Drejtor/e i/e Baletit Kombëtar të Kosovës

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
25/11/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

RN00007791
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 26/10/2021
Afati për aplikim: 25/11/2021 - 09/12/2021

Bazuar në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës , Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës, Ligjin Nr. 02/L-59 për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës, Statutin e Balelit Kombëtar te Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall:

KONKURS

Titulli i punës: Drejtor
Institucioni: Baleti Kombëtar i Kosovës
Kategoria funksionale / Koeficienti: 10
Numri i referencës: RN00007791
Kodi: RPC0001602
I përgjigjet: Këshillit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Këshillit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, përmbushë detyrat e poshtëshënuara:

  1. Udhëheq punën e Baletit Kombetar te Kosoves;
  2. Përfaqëson dhe përgjigjet për veprimtarinë financiare si dhe ligjshmërinë dhe afarizmin e Baletit Kombetar te Kosovës;
  3. Miraton programin vjetor të punës me pëlqimin paraprak të Këshillit Drejtues;
  4. Zbaton vendimet e Këshillit Drejtues;
  5. Propozon dhe nxjerr aktin për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës dhe aktin për shpërndarjen e pagave, të cilin e miraton Këshilli Drejtues;
  6. Merr vendime në lidhje me marrëdhënien e punës së punëtorëve në pajtim me ligjin;
  7. Në rast të moszgjidhjes së Udhëheqësit Artistik, me propozim të Këshillit Artistik, mund të emërojë ushtruesin e detyrës së Udhëheqësit Artistik, me afat deri në (6) muaj;
  8. Ka të drejtë dhe detyrë të merr pjesë në punën e Këshillit Drejtues dhe komisioneve e trupave të tjera, pa të drejtë vote;
  9. Mbikëqyr punën dhe aktivitetet artistike të trupave artistike dhe këshillëdhënëse (të përhershme dhe të përkohshme), në pajtim me Ligjin për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës Nr .02/ L-59;
  10. Kryen edhe punë të tjera lidhur me ecurinë e punëve të Baletit Kombetar te Kosoves, në pajtim me ligjin e lartcekur dhe me akte të tjera nënligjore.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë:

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për Iargim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij Iigji.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Drejtor i Baletit Kombetar te Kosoves, zgjedhet personi me përgatitje profesionale universitare në fushën e artit dhe të kulturës.
  2. Duhet të ketë shtate (7) vite përvojë pune, duke përfshirë kater (4) vite përvojë pune në vende udhëheqëse;
  3. Ka njohur te mjaftueshme per veprimtarinë e institucionit;
  4. Ka aftësi/ shkathtësi organizative dhe menaxheriale te punës;
  5. Drejtori i Baletit Kombetar zgjedhet me mandat me kohëzgjatje tri (3) vite;
  6. Personi i njëjtë mund të rizgjedhet;
  7. Kërkohet të posedojë aftësi të shkëlqyeshme komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  8. Të njohë mirë gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
  9. Të ketë aftësi të avancuara të njohjes së punëve me kompjuter;
  10. Të ketë aftësi për të kontribuar në grupe punuese;
  11. Vërtetimin qe nuk është nen hetime.

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin: Ligji për Zyrtarët Publik, NT.06/L-114, Ligji për Institucionet e Kulturës, Ligji Nr. 02/L-59 për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës, Statutin e Baletii Kombëtar te Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 26.10.2021 deri me dt.24.11.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 25.11.2021 deri me datën 09.12.2021. Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e MKRS-se. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi "Nëna Terezë" Nr. 44. Për informata shtesë kontaktoni në numril 038211449 dhe 038 211921 ( apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/').

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Ekspert/e profesional/e (7)   Prishtinë e re
01/12/2021
Praktikantë me pagesë (5)   Kosovë e re
01/12/2021
30/11/2021