
Përshkrimi
Bazuar në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Ligjin për Institucionet e Kulturës, Nr. 02/L-57, Ligjin për Teatrot, Nr. 04/L – 106, Neni 10, Pika 1.7 dhe Neni 13 Pika 1, 2, 4, 5 dhe 7 si dhe Statutit të teatrit Neni 11. Pika 1.2, Komuna e Podujevës shpall:
KONKURS PUBLIK
- Institucioni: Komuna e Podujevës
- Titulli i punës: Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit “Avdush Hasani”
- Kategoria funksionale: Koeficienti: 9
- Detyrat dhe përgjegjësitë: Është përgjegjës për organizimin dhe përcjelljen e funksionimit të përgjithshëm të Teatrit “Avdush Hasani”
- Kohëzgjatja e mandatit: 4 vite
Detyrat kryesore:
- Bën menaxhimin financiar, administrativ, teknik dhe promovues të Teatrit;
- Zbaton vendimet e Këshillit Drejtues të Teatrit;
- Propozon organizimin e brendshëm të Teatrit tek Këshilli Drejtues;
- Përfaqëson Teatrin brenda dhe jashtë vendit;
- Propozon buxhetin vjetor para Këshillit Drejtues;
- Kërkon, aplikon dhe negocion për marrjen e donacioneve;
- Mbikëqyrë të hyrat dhe shpenzimet buxhetore si dhe të donacioneve;
- Negocion dhe nënshkruan kontratat dhe marrëveshjet me artistë të pavarur dhe me palë tjera;
- Menaxhon mirëmbajtjen dhe sigurimin e ndërtesës së Teatrit;
- Menaxhon bashkëpunimin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
- Për punën e tij i përgjigjet dhe i raporton Këshillit Drejtues;
- Kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj dhe statut
Shkathtësitë kyçe, njohuritë, aftësitë:
- Aftësi menaxhuese dhe organizative për arritjen e rezultateve në punë;
- Afinitete kreative në hartimin e raporteve dhe të komunikimit me shkrim dhe me gojë;
- I/E aftë për të krijuar raporte pune dhe ndër personale të shkëlqyeshme;
- Të ketë vetiniciativë të theksuar dhe i/e gatshëm të merr përgjegjësi dhe të shfrytëzojë iniciativën e tij/saj;
- Të ketë shkathtësi të vetorganizimit, dhe që të kryej punë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
- Afinitete komunikuese dhe gatishmëri për të punuar me të gjithë
- I gatshëm/e në përmbushjen e punëve të vështira, punëve plotësuese dhe të afatizuara individuale dhe grupore
Kualifikimet dhe përvoja:
- Diplomë universiteti nga fusha e Teatrit ose nga lëmitë tjera të përafërta të kulturës;
- Tre (3) vjet përvojë pune në pozitë udhëheqëse/ menaxheriale;
- Njohja e gjuhëve zyrtare të Kosovës e domosdoshme;
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
Dokumentet e nevojshme që kërkohen:
- Certifikatën e lindjes
- Kopjen e letërnjoftimit
- Diplomen e shkollimit të kryer të nivelit përkatës (fotokopje e vërtetuar)
- Dëshmitë për përvojë pune
- Dëshminë se nuk jeni nën hetime
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (për arsye të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve kërkohet në fund të procedurës së rekrutimit vetëm nga kandidati më i suksesshëm)
- Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT
Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks- gov.net është prej dt. 11.11.2020 deri me dt.10.12.2020, ndërsa data e aplikimit është nga data 11.12.2020 deri me datën 25.12.2020. Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqe zyrtare të Komunës.
Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës.
Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë.
Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Zyrën e Personelit, në këtë numër të telefonit 038/ 570 – 732 / lok.126.