Drejtor/e i/e Përgjithshëm i SHSKUK

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Publikuar më
01/12/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 par. 1, 5, 6, 7, 8 nenit 68 par. 3, 4, 5, 7 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 64 të Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, në mbështetje të nenit 5, 10, 12 paragrafi 2 të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës, si dhe në mbështetje të Vendimit Nr. Prot. 2399 i datës 25.11.2020, Bordit Drejtues i SHSKUK-së shpallë:

KONKURS

  • Institucioni: Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)
  • Titulli i vendit të punës: Drejtor i Përgjithshëm
  • Kategoria e pozitës: Drejtuese
  • Kohëzgjatja e kontratës: Tri (3) vjet me mundësi vazhdimi në bazë të përformancës pozitive
  • Koeficienti i Pagës: 14.4 (1133 Euro)
  • Raporton: Bordit Drejtues të SHSKUK-së
  • Numri i Referencës: SHSKUK-DP-11/2020-02/1

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Udhëheq me punët operative dhe administrative të SHSKUK.
  • Është  përgjegjës për  aktivitetin  e gjithëmbarshëm shëndetësor, financiar dhe administrativ të njësive organizative të SHSKUK.
  • Është përgjegjës për performancën profesionale dhe afarizmin financier të SHSKUK. Mbikëqyrë zbatimin e përzgjedhjes së Drejtorëve të njësive përbërëse të SHSKUK, përfshirë pozitat e Drejtorëve të klinikave të QKUK, në bazë të konkursit publik, në pajtim me ligjin.
  • Raporte plotësuese mbt aktivitetin e SHSKUK sipas kërkesës së Bordit Drejtues dhe Ministrisë;
  • Informata të tjera me rëndësi, në pajtim me ligjin.
  • Udhëheq me punët operative dhe administrative të SHSKUK;
  • Koordinon aktivitetet e gjithëmbarshme shëndetësore, financiare dhe administrative të të gjitha njësive organizative të SHSKUK);
  • Monitoron performancën profesinale dhe të afarizmit financiar të SHSKUK; Është përgjegjës për sigurimin e transparencë ligjore të punës dhe veprimtarisë së SHSKUK;
  • Në funksion të sigurimit të transparencës optimale ligjore, Drejtori i Përgjithshëm përgatitë për Bordin Drejtues dhe Ministrin e Shëndetësisë, raporte të rregullta vjetore dhe raporte periodike tre (3) mujore me deklaratën përcjellëse financiare;
  • Përgatitë raporte të tjera analitike me rendësi, në pajtim me ligjin;
  • Ushtron veprimtarin e tij në bazë të ligjit për Shëndetësi, Statutit të SHSKUK dhe akteve të brendshme të institucionit;
  • Bën vlërsimin e performancës individuale të të gjithë drejtoreve të njësive organizative të SHSKUK përfshirë drejtorët e klinikave të QKUK
  • Siguron që njësitë organizative dhe administrative — funksionale të SHSKUK të jenë mirë të udhëhequra dhe që drejtoret e tyre ekzekutiv të kenë plane ambicioze dhe reale për ti realizuar;
  • Shqyrton planet zhvillimore dhe strategjitë e njësive organizative të SHSKUK dhe të Shërbimeve Profesionale si njësi administrative dhe funksionale të tij, si dhe jep rekomandimet përkatëse për zhvillimin e tyre;
  • Kërkon nga njësitë organizative të SHSKUK që të respektojnë kriteret e përcaktuara në mënyrë që të mos hyjnë në marrëdhënie kontraktuale me rrezik të panevojshëm financiar;
  • Siguron që udheheqesit e njesive organizative dhe administrative-funksionale të ushtrojnë veprimtarin dhe permbushin obligimet dhe detyrat e tyre ne pajtim me normat, standardet, strategjitë dhe politikat e nxjerra nga Ministria e Shendetësisë;
  • Siguron që në njesit organizative dhe administrative-funksionale të SHSKUK të ushtrohet pa pengesa veprimtaria edukative, arsimore dhe kerkimore-shkencore në pajtim me Ligjin për Shëndetësi;
  • Autorizon llojet, numrin, perberjen, menyren e përdorimit të vulave si dhe i jep autorizimin personave zyrtarë për përdorimin dhe ruajtjen e tyre në pajtim me Ligjin për Vula në Institucionet e Republikës së Kosovës;
  • Siguron që shërbimet profesionale si njësi funksionale dhe administrative të SHSKUK, të funksionojnë ne pajtim me rekomandimet, sugjerimet dhe planifikimet si dhe sugjeron ndermarrjen e masave te menjehershme ne rastin e mos respekimit të standardeve përkatëse klinike dhe profesionale;
  • Mbikqyr respektimin e normativave, standardeve si dhe protokolleve klinike profesionale dhe akademike-shkencore dhe merr masa për tejkalimin e pengesave në këtë proces;
  • Merr masa të menjëhershme për eleminimin e pengesave të shkaktura nga drejtorët ekzekutiv apo stafi tjetër menaxherial i institucioneve shëndetësor si njësi organizative të SHSKUK, në mënyrë që shërbimet profesional të jenë në gjendje që të integrojnë dhe të koordinojnë shërbimet shëndetësore të institucioneve të nivelit tretësor të kujdesit shëndetësor që janë pjesë përberëse e SHSKUK me njesitë e ndërlidhura organizative dhe administrative funksionale të SHSKUK të nivelit dytësor shendetësor në qendrat e tjera të vendit.
  • Merr masa te menjehershme qe ne perputhje me legjislacionin ne fuqi dhe politikat strategjike qe vijnë nga Qeveria, Ministria apo vendimet e Bordit Drejtues, t’ua mundesojë shërbimeve profesionale integrimin dhe koordinimin e shërbimet të tyre me institucionet shëndetësore te Kujdesit Parësor Shëndetesor që ofrojnë shërbime të nderlidhura;
