Drejtor/e i/e Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
Publikuar
08/04/2022
Skadon
10/05/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbështetur në nenin 3 të Ligjit Nr. 03/L-222 për  Administratën Tatimore dhe Procedurat, Ligjin Nr. 04/L-102 për plotësimin e Ligjit për  Administratën Tatimore dhe Procedurat, Ligjin nr. 04/L-223 për plotësimin dhe ndryshimin e  Ligjit nr. 03/-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i ndryshuar dhe plotësuar me  Ligjin nr. 04/-102, me qëllim të emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore,  shpall: 

KONKURS

Titulli i pozitës: Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës
Numri i referencës: 01/2022/ATK/MFPT
Grada e Vendimit të Punës: Nivel i lartë drejtues
Vendndodhja e pozitës: Prishtinë 

Përmbledhje e përgjithshme: 

Administrata Tatimore e Kosovës është institucioni i vetëm kompetent që ushtron funksionet  tatimore në Republikën e Kosovës, sipas legjislacionit tatimor në fuqi. Administrata Tatimore e  Kosovës, udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm, detyrat dhe përgjegjësitë e të cilit janë paraparë  me nenin 3 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat. Pasi që kjo  pozitë aktualisht është vakante, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, shpall konkursin  për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës. 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Menaxhon Administratën Tatimore të Kosovës, përcakton objektivat e saj në pajtim me  objektivat strategjike të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, dhe harton  plane të detajuara vjetore të punës, për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Menaxhon mbledhjen e të gjitha tatimeve të vendosura sipas legjislacionit të zbatueshëm  në Kosovë, i cili e autorizon ATK-në të administrojë tatimin e tillë;
  • Siguron zbatim të njëtrajtshëm të rregulloreve tatimore në Kosovë;
  • Ushtron kompetencat e përcaktuara në Ligjin për Administratën Tatimore dhe  Procedurat dhe në legjislacionin në fuqi në lëmin tatimor;
  • Menaxhon me burimet njerëzore dhe financiare të ATK-së dhe organizon punën përmes  ndarjes së detyrave te varësit e tij;
  • Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
  • Bën vlerësim të rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrah zhvillimin e tyre  përmes trajnimeve, për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e  kërkuara;
  • I raporton Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve;
  • Ushtron autorizimet dhe detyrat e tjera të deleguara nga Ministri i Financave, Punës  dhe Transfereve, të cilat janë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kohëzgjatja e punës: 

  • Mandati i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore është katër (4) vjeçar.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë: 

  • Të jetë shtetas i Kosovës;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me  dashje;
  • Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga pozita e zyrtarit publik;
  • Të ketë diplomë universitare në fushën e ekonomisë, financave, atë juridike, ose fusha të  ngjashme (p.sh. administratë publike dhe menaxhment), me të paktën 240 kredi /ECTS  apo ekuivalente me to);
  • Tetë vite (8) përvojë pune profesionale, përfshirë së paku (5) vite në pozita drejtuese;
  • Të ketë njohuri dhe përvojë në fushën e tatimeve;
  • Të ketë shkathtësi të larta në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe  planifikim;
  • Të ketë njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga  vartësit;
  • Të ketë integritet të lartë moral, aftësi të larta komunikimi dhe vendimmarrëse;
  • Të ketë qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e  problemeve të ATK-së;
  • Të ketë aftësi të mira për të përcaktuar prioritetin e detyrave të rëndësishme dhe aftësi  për të punuar nën presion;
  • Të ketë aftësi për të krijuar marrëdhënie pune të shkëlqyeshme ndërpersonale dhe për të  menaxhuar të tjerët;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike;
  • Njohja e gjuhës angleze, është e preferueshme.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT, LIDHUR ME PROCEDURAT E  KONKURRIMIT

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të  gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.  

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve siguron që procedurat e përzgjedhjes të jenë të  hapura, duke ofruar konkurrencë jodiskriminuese, objektive dhe transparente, bazuar në një  grup kualifikimesh dhe aftësish të përcaktuara më parë. 

