Drejtor/e i/e Njësisë për Inteligjencë Financiare

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve
Publikuar më
07/10/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, në përputhje me nenin 12 të Ligjit Nr. 05/L- 096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, dhe në mbështetje të autorizimeve të dhëna nga Bordi Mbikëqyrës i Njësisë për Inteligjencë Financiare në mbledhjen e mbajtur me datë 09.08.2021, me qëllim të emërimit të Drejtorit të Njësisë për Inteligjencë Financiare e Republikës së Kosovës, shpallë:

K O N K U R S 

Titulli i pozitës: Drejtor i Njësisë për Inteligjencë Financiare e Republikës së Kosovës

Nr. Referencës: 01/2021/NJIF/MFPT
Grada e Vendimit të Punës: Nivel i lartë drejtues
Vendndodhja e pozitës: Prishtinë

Përmbledhje e përgjithshme:

Njësia për Inteligjencë Financiare e Republikës së Kosovës është institucion i pavarur kombëtar në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, përgjegjëse për kërkimin, marrjen, analizimin dhe shpërndarjen e informatave tek autoritetet kompetente lidhur me aktivitetet e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, në kuptim të nenit 4 të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Njësisë për Inteligjencë Financiare e Republikës së Kosovës listohen në nenin 10 dhe 11 të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Në përputhje me nenin 12 të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve bën përzgjedhjen e kandidatëve të rekomanduar për Drejtor të Njësisë për Inteligjencë Financiare, të cilin/cilën më pas e emëron Bordi Mbikëqyrës i Njësisë për Inteligjencë Financiare e Kosovës përmes votimit.

Përshkrimi i punës:

  • Siguron zbatimin e dispozitave të legjislacionit të NjIF-K;
  • Menaxhon të gjitha aspektet e kërkimit, marrjes, analizimit dhe shpërndarjes së informatave tek autoritetet kompetente lidhur me aktivitetet e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit;
  • Merr vendime dhe menaxhon aktivitetet administrative, ekzekutive dhe rregullatore të NjIF-K;
  • Siguron menaxhimin efikas dhe avancimin e NjIF-K sipas praktikave më të mira të pranuara ndërkombëtarisht dhe legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës;
  • Ushtron kompetencat e veta në përputhje me nenin 10 dhe 11 të Ligjit Nr. 05/L- 096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit;
  • I raporton Bordit Mbikëqyrës të Njësisë për Inteligjencë Financiare; dhe
  • Ushtron detyra të tjera të parapara me ligjin në fuqi në Republikën e Kosovës.

Kohëzgjatja e punës: 

  • Mandat tre (3) vjeçar, i cili mund të vazhdohet edhe njëherë nga Bordi Mbikëqyrës i NjIF-K.

Përshkrim i kualifikimeve, përvojës dhe aftësive të kërkuara:

  • Të jetë shtetas i Kosovës;
  • Të ketë diplomë universitare në fushën e ekonomisë, financave ose drejtësisë;
  • Të ketë të paktën shtatë (7) vjet përvojë pune menaxheriale;
  • Të mos ketë pasur post politik në Qeverinë e Kosovës, Kuvendin e Kosovës, organe komunale, parti politike ose sindikata;
  • Të jetë i paanshëm, i ndershëm dhe i denjë për kryerjen e funksionit;
  • Të mos ketë interes direkt ose indirekt në një subjekt raportues;
  • Të ketë njohuri për funksionet e përgjithshme të Njësisë për Inteligjencë Financiare të Kosovës;
  • Të ketë njohuri të mira për trendet, praktikat dhe legjislacionin për parandalimin e pastrimit të parasë dhe luftimin e financimit të terrorizmit, dhe dokumenteve tjera përkatëse për zhvillim të aktiviteteve për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit në linjë me praktikat e pranuara ndërkombëtarisht;
  • Shkathtësi për të punuar në një ambient të orientuar në rezultate;
  • Integritet të lartë moral, aftësi të larta komunikimi dhe vendimmarrëse;
  • Njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike; dhe
  • Njohja e gjuhës angleze e preferueshme.