  • Mbikqyr dhe siguron që të punësuarit në SHSKUK, t’i realizojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre nga marrëdhenia e punës nëpermjët vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale me institucionin përkatës shëndetësor, ne pajtim me Ligjin e Punës, Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Ligjin për Shëndetësi;
  • Përgatit për Bordin Drejtues, kriteret dhe standardet për detyrat e punës/përshkrimi i detyrave të punës për çdo të punësuar, kriteret dhe standartet për gradimet sipas pergaditjes profesionale (koeficienti bazë); kriteret, standartet dhe normativat për stafin profesional dhe jo profesinal i angazhuar ne shërbimet shëndetësore apo jo shëndetësore të institucionit, përfshirë shërbimin e kujdestarisë që duhet të sigurohet 24 orë për 7 ditë në javë,dhe kriteret e qarta dhe transparente për pagesat e kujdestarive, shtesave, punës gjatë natës dhe gjatë festave, punës më ndrrime dhe punës jashtë orarit në pajtim me ligjin.
  • Propozon ndërmarrjen e masave për ngritjen e konkurrencës së SHSKUK në tregun vendor dhe ndërkombëtar të shërbimeve shëndetësore;
  • Vlerëson modalitetet dhe propozimet për partneritet publiko — privat;
  • Propozon per Bordin drejtues Listën e shërbimeve dhe çmimoren e shërbimeve që ofrohen nga SHSKUK për Agjencionin e Financimit Shëndetësor në Ministri, në pajtim me ligjin;
  • Merr pjesë në përpilimin e listës së produkteve dhe pajisjeve medicinale që nevojiten për SHSKUK;
  • Bën analizën e afarizmit financiar dhe rekomandon për Bordin Drejtues mënyrën e ndarjes së fitimeve të realizuara në SHSKUK në funksion të përmirësimit të performancës së veprimtarive shëndetësore të njësiv organizatve dhe profesional të SHSKUK;
  • Rekomandon masat për rritjen sasiore dhe cilesore të cilësisë se shërbimeve shëndetësore dhe, qëndrueshmërinë e ofrimit të tyre;
  • Monitoron dhe këshillon njësitë organizative dhe administrative funksionale të SHSKUK që të respektojnë kriteret e përcaktuara në dokumentet strategjike dhe finaciare si dhe të aktet ligjore dhe nën- ligjore në fuqi;
  • Ne koordnim me Ekspertin/Drejtorin Finaciar të Bordit Drejtues, ndihmon në përgatitjen e raporteve financiare për Ministrin e Shëndetësisë si dhe raportet plotësuese sipas kërkesës, në pajtim me ligjin;
  • Kërkon raporte të rregullta periodike dhe specifike nga të gjitha njësitë organizative dhe administrative funksionale të SHSKUK;
  • Përcakton mekanizmat e menaxhimit te të gjitha njësitë organizative dhe administrative funksionale të SHSKUK, për të minimizuar rreziqet eventuale qe mund te pasojnë nga keq menaxhimi dhe sidomos rreziqet financiare;
  • Azhuron ndryshimet eventuale në rregulloret dhe aktet normative të SHSKUK në përputhje melegjislacionin ne fuqi;
  • Merr pjesë në propozimin e ndryshimit dhe plotësimit të Statutit të SHSKUK; Ne koordinim me njesitë organizative bën hartimin e rregulloreve të brendshme;
  • Mbikëqyrë menaxhimin efikas dhe racional të buxhetit të njësitë organizative dhe administrative funksionale të SHSKUK ne koordinim me drejtorin finaciar të Bordit Drejtues të SHSKUK;
  • Kryen detyra të tjera shtesë sipas kërkesës së Bordit Drejtues të SHSKUK.
  • Siguron udhüheqje efektive dhe elikase tri njüsitü organizative dhe administrative funksionale të SHSKUK;
  • Ofron alternativa, udhëzime dhe orientime strategjike per zhvillimin te njesitë organizative dhe administrative funksionale të SHSKUK;
  • Mbikqyrë funksionimin e strukturës menaxhuese te njesiteorganizative dhe administrative funksionale të SHSKUK dhe nü münyrë të qartë identifikon nivelet e pürgjegjüsisü dhe obligimeve institucionale;
  • Mbikqyre zhvillimin dhe sigurimin e te gjitha procedurave dhe politikave tü domosdoshme administrative pür menaxhimin efikas dhe efektiv nü njësitü organizative dhe administrative funksionale të SHSKUK;
  • Mbikqyre, mekanizmin e funksionimin të sistemin të rishikimit të brendshëm duke pürfshirü ankesat dhe çështjet legale tü bazuara në procedure ligjore, dhe monitoron zbatimin e rekomandimeve obligative si dhe mbikqyre zbatimin e veprimmeve pürmiriisucse;
  • Siguron procesin e revizionit efektiv nü institucion dhe revizione periodike nü mënyrü tü vazhdueshme, ndan rezultatet, zbaton dhe mbikëqyr veprimet pürmirüsuese;
  • Siguron pürgatitjen e planit vjetor të punes, diskutimin e tij dhe harmonizimin ni Bordin Drejtues të SHSKUK për çdo njiisi organizative veç e veç dhe nü pergjithësi pür SHSKUK; Siguron zh villimin, zbatimin dhe monitorimin e planit tü biznesit tri SHSKUK;
  • Siguron që SHSKUK ka pürgatitë strategjinë e shërbimin qü pasqyron objektivat e strategjisë së përgjithshme shëndetësore;
  • Siguron zhvillimin e imazhit pozitiv të brendshüm dhe tü jashtëm tü SHSKUK dhe ndürton raporte të mira me publikun dhe mediat;
  • Siguron transparencë të funksionimin tü SHSKUK, pürgatit, publikon dhe ndan me palüt e interesuara raportet vjetore tü punës sü institucionit nü pürputhje me korniziin ligjore nü fuqi; Krijon kushte optimale pür punü pür stafin e SHSKUK dhe zhvillon programe konkrete pür zhvillimin dhe avancimin profesional tü tyre;
  • Mban takime te rregullta dhe periodike me drejtoret e njüsitë organizative dhe administrative funksionale.
  • Kryen punë tü tjera sipas Ligjit dhe akteve të brendshme te SHSKUK-së.

Kualifikimi (shkollimi) dhe dokumentet e kërkuara:

  • Magjistër i shkencave në Mjekësi, Ekonomi apo Juridik;
  • Përvojë profesionale dhjetë (10) vite në kuadër të sektorit shëndetësor, prej të cilave pesë (5) vite në menaxhimin e nivelit drejtues të institucioneve të nivelit dytësor apo tretësor të kujdesit shëndetësor, ose organizatave me aktivitet të ve§antë në fushën e menaxhmentit shëndetësor;
  • Preferohen trajnime në lëmin e shëndetësisë publike, menaxhmentit në shëndetësi, politikës dhe ekonomisë shëndetësore.
  • Njohjuri e legjislacionit përkatës në lëmin e buxhetit e financave si dhe legjislacionit ekzistues në shëndetësi;
  • Shkathtësi në përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike financiare të SHSKUK-së;
  • Njohja e mirë e sistemit shëndetësor dhe organizimit të punës së institucioneve në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor;
  • Njohja e mirë e fushës së menaxhimit të financave publike;
  • Aftësi të mira të komunikimit efektiv, ofrimit të opsioneve dhe të negocimit;
  • Njohja e programeve kompjuterike: Ëord dhe Excel;
  • Njohja e gjuhës angleze është e dëshirushme,
  • Certifikatë që nuk jeni i dënuar ose nën hetime lëshuar nga gjykata kompetente - (origjinal)
  • Letëmjoftim — (kopje)
  • Mund të sillni edhe dëshmi tjera të aftësimit profesional, rekomandime specifike

--

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nëpërmjet një testimi me shkrim dhe një interviste me gojë

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat të kërkuar me konkurs si dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive për këtë pozitë.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar sipas këtij konkursi.

Data e mbylljes së konkursit: 15 dite nga data e publikimit ne web faqe dhe ne tabelen e shpalljeve publike te SHSKUK.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Sektorin e Burimeve Njerëzore në Administratën Qendrore në SHSKUK.

Në aplikacion duhet të cekët qartë institucioni, titulli i vendit të punës dhe numri i referencës për të cilin aplikoni. Të gjitha dokumentet dhe dëshmitë profesionale t'i bashkëngjiten aplikacionit.

Shpallja e plote.

 

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Listime të ngjashme