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim proporcional në organet e sektorit  publik, sipas legjislacionit në fuqi. 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse, si në vijim: 

  • Formulari për aplikim i plotësuar dhe nënshkruar nga aplikanti (Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni në faqen e internetit të Ministrisë së Financave, Punës dhe  Transfereve: https://mf.rks-gov.net/)
  • Kopja e pasaportës ose letërnjoftimit të vlefshëm;
  • Biografia (CV);
  • Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit  duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i/ Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasojë e  diplomës bachelor dhe master, fusha e diplomës master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim)  i diplomës bachelor);
  • Dëshmia e përvojës së punës në postet menaxheriale
    (Dëshmimi i përvojës së punës bëhet nëpërmjet: 1. Kontratave apo vërtetimeve të punës të  lëshuara nga punëdhënësit mbi marrëdhënien e punës; dhe 2. Pasqyra e kontributeve  pensionale. Kriteri nr. 2 nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të  Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të  detyruar të paguajnë në këtë institucion / Përvoja e punës profesionale llogaritet vetëm përvoja  e krijuar pas përfundimit të studimeve themelore);
  • Letra motivuese e cila shpjegon se si ndërlidhet përvoja e punës të kandidatit me  pozitën që ka aplikuar (Letrat motivuese që janë shabllone të përgjithshme dhe që nuk  përmbajnë ndërlidhjen e përvojës së punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar, nuk do të  merren parasysh);
  • Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është nën hetime dhe certifikata që  dëshmon se aplikuesi nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen  e një vepre penale (Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është nën hetime merret nga  Policia e Kosovës apo nga gjykata kompetente, ndërsa certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk  është dënuar me vendim formës së prerë për kryerjen e një vepre penale merret nga gjykata  kompetente. Certifikatat duhet të jenë jo më e vjetër se sa data e publikimit të konkursit);
  • Dy letra referuese (preferohet nga punëdhënësit/mbikëqyrësit paraprakë dhe/ose aktualë);  dhe
  • Deklaratë nën betim (deklarata që nënshkruhet nga kandidati ku konfirmohet që kandidati, sipas gjykimit të tij/saj, i plotëson të gjitha kriteret e këtij konkursi). 

Dokumentacioni dorëzohet në mënyrë elektronike (i skenuar) në Divizionin e Burimeve  Njerëzore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në adresat elektronike: orhan.devaja@rks-gov.net; dhe kaltrina.dauti@rks-gov.net

Me qëllim që të mos s’kualifikohen aplikantët për shkak të mungesës së dokumentacionit,  Divizioni i Burimeve Njerëzore ka të drejtën e kontrollit paraprak të aplikacioneve, para  dorëzimit të tyre. Në rast të idenitifikimit të ndonjë mungese në aplikacion, Divizioni për  Burime Njerëzore i rekomandon aplikantit plotësimin e dokumentacionit, që mund të bëhet deri në ditën e Skadimit të Konkursit . 

Dokumentacioni i pakompletuar rezulton me s‘kualifikim të kandidatit. 

Afati i konkurrimit nga data 08.04.2022 deri më datë 10.05.2022, deri në orën 23:59.

Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit.  

Dokumentacioni i dërguar pas datës së fundit të konkurrimit, nuk do të pranohen.  Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrin: 038 200 34 155. 

Ky proces rekrutimi mund të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita  të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat dhe rezultatet e kandidatëve që konsiderohen si të  emërueshëm nga Partnerët Zbatues do të publikohen në uebfaqen e projektit. Me rastin e aplikimit për  këtë pozitë, do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikimin në fjalë. Gjithashtu, do të  konsiderohet që pëlqimi është dhënë edhe për partnerët zbatues që të kenë qasje nga distanca dhe në  mënyrë të përkohshme dhe të sigurt të ruajnë informatat rreth vlerësimit të aplikacioneve dhe  performancës së tyre. Informatat e tilla do të fshihen në mënyrë permanente pasi të përfundojë vlerësimi.