Drejtor/e Baleti Kombëtar i Kosovës

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
27/12/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës , Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës, Ligjin Nr. 02/L-59 për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës, Statutin e Baletit Kombëtar te Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall:

KONKURS 

Titulli i punës: Drejtor
Institucioni: Baleti Kombëtar i Kosovës
Kategoria funksionale / Koeficienti: 10
Numri i referencës: 09/2020
I përgjigjet: Këshillit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Këshillit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, përmbushë detyrat e poshtëshënuara:

  1. Udhëheq punën e Baletit Kombetar te Kosoves;
  2. Përfaqëson dhe përgjigjet për veprimtarinë financiare si dhe ligjshmërinë dhe afarizmin e Baletit Kombetar te Kosovës;
  3. Miraton programin vjetor të punës me pëlqimin paraprak të Këshillit Drejtues;
  4. Zbaton vendimet e Këshillit Drejtues;
  5. Propozon dhe nxjerr aktin për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës dhe aktin për shpërndarjen e pagave, të cilin e miraton Këshilli Drejtues;
  6. Merr vendime në lidhje me marrëdhënien e punës së punëtorëve në pajtim me ligjin;
  7. Në rast të moszgjidhjes së Udhëheqësit Artistik, me propozim të Këshillit Artistik, mund të emërojë ushtruesin e detyrës së Udhëheqësit Artistik, me afat deri në (6) muaj;
  8. Ka të drejtë dhe detyrë të merr pjesë në punën e Këshillit Drejtues dhe komisioneve e trupave të tjera, pa të drejtë vote;
  9. Mbikëqyr punën dhe aktivitetet artistike të trupave artistike dhe këshillëdhënëse (të përhershme dhe të përkohshme), në pajtim me Ligjin për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës Nr.02/ L-59;
  10. Kryen edhe punë të tjera lidhur me ecurinë e punëve të Baletit Kombetar te Kosoves, në pajtim me ligjin e lartcekur dhe me akte të tjera nënligjore.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë

  1. Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë:
    • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
    • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
    • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
    • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
    • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
    • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Drejtor i Baletit Kombëtar te Kosovës, zgjedhet personi me përgatitje profesionale universitare në fushën e artit dhe të kulturës.
  2. Duhet të ketë shtate (7) vite përvojë pune profesionale ne fushën e
  3. Ka njohur te mjaftueshme për veprimtarinë e institucionit;
  4. Ka aftësi/shkathtësi organizative dhe menaxheriale te punës;
  5. Drejtori i Baletit Kombëtar zgjedhet me mandat me kohëzgjatje tri (3) vite;
  6. Personi i njëjtë mund të rizgjedhet;
  7. Kërkohet të posedojë aftësi të shkëlqyeshme komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  8. Të njohë mirë gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
  9. Të ketë aftësi të avancuara të njohjes së punëve me kompjuter;
  10. Të ketë aftësi për të kontribuar në grupe punuese;
  11. Vërtetimin qe nuk është nen hetime.

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin: Ligji për Zyrtarët Publik, Nr.06/L-114, Ligji për Institucionet e Kulturës, Ligji Nr. 02/L-59 për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës, Statutin e Baletit Kombëtar te Kosovës.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 26.11.2020 deri me dt.26.12.2020, ndërsa data e aplikimit është nga data 27.12.2020 deri me datën 10.01.2021.

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e MKRS-se.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për informata shtesë kontaktoni në numrin 038211449 dhe 038 211921( apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/).

⇒ Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Zyrtar/e ligjor/e   Prishtinë e re
26/01/2021
Statisticient/e i/e ri/e (SSM)   Prishtinë e re
25/01/2021
Statisticient/e i/e ri/e (SSLF)   Prishtinë e re
25/01/2021