejtues i Lartë 2
Kohëzgjatja e emërimit 4 Vjeçar/Godine
Koeficienti/Paga 1171,18
Nr. i kërkuar 1
Data e njoftimit 12/10/2021
Afati për aplikim 11/11/2021 - 25/11/2021
Institucioni Ministria e Drejtësisë - Shërbimi Korrektues i Kosovës
Departamenti Zyra e drejtorit te Përgjithshëm
Divizioni
Vendi i punës
Nr. i Referencës RN00007733
Kodi i procedurës RPC0001322 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Mbështet dhe ofron këshilla të nivelit të lartë për titullarin e institucionit dhe Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me  fushë veprimtarinë e agjencisë ekzekutive;  
  • Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e agjencisë dhe siguron funksionim efikas të saj, si dhe menaxhon  nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të agjencisë;  
  • Siguron zbatimin e legjislacionit dhe vendimeve që ndërlidhen me agjencinë, si dhe zgjidhjen e problemeve të  ndryshme dhe komplekse që ndikojnë në realizimin e objektivave të agjencisë; 
  • Propozon buxhetin për agjencinë dhe siguron ekzekutimin e tij sipas legjislacionit për menaxhimin e financave  publike, si dhe identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve;  
  • Harton planin e punës, plane veprimi dhe raportin vjetor të performancës së agjencisë;  Organizon punën dhe përcakton detyrat sipas departamenteve dhe siguron një klimë bashkëpunimi dhe  gjithëpërfshirëse të stafit dhe promovon zhvillimin e kapaciteteve njerëzore;  
  • Përfaqëson agjencinë me autorizim të titullarit të institucionit në takime dhe forume brenda dhe jashtë vendit në  fushat dhe çështjet e ndërlidhura me mandatet dhe funksionet e agjencisë; 
  • Kryen edhe çdo detyrë dhe përgjegjësi tjetër që i caktohet me Ligj apo i delegohet shprehimisht nga titullari i  institucionit. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje; Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to, në  fushat e: Menaxhmentit, Drejtësisë apo Sigurisë. 
  • Kualifikime të posaçme formale:nuk ka kërkesa të posaçme formale për këtë pozitë. 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, duke përfshire së paku pesë (5) vite  përvoje pune në pozita drejtuese.  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Aftësi të larta organizative, drejtuese dhe menaxhim strategjik;  
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve, kërkesave dhe afateve kohore përmes aftësive të nivelit të lartë analitik dhe  zgjidhjes së problemeve;  
  • Njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë të agjencisë/institucionit, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe  të shërbimit civil;  
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur  marrëdhënie besimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon;  
  • Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses një sërë projektesh të agjencisë. 

Kërkesa specifike 

  • të mos jetë anëtarë i ndonjë partie politike; 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Mendimi strategjik;  
  • Lidership; 
  • Mendimi kreativ;  
  • Zgjidhja e problemeve;  
  • Orientimi kah rezultatet;  
  • Komunikimi;  
  • Menaxhimi;  
  • Përshtatja;  
  • Puna në ekip;  
  • Zhvillimi i vetës dhe i tjerëve;  
  • Integriteti. 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Aplikacioni i cili plotësohet online me rastin e aplikimit (konsiderohet si CV dhe vlerësohet nga Komisioni); Kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;  vërtetim/dëshmi për përvojën e punës; 
  • letër motivimi.; 
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit; 
  • kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës; 
  • dëshmi nga institucioni ku punon që nuk ka masë disiplinore; 
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me  dashje jo më të vjetër se gjashte (6) muaj nga data e lëshimit; 
  • deklaratë me shkrim që nuk është anëtar i ndonjë partie politike; 
  • Si dhe çdo dokument që vërteton plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit  dhe të deklaruara në aplikacion.? 

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak 

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet, do të shpallet më së largu deri më datën 10/12/2021, në portalin e  rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim – maksimumi 35 pikë 
  • Vlerësimi i biografisë – maksimumi 15 pikë 
  • Intervista – maksimumi 50 pikë 

Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar  

  • Lista e kandidateve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së largu deri më datën 09/01/2022, në  portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email,SMS dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Mënyra e aplikimit 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil  të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme