Drejtor/e i/e Përgjithshëm në Filharmoninë e Kosovës

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
22/01/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar , në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës, Ligjin Nr. 02/L-59 për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës dhe Statutin e Filharmonisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall:

KONKURS

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Titulli i punës: Drejtor i Përgjithshëm
Institucioni: Filharmonia e Kosovës
Kategoria funksionale / Koeficienti: 10
Numri i referencës: 10/2020
I përgjigjet: Këshillit Drejtues të Filharmonisë së Kosovës
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Këshillit Drejtues të Filarmonisë së Kosovës përmbush detyrat e poshtëshënuara:

  1. Udhëheq punën e Filharmonisë së Kosovës;
  2. Përfaqëson dhe përgjigjet për veprimtarinë materiale-financiare si dhe ligjshmërinë dhe afarizmin e Filharmonisë së Kosovës;
  3. Miraton programin vjetor të punës me pëlqimin paraprak të Këshillit Drejtues;
  4. Propozon dhe nxjerr aktin për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës dhe aktin për shpërndarjen e pagave, të cilin e miraton Këshilli Drejtues;
  5. Merr vendime në lidhje me marrëdhënien e punës së punëtorëve në pajtim me ligjin;
  6. Ka të drejtë dhe detyrë të merr pjesë në punën e Këshillit Drejtues dhe komisioneve e trupave të tjera, pa të drejtë vote;
  7. Mbikëqyr punën dhe aktivitetet artistike të trupave artistike dhe këshillëdhënëse (të përhershme dhe të përkohshme), në pajtim me Ligjin;
  8. Kryen edhe punë të tjera lidhur me ecurinë e punëve të Filharmonisë, në pajtim me kete ligj dhe me akte të tjera nënligjore.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë:

    • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
    • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
    • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
    • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
    • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
    • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Drejtor i Filharmonisë zgjedhet personi me përgatitje profesionale universitare në fushën e muzikës, ose nga lamitë e tjera të përafërta të kulturës, si dhe me përvojë e aftësi udhëheqëse;
  2. Duhet të ketë shtatë (7) vite përvojë pune, duke përfshirë katër (4) vite përvojë pune në vende udhëheqëse;
  3. Drejtori i Filharmonisë zgjedhet me mandat me kohëzgjatje tri (3) vjet;
  4. Personi i njëjtë mund të rizgjedhet;
  5. Kërkohet të posedojë aftësi të shkëlqyeshme komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  6. Të njohë mirë gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
  7. Të ketë aftësi të avancuara të njohjes së punëve me kompjuter;
  8. Të ketë aftësi për të kontribuar në grupe punuese;
  9. Vërtetimi që nuk është nën hetime.

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin: Ligji për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës , Ligji Nr. 02/L-59 për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës dhe Statuti i Filhamonisë së Kosovës.

Procedurat e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është mandat 3 vjeçar, me mundësi rizgjedhje.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 22.12.2020 deri me dt.22.01.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 23.01.2021 deri me datën 06.02.2021.

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e MKRS-se.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për informata shtesë kontaktoni në numrin 038211449 dhe 038 211921( apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/).

Shpallja e plote.