Procedura e aplikimit:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Gjinia më pak e përfaqësuar inkurajohet të aplikoj për pozita të nivelit të lartë drejtues në pajtim me ligjin.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve siguron që procedura e përzgjedhjes është e hapur, jo-diskriminuese, objektive dhe transparente, si dhe bazohet në konkurrencë, duke u mbështetur në kualifikimet dhe aftësitë e përcaktuara me ligj dhe këtë konkurs.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e sektorit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi bëhet duke i dorëzuar dokumentet përcjellëse si në vijim:

  • Formulari për aplikim i plotësuar dhe nënshkruar nga aplikanti;
  • Kopja e pasaportës ose letërnjoftimit valid;
  • CV;
  • Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI);
  • Dëshmia e përvojës së punës në postet menaxheriale, (dëshmimi i përvojës së punës bëhet nëpërmjet: 1. Kontratave apo vërtetimeve të punës të lëshuar nga punëdhënësit mbi marrëdhënien e punës dhe Pasqyra e kontributeve pensionale. Ky kriter i fundit nuk kërkohet për përvojat punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
  • Letra motivuese e cila shpjegon se si ndërlidhet përvoja e punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar;
  • Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është nën hetime (certifikata e marrë nga Policia e Kosovës apo nga gjykata kompetente, jo më e vjetër se sa data e publikimit të konkursit);
  • Dy letra referuese (preferohet nga punëdhënësit/mbikëqyrësit paraprakë dhe/ose aktual); dhe
  • Deklaratë nën betim (deklarata që nënshkruhet nga kandidati ku konfirmohet që kandidati nuk ka pasur post politik në Qeverinë e Kosovës, Kuvendin e Kosovës, organe komunale, parti politike ose sindikata, nuk ka interes direkt ose indirekt në një subjekt raportues si dhe, sipas gjykimit të tij/saj, i plotëson të gjitha kriteret e këtij konkursi).

Formularin zyrtar për aplikim mund ta gjeni në ueb faqen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve: https://mf.rks-gov.net/ Dokumentacioni dorëzohet në Divizionin e Burimeve Njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, Sheshi “Nëna Terezë” kati i XII, zyra nr. 1207.

Me qëllim të mos diskualifikimit të aplikantëve për shkak të mungesës së dokumentacionit që aplikantët mund të kenë, Divizioni i Burimeve Njerëzore ka të drejtën e kontrollit paraprak të aplikacioneve para dorëzimit të tyre. Në rast të idenitifikimit të ndonjë mungese në aplikacion, Divizioni për Burime Njerëzore i rekomandon aplikantit plotësimin e dokumentacionit. Plotësimi i dokumentacionit mund të bëhet vetëm gjatë njëzet e tetë (28) ditëve të para prej momentit kur ka filluar afati i aplikimit.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve rezervon të drejtën që të konfirmoj informatat e pranuara nga kandidatët me institucionet relevante, duke përfshirë por duke mos u kufizuar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Dokumentacioni i pa kompletuar rezulton me diskualifikim të kandidatit.

Afati i aplikimit fillon nga data 07/10/2021 deri më datë 05/11/2021, deri në orën 16:00. Konkursi mbyllet pas tridhjetë (30) ditësh kalendarike nga data e publikimit.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen, përveç nëse janë dërguar nëpërmjet postës në datën e fundit të shpallje së këtij konkursi.

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrin: 038 200 34 155.

Ky proces rekrutimi mund të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat dhe rezultatet e kandidatëve që konsiderohen si të emërueshëm nga Partnerët Zbatues do të publikohen në uebfaqen e projektit. Me rastin e aplikimit për këtë pozitë, do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikimin në fjalë. Gjithashtu do të konsiderohet që pëlqimi është dhënë edhe për partnerët zbatues që të kenë qasje nga distanca dhe në mënyrë të përkohshme dhe të sigurt të ruajnë informatat rreth vlerësimit të aplikacioneve dhe performancës së tyre. Informatat e tilla do të fshihen në mënyrë permanente pasi të përfundojë vlerësimi.

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme